Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Vjedhje spektakolare/ Ja kush janë 10 gratë që “bënë histori”, duke zhvatur xhepat e shqiptarëve
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

Vjedhje spektakolare/ Ja kush janë 10 gratë që “bënë histori”, duke zhvatur xhepat e shqiptarëve

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:59
Tirana Press
Share
SHARE

Rozeta Dobi – Alda Klosi (Kush vodhi kë?)

Rozeta Dobi, një sanitare (mendohet në bashkëpunim me të birin), vodhi Alda Klosin, ish-shefen e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, në banesën e saj me qira. 49-vjeçarja dhe djali i saj ndodhen pas hekurave nën akuzën se kanë vjedhur 120 mijë euro, para dhe bizhuteri në banesën e ish-shefes së kabinitetit. Në banesën e tyre u sekuestuan edhe mbi 400,000 euro të zbuluara në tubin e aspirimit, para që tashmë mbeten pa pronarë. Gjithë çështja është një dilemë e madhe: Ku i gjetën nënë e bir kaq shumë para? A i përkasin apo jo Alda Klosit? Nëse po, si i justifikon një ish-punonjëse e shtetit kaq shumë para? Nëse jo, a bëhet fjalë për zyrtarë të tjerë? Hetimet vazhdojnë.

Maksude Kadena

Në fillim të viteve ’90, saktësisht më 1993, Maksude Kadena tërhoqi rreth vetes një numër të madh shqiptarësh, të cilët dëshironin të vendosnin paratë e tyre në një skemë piramidale, me shpresën për të marrë më shumë. Maksudja, e njohur edhe si Sudja, një grua e komunitetit rom, tërhoqi shumë klientë duke përdorur një sferë në dukje prej kristali si një orakull duke pretenduar se parashikonte fitimet e investitorëve të huaj.

Sudja, që më parë kishte punuar si rrobalarëse dhe punonjëse në një fabrikë këpucësh, ia doli t’i bindte klientët e saj. Sipas dokumenteve të siguruara nga Shqiptarja.com në 2018-n, rezultoi se pasuria e subjektit “Sude” përmblidhej në vetëm 5,531,606 lekë, ndërkohë që detyrimet ndaj personave të tretë shkonin më shumë se 39.2 miliardë lekë sipas kursit aktual të këmbimit valutor.

Në vitin 1996, Sudja ishte e para firmë piramidale që falimentoi duke shkaktuar efektin domino te të gjitha firmat e tjera, gjë që nxiti konflikte të ashpra civile. Kur u arrestua, Sudja u gjet duke ngrënë bukë me gjizë në një apartament të shkatërruar dhe në 2001-shin u dënua me pesë vite heqje lirie.

Shemsie Kadria

Gjatë viteve 1995-1997, Shemsie Kadria, ish-presidentja e firmës piramidale “Gjallica”, mashtroi rreth 70,000 kreditorë, të cilëve u mori para me fajde. “Gjallica” vepronte në qytetin e Vlorës dhe falimentoi në shkurt të 1997-s, gjë që nxiti protestat e dhunshme në Vlorë që u shndërruan më pas në rebelim kundër qeverisë. Në janar të 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 17 vite burg ish-presidenten e “Gjallicës”, ndërsa në 2007-n u la e lirë falë amnistisë së presidentit të asaj kohe, Alfred Moisiu.

Në mars të 2013-s, Shemsie Kadria u shpall sërish në kërkim sepse akuzohej nga Prokuroria se kishte zhvilluar një tjetër aktivitet duke mashtruar me shuma të mëdha parash. Ajo u denoncua nga tre qytetarë të ndryshëm, që thanë se u ka marrë nga 30,000 – 60,000 euro për prenotime apartamentesh, të cilat më pas nuk ua ka dhënë. Një vit më vonë, u shpall e pafajshme.

Violeta Petro

64-vjeçarja Violeta Petro u arrestua në gusht të vitit 2019 me akuzën e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve. Petro mashtronte biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga UNICEF. Ajo paraqitej si përfaqësuese e UNICEF dhe pasi i mashtronte, u merrte fonde për përfitime personale. 64-vjeçarja u ofronte bizneseve që të bëheshin pjesë e projekteve, kryesisht që lidheshin me kopshte, çerdhe dhe azile për pleqtë, por fillimisht duhet të paguanin 1% të vlerës së projektit. Nga kallëzimet në polici, u vërtetuan dy raste mashtrimi me vlerë 60,000 dhe 32,000 dollarë. Më pas, numri i denoncimeve shkoi në 9.

Luli dhe Adelia Makashi

Përmes një agjencie punësimi me emrin Ande-Lm, Luli dhe Adelia Makashi mashtruan 225 shtetas shqiptarë, me pretendimin se do t’i dërgonin në Kanada me viza pune ose studimi. Sipas dokumenteve të siguruara nga Prokuroria, nënë e bijë kërkonin nga 2,000 deri në 10,000 dollarë për person në mënyrë që të bënin të mundur dërgimin në Kanada. Ato u arrestuan në 2016-n. Pak para arrestimit, për të fshehur gjurmët, e shitën kompaninë te dikush tjetër.

