Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Turizmi kulturor, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara, pas saj Parku Arkeologjik Shkodër
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Shqipëria

Turizmi kulturor, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara, pas saj Parku Arkeologjik Shkodër

Tirana Press
Last updated: 10/08/2024 18:28
Tirana Press
Share
SHARE

Segmenti i turizmit kulturor ka shënuar rritje më të fortë sesa sektori i turizmit në tërësi në vend.

Shifrat zyrtare tregojnë se numri i vizitorëve në institucionet kulturore u rrit me 69 për qind në janar-maj 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bëhet fjalë për vizitueshmërinë në muze, kala e monumente të tjera si dhe parqe arkeologjike.

Konkretisht deri në fund të majit ishin mbi 350 mijë vizitorë teksa një vit më parë ky numër ishte 216 mijë. Vetëm në maj 2024 ishin 165 mijë vizitorë me një rritje 46 për qind në raport me majin 2023.

“Gjatë muajit maj 2024 institucionet tona të kulturës janë vizituar nga 165,813 vizitorë, vlerë kjo e rritur në masën 46% krahasuar me muajin maj të vitit paraardhës.

Në 5-mujorin e parë të vitit numri i vizitorëve është 350,772. Numrin më të madh të vizitorëve në këtë muaj e ka pasur Kalaja e Gjirokastrës, ku numri i vizitorëve në këtë kala ka zënë 17.7% të totalit i ndjekur nga Parku Arkeologjik Shkodër, që zë 15.4% të totalit të vizitorëve për muajin maj; ndjekur nga Muzeu i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, në Krujë”, thuhet në statistikat e publikuara nga Ministria ne Turizmit dhe Mjedisit.

Institucionet kulturore

Muzetë në vend janë 12 në total dhe nga janari në maj 2024 u vizituan nga 145 mijë vizitorë apo me një rritje 69 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit. Në krye qëndron Muzeu Gjergj Kastrioti me 55 mijë vizitorë apo dy herë më shumë se një vit më parë.

Pas tij vjen Muzeu Historik në Tiranë që në 5-mujor shënoi rritje me 34.8 për qind, por në maj 2024 shënoi një rënie me 80 për qind në raport me majin 2023. I treti është Muzeu i përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” me 24 mijë vizitorë apo 69 për qind më shumë se janar-maj 2023.

Sa u takon kalave në total janë tetë të renditura me një numër vizitorësh prej 66 mijë apo rritje me 60 për qind në raport me janar-maj 2023. Në vend të parë për nga numri i vizitorëve është Kalaja e Gjirokastrës me 50.4 mijë vizitorë apo një rritje 52 për qind në raport me janar-maj 2023.

Në vendin e dytë është Amfiteatri në Durrës me 7 mijë vizitorë apo një rritje 49 për qind dhe pas tij Torre Venenciane në Durrës me 4673 vizitorë.

Në listën e Parqeve Arkeologjike janë 9 në total me një numër prej mbi 136 mijë vizitorë në janar-maj 2024 apo një rritje 53 për qind në raport me janar-maj 2023. Në vend të parë për nga vizitueshmria është Parku Arkeologjik Shkodër me 51.7 mijë vizitorë apo 32 për qind më shumë se janar-maj 2023.

Në vend të dytë është Parku Kombëtar Butrint me mbi 38 mijë vizitorë deri në fund të majit apo 79 për qind më shumë se në 2023-shin dhe i treti Parku Arkeologjik Apolloni mbi 37.5 mijë vizitorë./ Revista Monitor 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Sherr mes kolegëve në Dhërmi, plagoset me thikë 29-vjeçari
Next Article Tjetër medalje për Shqipërinë, Dudev ngre lart flamurin kuqezi

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Ekonomi

Fasonët në vështirësi, shitjet ranë 16.6% në 3-mujorin e tretë

Sektori i industrisë ka hyrë në një cikël krize të gjatë me rënie të prodhimit dhe shitjeve, kryesisht prej problematikave…

3 Min Read
Aktualitet

Automatik dhe municione në banesë, arrestohet në flagrancë 65- vjeçari në Vlorë

Një 56- vjeçar ka rënë në prangat e policisë Vlorë pasi në flagrancë i janë gjetur në banesë një automatik…

1 Min Read
Kronikë

“Nuk ia falim nuses që i mori jetën vetes dhe fëmijëve”, familjarët e Arrazit: Ai nuk i ka keqtrajtuar kurrë

Familjarët e 31-vjeçarit Ergys Arrazi, të arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes…

2 Min Read
Politikë

KLP reagon për sulmin e Metës ndaj kreut të SPAK: Dënojmë çdo veprim fyes dhe intimidues ndaj prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka dënuar sulmin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në drejtim të…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?