Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Sot votohet raporti, a do të anëtarësohet Kosova në KiE?
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
PolitikaRajoni

Sot votohet raporti, a do të anëtarësohet Kosova në KiE?

Tirana Press
Last updated: 16/04/2024 09:30
Tirana Press
Share
SHARE

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë një seance plenare në Strasburg. Raporti u përpilua nga deputetja greke, Dora Bakoyannis, dhe drafti i këtij raporti ishte miratuar në mars nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet një shumicë prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përbëhet nga deputetët të cilët vijnë nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare.

Një ditë para votimit në Strasburg ka pasur konsultime të shumta. Ka pasur takime mes delegacioneve të partive politike, ndërsa delegacionet nga Serbia dhe nga Kosova kanë bërë përpjekjet e fundit për t’i bindur deputetët që në numër sa më të madh të votojnë në favor të tyre. Në rastin e Kosovës të miratojnë opinionin pozitiv për anëtarësim, ndërsa në rastin e Serbisë të votojnë kundër.

Nga Kosova në selinë e Këshillit të Evropës ndodhet një delegacion i Kuvendit të Kosovës, ndërsa takime në nivele të ndryshme ka mbajtur edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Përshtypja e delegatëve të disa vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, është se do të mund të sigurohen votat e favorshme për Kosovën në këtë seancë.

Por, ata kanë vërejtur se në momentin e fundit ka pasur lëvizja nga disa vende anëtare të cilat e njohin Kosovën si shtet, por nuk janë të sigurta në mbështetjen e tyre për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në këtë moment.

Do të jetë sfidë edhe të sigurohet prania e numrit të mjaftueshëm të deputetëve për të siguruar kuorumin e nevojshëm. Për këtë duhet të jenë të pranishëm së paku një e treta e anëtarëve të përgjithshëm të Asamblesë. Ndërsa, nevojitet dy e tretat e votave të të pranishmëve që raporti për Kosovën të kalojë.

Përmendet edhe mundësia që një numër i caktuar i deputetëve të mos marrin pjesë fare në seancë, në mënyrë që të mos shihen duke votuar as në favor e as kundër.

Nëse Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës të martën, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht për të pranuar apo jo Kosovën si anëtaren më të re të organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

Por, ka zëra në qarqet diplomatike që thonë se anëtarësimi i Kosovës mund të mos vendoset fare në agjendën e takimit e ministrave në maj.

Kjo lidhet edhe me aktivitetin e vendeve të QUINT-it, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, të cilat zakonisht e mbështesin Kosovën, por tani duan të shohin nga Kosova lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sa i përket raportit, për të cilin do të votohet të martën, në të themelimi i Asociacionit përmendet si kusht pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Por, mësohet se delegacioni i Italisë ka propozuar një amendament në këtë raport, duke kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin para anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Deri në momentin e fundit do të jetë e paqartë se si do të shkojnë votat dhe në cilën formë do të miratohet teksti.

Debati për Kosovën dhe votimi pritet të zhvillohet pasditen e së martës në Strasburg.

/REL/

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:KiEkosove
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Rritet taksa e pronës, si do përllogaritet për qytetarët dhe bizneset/ Skema
Next Article Rrëfimi i rrallë i Spartak Ngjelës: Kur u arrestova, u ndava dhunshëm nga e dashura…

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Rajoni

Fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës zgjedhin Durrësin e Tiranën për të festuar Pavarësinë: Jemi një

Në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë duket se qytetarët e Kosovës kanë ‘braktisur’ Kosovën dhe i janë drejtuar Shqipërisë. Gjatë…

2 Min Read
Rajoni

Anglia përkrah Kosovën: Të pranohet në Këshillin e Evropës

Kosova duhet të lejohet të ecë përpara me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, tha përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John…

3 Min Read
PolitikaRajoni

Stoltenberg: Perëndimi duhet të përgatitet për të mbështetur Ukrainën në një luftë të gjatë

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka plane të menjëhershme për paqen në Ukrainë dhe kështu perëndimi duhet të përgatitet për…

4 Min Read
Rajoni

Nga nesër ndryshon çmimi i biletës të autobusëve urbanë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është bërë riorganizimi i planit tarifor të…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?