Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: ‘U martua me të dashurin në një bunker në Ukrainë’, Valeria tregon dramën: Dy ditë më vonë ma vranë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Bota

‘U martua me të dashurin në një bunker në Ukrainë’, Valeria tregon dramën: Dy ditë më vonë ma vranë

Tirana Press
Last updated: 11/06/2024 10:07
Tirana Press
Share
SHARE

Qindra mijëra persona fatkeqësisht kanë humbur jetën në Ukrainë dhe Rusi si pasojë e përplasjeve luftarake mes dy vendeve, dhe nëse dëgjon të gjitha historitë janë tepër prekëse dhe shumë rrëqethëse.

Një prej dramave të këtij luftimi është ajo e Valeria Subotina 33-vjeçare dhe të dashurit të saj Andriy Subotin 34-vjeçar. Të dy ata jetonin në qytetin e Mariupolit i cili sot është i pushtuar, pasi që në fillim të luftimeve ka qenë një prej më të sulmuarve.

Kur forcat Ruse u futën në qytet, Valeria dhe Andriy që ishin pjesë e ushtrisë u strehuan në fabrikën e çelikut në Azovstal për ta mbrojtur këtë godinë që konsiderohej nga të vetmet të paprekura. Të dy të rinjtë ishin njohur me njëri-tjetrin disa kohë para nisjes së luftës me anë të punës që bënin.

“Ai ishte i veçantë, gjithmonë i sjellshëm dhe kurrë nuk refuzonte për t’i ndihmuar të tjerët”, thotë Valeria duke treguar se si u dashurua me shikim të parë me Andriyn. Tre muaj pasi u njohën, ata vendosën që të jetonin bashkë duke marrë një shtëpi të vogël me qira në Mariupol.

“Bëmë disa udhëtime, shkuam në male, takuam miq, peshkuam bashkë, vizituam shumë teatro dhe koncerte. Jeta ishte e bukur”, tregon më tej ajo. Të dy bashkë ëndërronin që të martoheshin dhe të bënin një dasmë ku të ftonin miq dhe familjarë, por gjithçka ndryshoi në shkurt të vitit 2022.

Pak ditë përpara se lufta të niste, Andriy i kishte kërkuar të dashurës që të largoheshin nga vendi, por ajo nuk kishte pranuar: “E dija se çfarëdo që të ndodhte duhej të isha në Mariupol për të mbrojtur vendin tim”. Brenda pak kohësh të dyve atyre do tu duhej që të jetonin në bunkerët nëntokësorë, ku e shikonin njëri-tjetrin më radhë, por kur takoheshin ato ishin momentet më të bukura, kujton Valeria.

Në datën 15 prill një bombë do të shpërthente sipër uzinës, dhe Valeria mbetet e plagosur rëndë duke i shpëtuar vdekjes për pak. “U gjeta mes trupave të pajetë e vetmja e gjallë!  Nga njëra anë ishte mrekulli, por edhe tragjedi pasi të gjithë miqtë e mi humbën jetën”.

Për 8 ditë ajo mori mjekim në spitalin nëntokësor të fabrikës: “Era e gjakut dhe kalbëzimit ishte kudo. Ishte një vend i frikshëm ku ngado që të hidhje sytë do të shikoje shokë të plagosur e me gjymtyrë të prera”, thotë 33-vjeçarja.

Gjatë kësaj kohe Andriy ishte shumë i shqetësuar për të dashurën e tij, dhe filloi të planifikojë martesën sa më parë aty në bunker. “Më dukej sikur nuk do të kishim më kohë! Ai bëri vetë dy unaza martese me fletë kallaji dhe më kërkoi të martohem me të. Sigurisht që thashë po”, thotë Valeria.

Ata u martuan në datën 5 maj nga një komandat, dhe veshur manin uniformat e tyre si veshje të dasmës. Por dy ditë më vonë në 7 maj, Andriy u vra në fabrikën e çelikut nga granatimet e Rusisë.

Valeria nuk e mori vesh menjëherë lajmin e keq. “Njerëzit shpesh thonë se ndjen diçka brenda kur vdes një njëri i dashur. Por unë përkundrazi, isha në humor të mirë sepse u martova dhe isha e dashuruar. Isha nuse, isha grua dhe tani jam e ve. Kjo është e frikshme”, tha ajo.

Në 20 maj ushtarët që po qëndronin në fabrikën në Azovstal u dorëzuan, dhe Valeria e gjeti veten mes 900 robërve të luftës që u morën nga forcat ruse. Ajo mundi t’i mbijetojë për 11 muaj robërisë dhe torturave, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe shpesh Andriy i shfaqej në ëndrra.

Më pas në muajin prill të vitit të kaluar ajo u lirua si pjesë e një shkëmbimi të burgosurish, dhe tashmë është kthyer në Ukrainë!

Është e vështirë të tregosh me saktësi se sa persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve në Mariupol, por autoritetet tregojnë për një shifër që i kalon 20 mijë. Me ato që Valeria di, sot e kësaj dite trupi i bashkëshortit të saj ka mbetur në fabrikën e çelikut në Azovstal, pasi tashmë qyteti është në pushtimin e Rusisë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Luftemartohen ne bunkerUkrainavriten
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Vrau biznesmenin në Vlorë, Apeli i ul dënimin djalit të anëtares së KLP
Next Article Mitsotakis mbledhje me eurodeputetët fitues, Fredi Beleri shfaqet live nga burgu

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Bota

Aksident i frikshëm, në përndjekje nga policia, mjeti përplaset dhe shemb pallatin

Një aksident rrugor i frikshëm ka ndodhur në Baltimore një shtet amerikan, ku një mjet në përndjekje nga policia është…

1 Min Read
Bota

Historia e babait për vajzën e tij që tronditi botën gjatë rënies së tërmetit (video)

Një video është bërë virale në të gjithë botën, ku një baba tregon i përlotur mesazhet zanore që e bija…

1 Min Read
Rajoni

Lufta UÇK-së, ulet dënimi me 3 muaj ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë dënuar me nga katër vjet e tre muaj burgim nga…

1 Min Read
BotaPolitikaPolitikë

Greqia dhe 6 shtete kërkojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Në të njëjtën ditë kur në Tiranë mbahej Samiti BE- Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes Ekonomike, figura të rëndësishme…

4 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?