Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Tragjike! Vjehrra ish-police vret nusen e djalit dhe mbesën 4-vjeçare
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Bota

Tragjike! Vjehrra ish-police vret nusen e djalit dhe mbesën 4-vjeçare

Tirana Press
Last updated: 19/08/2024 08:47
Tirana Press
Share
SHARE

Manhatan- Një krim horror ka ndodhur në SHBA muajin e kaluar, teksa një grua 65-vjeçare, Kathleen Leigh, njëkohësisht ish-oficere e policisë në Nju Jork, akuzohet se ka vrarë pas një sherri familjar ish-nusen e djalit, mësuesen Marisa Galloway dhe mbesën e saj të vogël 4-vjeçare, e më pas i dha fund jetës pak çaste më vonë.

Mediat amerikane raportojnë sot (19 Gusht) detaje të reja dhe se arsyeja e vrasjes makabre ishte për faktin se autorja kërkonte që kujdestarinë e vajzës ta merrte i biri pas ndarjes. Pas ngjarjes, babai i fëmijës mori nën kujdes vajzën tjetër të mitur dhe nën pretendimin se po e mbron, nuk lejon që ajo të takojë gjyshërit nga ana e nënës. Konfliktet sollën edhe krimin e rëndë, më 26 korrik 2024.

Prindërit e 46-vjeçares viktimë, thonë se e gjithë kjo ka qenë e bazuar në një plan të sëmurë. Çështja ka shkuar prej kohësh në gjykatë, ku gjyshërit e së voglës kërkojnë që të vendoset drejtësi për vajzën e tyre dhe mbesën e vrarë, si dhe për të pasur mundësi që të takohen dhe ta marrin herë pas here në banesë vogëlushen.

“Gruaja që vrau nënën e mbesës së saj përpara se të bënte vetëvrasje, e bëri këtë si pjesë e një komploti të sëmurë të përpunuar për t’i dhënë djalit të saj kujdestarinë e plotë të 4-vjeçares, sipas dokumenteve të reja të gjykatës”, raportojnë mediat.

Dosja shqetësuese e Manhattan zbulon gjithashtu detaje tronditëse se si ka qenë jeta e prindërve të viktimës Marisa Galloway, pas tmerrit të vrasjes-vetëvrasjes që i grabiti vajzën e tyre.

Ish-oficerja e provës në Çikago, Kathleen Leigh, 65 vjeç, e deklaruar e sëmurë, qëlloi për vdekje Galloway, një mësuese e arsimit special 45-vjeçar, që ndante një fëmijë me djalin e Leight, Zachariah Reed.

Krimi ndodhi muajin e kaluar në një rrugë me gjethe të Manhatan-it, përpara se autorja të vriste veten, raporton “Nju Jork Post”.

Tani prindërit e Galloway, Nancy dhe John Galloway, kanë paraqitur një kërkesë urgjente në gjykatë duke pretenduar se Reed ka ikur në “shtëpinë e tij shumë milionëshe” në Çikago, me mbesën e dashur, fëmijën tjetër të quajtur Lili.

“Është e qartë, nëna [e Reed] kishte një plan të qëllimshëm për të vrarë Marisën në mënyrë që të siguronte kujdestarinë për djalin e saj”, akuzojnë dokumentet e gjykatës. “Fatkeqësisht, [Reed] ka demonstruar një qëllim absolut për të çuar përpara të njëjtat qëllime të nënës së tij, pasi ai ka refuzuar të na sigurojë qasje te Lili, në pothuajse 3 javë”, vijon dosja.

Gjyshërit, të cilët jetojnë në Cape May, Nju Jork, po i kërkojnë një gjyqtari të Gjykatës së Lartë të Manhatanit që t’u kalojë atyre kohën e prindërimit të Marisës, të lidhur në një marrëveshje kujdestarie të vitit 2022 me Reed, sipas dokumenteve ligjore të paraqitura të premten (16 Gusht).

Viktima, Marisa dhe ish-bashkëshorti Reed, kishin jetuar së bashku derisa ajo “u detyrua të largohej më 25 korrik 2021, sepse Marisa kishte frikë për sigurinë e saj”, shpjegon deklarata.

Që pas asaj kohe, konfliktet u shtuan, derisa ish-vjehrra, dikur oficere policie, një muaj më parë, kreu edhe krimin monstruoz në Mahatan, duke i marrë jetën mësueses dhe vajzës së saj (ish-nusja dhe mbesa).

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Vjehra vret mbesën dhe nusen
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Eva Buzo ia del me SUKSES / Pas 34 orësh not mbërrin nga Italia në tokën shqiptare
Next Article Manovra me Jet-Ski në Velipojë, përplasja e dy italianëve, humb jetën 19-vjeçari

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

AutoBota

Dërgoi ndihma të dëmtuarve nga tërmeti me automjetin e vjetër, shpërblehet me një makinë të re

Një burrë nga Azerbajxhani është shpërblyer me një makinë të re nga një biznesmen si shprehje për mbrojtjen ndaj viktimave…

1 Min Read
BotaPolitika

Dy gra nga Ballkani mund të udhëheqin NATO-n, kush janë politikanet që mund të bëhen “krahu i djathtë” i Mark Rutte

Pas muajsh thashetheme, më në fund u konfirmua se Mark Rutte do të bëhet Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i…

2 Min Read
KronikëRajoni

Greqi/ Shqiptari i dehur vret gruan rumune (Emri)

Gentian Mino, personi që shihni në foto është 39-vjeçari shqiptar që mëngjesin e kësaj të premte pasi vrau me pistoletë…

1 Min Read
Bota

“Duhet të jemi të kujdesshëm”, sizmologu turk paralajmëron lëkundje të tjera

Tërmeti me magnitudë 6.4 që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Hatay shkaktoi frikë e panik në qytet, i cili vetëm…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?