fbpx
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Sot 556 vite nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Tirana Press by Tirana Press
17/01/24 - 11:59
in Kulturë
A A
Sot 556 vite nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu
27
VIEWS

Përkujtojmë sot me krenari 556 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, 𝐆𝐣𝐞𝐫𝐠𝐣 𝐊𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐨𝐭 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮. Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes fisnike të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava.

Kur lindi Skënderbeu, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në Detin Adriatik, në perëndim.

Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte ushtrinë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet. Si një burrë i madh shteti, ai udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit shqiptar kundër pushtuesit osman, si dhe punoi për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar.

Lexo mëShumë

Me lule dhe duartrokitje përcillet për në banesën e fundit artisti i letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Humbja e Ismail Kadare, reagon Presidenca Franceze: Jetoi si i lirë në një vend që nuk ishte

Me Kuvendin e Lezhës Gjergj Kastrioti Skënderbeu vuri themelet shtetit shqiptar. Për 25 vjet me radhë Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit dhe të vendit të vet dhe lufta e tij pengoi përhapjen osmane drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës që kur ka qenë gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Ai vdiq në moshën 63-vjeçare më 17 Janar 1468 në Lezhë.

Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë Osmane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur.

Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa prijësin e saj. Gjergj Kastriot Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15-të dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm

Vepra dhe figura e Skënderbeut personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe forcimin e vetëdijes kombëtare.

Figura e Tij është vlerësuar nga personalitetet më të shquara evropiane të kohës, si strateg ushtarak dhe diplomat i zoti, si burrë shteti që e integroi Arbërinë e tij në traktatet e para të Evropës politike, si ‘Atlet i Krishtit’ dhe pararendës i aleancave ushtarake të kohës.

Kujtimi i 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐭 jeton, jo vetëm në zemrën e popullit që e lindi, por kalon kufijtë e Gadishullit të Ballkanit.

Tags: GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUHERO KOMBETAR

Artikuj të Ndërlidhur

Me lule dhe duartrokitje përcillet për në banesën e fundit artisti i letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Kulturë

Me lule dhe duartrokitje përcillet për në banesën e fundit artisti i letërsisë shqipe, Ismail Kadare

03/07/24 - 01:21
8
Humbja e Ismail Kadare, reagon Presidenca Franceze: Jetoi si i lirë në një vend që nuk ishte
Kulturë

Humbja e Ismail Kadare, reagon Presidenca Franceze: Jetoi si i lirë në një vend që nuk ishte

02/07/24 - 12:14
9
Kush ishte gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, rrëmbyesi i çmimeve të shumta dhe nderimeve ndërkombëtare
Kulturë

Kush ishte gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, rrëmbyesi i çmimeve të shumta dhe nderimeve ndërkombëtare

01/07/24 - 08:25
7
Ndahet nga jeta Ismail Kadare
Aktualitet

Ndahet nga jeta Ismail Kadare

01/07/24 - 08:12
5
Next Post
Tensione në Komisionin për Mediat, Bardhi e Noka zihen me Açkën/ Basha: Burrecë të vegjël

Tensione në Komisionin për Mediat, Bardhi e Noka zihen me Açkën/ Basha: Burrecë të vegjël

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.