Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Skema e re për pensionet/ Nuk mjaftojnë 15 vite punë, çfarë është kontributi vullnetar
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Sociale

Skema e re për pensionet/ Nuk mjaftojnë 15 vite punë, çfarë është kontributi vullnetar

Tirana Press
Last updated: 13/07/2024 09:59
Tirana Press
Share
SHARE

 Për të përfituar pension nuk mjafton vetëm të keni mbushur moshën, duhet po ashtu të keni 15 vite punë. Ata, të cilët nuk e plotësojnë këtë prag, pra që kanë më pak se 15 vite, por edhe ata që duan pension më të lartë mund të përfitojnë nga skema e sigurimit vullnetar.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije kategoritë që mund të përfitojnë nga kjo skemë, dokumentet që duhen dhe çfarë është më e rëndësishme sa varion kjo pagesë dhe në cilat raste aplikohet zbritje.

“Sigurimi shoqëror vullnetar, një mundësi më shumë për të gjithë ata, që kanë periudha të paplotësuara kontributive. Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që: Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar; Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm; Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre dhe së fundmi nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi”.

Sigurimet mund të paguhen jo vetëm për vitin korrent. Pra, në këtë rast jo vetëm për vitin 2024, por edhe për vitet e kaluara.

SI LLOGARITET

Por si llogaritet kontributi vullnetar? Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron se “Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar”.

Kjo do të thotë që kontributet mund të derdhen për paga që variojnë nga 40 000 lekë që është pragu minimal deri në 176.4 që është edhe paga maksimale.

“Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa”, bën me dije Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Kështu, kuota mujore e sigurimit vullnetar për vitin 2024 është 8,640 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 40,000 lekë x 21.6%”.

Por skema ofron edhe lehtësi. Nëse ju do të parapaguani, pra, nëse në janar do të paguani kontributet për gjithë vitin atëherë aplikohet 6 për qind zbritje.

“Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje: 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar); 3% mbi shumën për një pagesë 6- mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar); 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar)”.

SI PAGUHET

Për të përfituar nga kjo skemë mjafton të paraqiteni në Agjencinë lokale të Sigurimeve Shoqërore.

Përveç fotokopjes së librezës së punës, duhet po ashtu fotokopje e librezës së kontributeve në rast se disponohet si edhe fotokopje e kartës së identitetit.

Pas informacionit të marrë nga inspektori i sigurimit vullnetar, bëhen llogaritjet e periudhave të punës, konstatohen periudhat boshe dhe dakordësohet për periudhat që qytetari është i interesuar që t’i mbulojë me sigurim vullnetar.

Inspektori i sigurimit vullnetar i Agjencisë lokale të Sigurimeve Shoqërore plotëson dokumentin tip “Urdhër veprimi” dhe ia jep atë të interesuarit.

Me “Urdhërveprim”, sqaron më tej ISSh, personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën.

Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”.

Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar (një kopje e mandatit i dorëzohet inspektorit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes).

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar, ose të hapë librezë kontributesh të re, në qoftë se nuk ka./panorama

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dokumentet që duhen dhe çfarënstituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije kategoritë që mund të përfitojnë nga kjo skemë
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Tragjedi në Greqi, babai vret ish-gruan dhe veten përpara vajzës
Next Article PD: Kryebashkiaku i Shijakut po prish shtëpitë e banorëve për të ndërtuar supermarket

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sociale

“Shteti të marrë masa”/ Fermeri investoi në Bilisht pasi u kthye nga emigrimi: Gruri mbeti pa shitur, po mendoj të largohem

26 vite më parë Bledar Hyska emigroi si shumë shqiptarë, por asnjëherë nuk e harroi Bilishtin, qytetin e lindjes. Ka…

1 Min Read
AktualitetSociale

Ka abuzime? AK nis hetimin e thelluar ndaj Erzenit, Lufrës, Gjirofarmës dhe Shakës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetime të thelluara ndaj katër kompanive kryesore të prodhimit dhe tregtimit të nënprodukteve të qumështit.…

1 Min Read
Sociale

Pezullohet nga detyra polici në Tiranë: Shantazhonte një grua se do i publikonte fotot nudo

Mbrëmjen e djeshme emisioni solli investigativ “Fiks-Fare”, publikoi rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës i…

2 Min Read
AktualitetSociale

Fshati Qatrom në Korçë braktiset nga banorët: Fajet i kanë të dyja palët, të të ikë evladi…

Kushtet e vëstira të jetesës shpesh herë kanë bërë që të rinjtë të emigrojnë jasht kufive të shtetit. Fshati Qatrom…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?