Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Sot masakroi gruan, në 2011 Jakup Shahu vrau burrin e të dashurës (Detaje)
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Kronikë

Sot masakroi gruan, në 2011 Jakup Shahu vrau burrin e të dashurës (Detaje)

Tirana Press
Last updated: 23/05/2024 08:39
Tirana Press
Share
SHARE

 Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë, që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku 52-vjeçari Jakup Shahu, masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Edlira Shahu, 46 vjeçe, e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Jakup Shahu rezulton që të jetë një person me rekorde të mëparshme penale, i dënuar për vrasje.

Në vitin 2011, Jakup alias Arben Shahu është dënuar me 13 vite burg për vrasjen me armë zjarri të 28-vjeçarit Arjan Mejdani, ngjarje kjo e ndodhur më 7 shtator 2011, në lagjen “Selitë”, te rruga “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Sherri mes Jakup Shahut dhe viktimës Arjan Mejdani ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në mes të pallateve ku banon pjesa më e madhe e komunitetit rom. Policia dhe dëshmitarët okularë thanë se ngjarja mund të kishte pasur përmasa edhe më të mëdha nëse autorit nuk do t’i bllokohej arma automatike tip “Kallashnikov”, me të cilën kreu vrasjen.

Në atë ngjarje mbetën të plagosur dhe babai i viktimës, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi, të cilët janë qëlluar nga Agron Isiu, i përfshirë në sherr.

Vrasja e 28-vjeçarit Mejdani dhe plagosja e dy të tjerëve, sipas autoriteteve policore kishte ndodhur për motive xhelozie. Nga të dhënat hetimore të mbledhura nga oficerët e seksionit të krimeve kundër jetës mësohet se autori i ngjarjes, Jakup Shahu, kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e viktimës Arjan Mejdani.

Kjo lidhje fillimisht është zbuluar nga bashkëshortja e autorit, e cila ka kërkuar shpjegime te gruaja e viktimës, pasi sipas saj, ishte ajo që i vardisej të shoqit. Sipas dëshmitarëve, të cilët janë pyetur nga policia, gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin.

Aty ka nisur konflikti mes dy bashkëshorteve, fillimisht me fjalë e më pas janë kanë nisur të godasin njëra-tjetrën me sende të forta. Gjatë këtij debati kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e familjes së viktimës, të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë fund përkohësisht dhunës mes tyre. Sherri ka vijuar pothuajse çdo ditë.

Sipas dëshmitarëve, të dyja gratë, sa herë që përballeshin në rrugë apo në lokal, ziheshin me njëra-tjetrën duke u kapur nga flokët, derisa shkonin persona të tjerë për t’i ndarë. Për këtë konflikt të vazhdueshëm është vënë në dijeni viktima Arjan Mejdani, të cilit i kanë treguar të afërmit e vet, por edhe banorë të tjerë të lagjes që kishin parë sherret e vazhdueshme të bashkëshortes së tij me të shoqen e autorit.

Pasi ka dëgjuar variantin e gruas së tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, Mejdani ka shkuar të takojë të dyshuarin Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së tyre. Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Ky debat është bërë dy ditë para se të ndodhte krimi i rëndë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky ka qenë edhe shkaku i debatit që nisi para se të përdoreshin armët.

Fillimisht viktima dhe të plagosurit kanë nisur të debatojnë me autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një “dum-dum” që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre. Nga plumbat janë plagosur rëndë Arjan Mejdani, babai i tij, Bujar Mejdani dhe kunati, Arben Muharremi. Arjan Mejdani ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në Spitalin Ushtarak, ndërsa dy të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Pas lirimit nga burgu, Shahu i është rikthyer aktivitetit të tij kriminal, duke goditur me thikë bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në gjendje kritike në spital. Edhe sot shkak për sherrin janë bërë dyshimet për xhelozi mes dy bashkëshortëve. 

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:jakup shahuukrim ne familje.lidhje jashtemartesorevrau babain e te dashuresvrau gruan
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Vrau me skaf Jonadën, dënohet me 18 vite burg ish-polici Arjan Tase
Next Article Aksident i trefishtë në autostradën Lezhë-Milot, krijohet trafik i rënduar

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

“Të rrezikohet jeta, do të vish me ne!”, zbardhen detaje nga arrestimi i Plaurent Dervishajt në Dubai

Dervishaj është arrestuar më 6 gusht në Dubai, ku Forcat Speciale i kanë shkuar në banesë dhe i kanë thyer…

0 Min Read
Kronikë

U qëllua me armë zjarri nga vëllai në Lushnjë, 70-vjeçari ndërron jetë në spital

Ndërron jetë i moshuari Haziz Musai, i cili u qëllua me pistoletë nga vëllai i tij Nazif Musai sot në…

0 Min Read
Kronikë

Vdekja nënës 30- vjeçare në spital, reagon marteniteti “Koço Gliozheni”

30 vjeçarja M. V.,  ka humbur jetën pas katër ditësh lindje në në martentetin “Koço Gliozheni”. Në një reagim spitali…

2 Min Read
Kronikë

Babai i vrau përdhunuesin, flet 12-vjeçarja shqiptare: Më shantazhonte që në moshën 9-vjeçare

Greqia u trondit rreth një javë më parë nga një krim i rëndë në Volos. Fatmir Talellari, 50 vjeç, vrau…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?