Moti i keq ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve ditën e sotme. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar duke thënë se Policia e Shtetit dhe Autoriteti Rugor Shqiptar janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:Reshjet e shumta të dëborës po krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit. Policia e Shtetit Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve.