Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Ushtria amerikane, tjetër sulm ndaj rebelëve huthi në Jemen
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Bota

Ushtria amerikane, tjetër sulm ndaj rebelëve huthi në Jemen

Tirana Press
Last updated: 13/01/2024 17:59
Tirana Press
Share
SHARE

Ushtria amerikane e sulmoi edhe një fushë tjetër të kontrolluar nga grupi Huthi në Jemen, për të cilin tha se po i rrezikonte anijet tregtare në Detin e Kuq, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i bombarduan caqet e rebelëve Huthi.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se “veprimi pasues” të shtunën në mëngjes me kohë lokale kundër një radari të grupit rebel u krye nga shkatërruesi marinar USS Carney, duke përdorur raketa tokësore Tomahawk.

Në ditë e parë të sulmeve, të premten, u goditën më shumë se 60 caqe në 28 lokacione. Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të premten se rebelët huthi mund të përballet me sulme shtesë. Ky sulm vjen pasi marina amerikane i paralajmëroi anijet amerikane të qëndrojnë larg zonave rreth Jemenit në Detin e Kuq dhe rreth Gjirit të Adenit për 72 orët e ardhshme, pas sulmeve fillestare.

Huthi, një grup rebel i mbështetur nga Irani, u zotua për hakmarrje të ashpër, duke rritur mundësinë për zgjerimi e konfliktit në një rajon të goditur tashmë nga lufta e Izraelit në Rripin e Gazës.

Ushtria amerikane dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se presin që rebelët huthi të tentojnë të sulmojnë. Shtëpia e Bardhë tha se më shumë se 2.000 anije janë detyruar të bëjnë devijime prej mijëra kilometrash për të shmangur Detin e Kuq për shkak të sulmeve të rebelëve huthi që prekën më shumë se 50 vende. Gjithashtu tha se ekuipazhet nga më shumë se 20 vende ose u morën peng ose u kërcënuan nga grabitësit huthi.

“Ne do të sigurohemi që bashkë me aleatët tanë të përgjigjemi ndaj huthive, nëse ata e vazhdojnë këtë sjellje mizore”, tha Biden.

I pyetur nëse beson se Huthi është grup terrorist, Biden u përgjigj: “Mendoj se është”.

Huthit kanë thënë se synimi i tyre i lundrimit në Detin e Kuq ka për qëllim t’i mbështesë palestinezët dhe Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i rebelëve huthi, Yahya Saree, në një fjalim të regjistruar, tha se 73 sulme goditën pesë rajone të Jemenit nën kontrollin e tyre, duke vrarë pesë persona dhe plagosur gjashtë të tjerë.

“Armiku amerikan dhe britanik mban përgjegjësi të plotë për agresionin e tij kriminal kundër popullit tonë jemenas dhe ai nuk do të mbetet pa përgjigje dhe pa u ndëshkuar”, tha Saree.

Rusia dhe Irani, mbështetësi kryesor të rebelëve Huthi, i dënuan menjëherë sulmet duke thënë se ato do të sillnin turbulenca të mëtejshme në Lindjen e Mesme./ REL

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:deti i kuqHUTHIjemenrebelSHBAsulm
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shqiptarja kishte kthyer shtëpinë në ‘fole’ prostitucioni, fqinjët: Është nënë e një djali
Next Article Tërmet 4.5 ball! Lëkundjet u ndjen në disa qytete të vendit

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Bota

Grabitet dyqani i orëve Rolex në zemër të kryeqytetit, grabitësit me maska dhe të armatosur

Një dyqan i orëve luksoze Rolex në 'zemër' të Athinës ka rënë sot pre e grabitjes me maska. Mediat greke…

3 Min Read
Rajoni

Dialogu me Serbinë, Kurti: Kurrë s’do të negocioj diçka që bie ndesh me Kushtetutën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se gabimet e së kaluarës në dialogun me Serbinë nuk do të përsëriten.…

1 Min Read
Rajoni

Sindikata e hekurudhave në Greqi, paralajmëron tjetër grevë pas aksidentit tragjik

Grevë e re 48-orëshe për të shtunën e 4 dhe të dielën e 5 marsit kanë paralajmëruar sindikatat e hekurudhave.…

1 Min Read
Bota

Publikon numrin e ulët të vdekjeve nga Coronavirus, OBSH e shqetësuar: Kina po fsheh shifrat reale

OBSH, e sheh me skepticizëm numrin e ulët të publikuar nga Kina lidhur me jetet e humbura nga COVID-19. Shefja…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?