Si funksiononte skema e mashtrimit? Luli Makashi, administratore e kompanisë Ande-Lm, dhe Adelia si koordinatore, hiqeshin sikur ofronin shërbime ndërmjetësimi punësimi. Gjatë prezantimit të punës së tyre, përpara aplikantëve paraqiteshin njerëz që hiqeshin si përfaqësues kanadezë.

Olesia Duka

Stomatologia Olesia Duka, ish-bashkëshortja e Bojken Lakos, mashtronte qytetarët duke premtuar se do t’ua kthente paratë e marra borxh me një përqindje më të lartë, pasi biznesi i saj, një klinikë dentare, gjeneronte sasi të mëdha parash. Për dy vite, nga 2015-a deri në 2017-n, ajo arriti t’u marrë njerëzve që mashtronte një shumë financiare që u përllogarit nga prokuroria në totalin e 3,033,532 euro. Në shtator të 2019-s, Duka u dënua me 6 vjet dhe 8 muaj burg.

Amarilda Leka

Në 2019-n, Amarilda Leka, 33 vjeç, u arrestua nga policia pasi i kishte marrë 50,000 euro të afërmit të një të dënuari për vrasje. Leka shtirej si juriste dhe përpiqej t’u zhvaste para të arrestuarve, duke u premtuar se do të ndërhynte te gjyqtarët për t’i liruar. Kjo ishte hera e dytë që 33-vjeçarja arrestohet. Sipas Dosja.al, Leka u arrestua në vitin 2015 pas denoncimeve të shumta ndaj saj dhe u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.

Natasha Kaciqi

Në gusht të 2017-s, Natasha Kaciqi u arrestua nga policia së bashku me personin që bashkëjetonte, si bashkëpunëtorë për zhvatje parash. Kaciqi arriti t’i merrte një biznesmeni italian mbi të 50-at 33,000 euro duke i thënë se do të blinte një shtëpi në Shqipëri, ku do të jetonin bashkë. “Corriere del Veneto” shkroi asokohe se Natasha s’e bleu kurrë “shtëpinë e ëndrrave” për të cilën thuhej se biznesmeni kishte krijuar shumë iluzione. Ajo u nda prej tij dhe shkoi të jetonte me një burrë tjetër në Treviso.

Megjithatë nuk e ndërpreu komunikimin me italianin; Natasha e kërcënonte vazhdimisht se do t’i tregonte bashkëshortes së tij, nëse ai nuk i jepte para. Duke mos ditur ç’të bënte, biznesmeni kontaktoi me karabinierët, të cilët e këshilluan t’i mbante lojën dhe të linin një takim, kinse për t’i dhënë paratë.

Enertila Beqja

Enertila Beqja pretendonte se ishte aktorja venezueliane Elizabeth Gutierrez. Historia e saj me drejtorin e postës në Manzë, Durrës, ishte një ndër më të përfolurat në 2017-n. Barush Ahmeti deklaroi në polici se dëshironte të martohej me bjonden bukuroshe me të cilën ishte njohur në Facebook, me të cilën kishte komunikuar që në 2015-n. Sipas deklaratës në polici, Enertila i kërkoi si fillim 1,000 euro, ndërsa më pas dëshironte të tjera dhurata dhe sende si: dyshek, tre qenushë, papagallë, pistë vrapimi, të gjitha mobiljet e shtëpisë, telefona, bizhuteri etj., vlera e të cilave pretendohej se shkonte në afro 53 milionë lekë të vjetra.

Enertila përdorte profile me emra të rremë për të mashtruar persona të ndryshë. Beqja u dënua me 3.4 vite burg, nga të cilat kreu 9 muaj dhe u lirua në korrik të 2019-s, sepse kishte dy prindër të sëmurë dhe të paralizuar, për të cilët duhej të kujdesej.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Tronditëse, tenton t’i arratiset policisë, i riu hidhet në lum dhe gjen vdekjen e menjëhershme
Next Article Arka me peshk për një vend pune “fundosi” ish-zëvëndës minsitren Rovena Voda, Apeli konfirmon dënimin me 1o muaj burg

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Automjeti përplaset me motorin, një i plagosur në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Bulgarec të qytetit të Korçës. Një automjet është përplasur me një motor, duke…

0 Min Read
Aktualitet

Gjykata lë në burg babain që akuzohet nga e bija 15-vjeçare për përdhunim

Gjykata e Durrësit ka lënë burg,babain 46-vjeça i cili akuzohet nga e bija e mitur, 15 vjeçe për përdhunim. Rasti…

1 Min Read
Aktualitet

Protesta para bashkisë, policia njofton planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen

Ditën e sotme  date 14.06.2024 do të mbahet protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës.Policia ka njoftuar planin e masave,…

2 Min Read
Aktualitet

Makina përplas punonjësen e pastrimit të bashkisë në Delvinë, humb jetën 58-vjeçarja

Një aksident është regjistruar në Delvinë. Një automjet ka aksidentuar punonjësen e pastrim-gjelbërimit në bashki. Ngjarja ka ndodhur sot në…

0 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?