Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Situata te varrezat e Tufinës, Këlliçi: Krim i radhës nga Bashkia
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Aktualitet

Situata te varrezat e Tufinës, Këlliçi: Krim i radhës nga Bashkia

Tirana Press
Last updated: 24/02/2024 16:45
Tirana Press
Share
SHARE

Në një dalje publike Belind Këlliçi, në emër të Rithemelimit denoncoi Bashkinë e Tiranës, për situatën në varrezat e Tufinës.

Sipas tij, është e papranueshme dhe e patolerueshme që të shohësh imazhe të tilla, me mbeturina dhe qese që mbështjellin kocka njerëzore.

Ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë rastin.

DEKLARATE E KELLIÇIT:

Këtë deklaratë dua ta nis me një ndjesë për të gjithë qytetarët që na ndjekin, për këto pamje tronditëse të cilat po shfaqim, por qytetarët shqiptarë dhe në veçanti banorët e kryeqytetit, duhet të dinë të vërtetën dhe se nga kush drejtohet sot Bashkia Tiranë.

Ky institucion për fatin tonë të keq, tashmë është kthyer në strofkullën e lajmeve të errëta e këtë radhë të kobshme. Në institucionin ku do të duhej të zgjidheshin hallet dhe problemet e rreth gjysmës së popullsisë së Shqipërisë, jo vetëm që qytetarët vidhen në mënyrë sistematike, por sot jemi të skandalizuar nga një ngjarje makabre, e cila është në kufijtë e krimeve kundër njerëzimit. Krimi i radhës në Bashkinë Tiranë, nuk ka të bëjë këtë herë me të gjallët, por me ata të cilët janë larguar nga kjo botë. Këto pamje janë publikuar mbrëmjen e djeshme, nga emisioni investigativ “Piranja”, në varrezat e Tufinës.

Në këto pamje të tmerrshme të cilat mund t’i shohim vetëm në skenarë filmash horror, apo pamje të regjistruara në fushë betejat e luftrave botërore, shihen qartë mbetjet e fëmijëve të cilët kanë humbur jetën disa vite më parë. Është e papranueshme dhe e patolerueshme të shohësh imazhet e disa qeseve mbeturinash, që mbështjellin kocka njerëzish me dhe pa emër, si të jenë pamjet e tmerrshme të ushtarëve të vrarë në luftë, hedhur kapicë nga kundërshtari në front. Kjo barbari, ky dhunim monstruoz i dinjitetit njerëzor, e çon Bashkinë Tiranë në një tjetër podium, nga institucioni më i korruptuar në Europë, tashmë në institucionin më barbar të Europës!

Përgjatë gjithë historisë, mënyra se si të ikurit nga kjo botë trajtohen, shpesh ka dëshmuar gradën e civilizimit të shoqërisë. Ajo ç’ka pamë nga investigimi i programit “Piranja”, është një krim makabër, mohimi i të cilit paturpësisht shton neverinë ndaj mungesës së humanizmit dhe shkeljes së ligjeve të shkruara e të pashkruara.

Keqtrajtimi, që u bëhet trupave të vdekur, të hershëm a të vonë, shkakton një revoltë, që nis nga thellësia e psiqikës sonë, sepse shkon kundër pritshmërisë thelbësore të qytetarisë për të trajtuar të vdekurit me respekt, nder e dinjitet.

Nuk ka fjalë të cilat mundet të justifikojnë mosveprimin e organeve ligjzbatuese në këtë rast. Partia Demokratike do të kallëzoje në SPAK sërish këtë javë Erion Veliajn, pasi nga sa përcaktohet në ligj, zhvarrimet bëhen me lejen e Kryetarit të Bashkisë dhe depozitimi bëhet në një ndërtesë specifike.

SPAK në fakt do duhej të zbarkonte që mbrëmë në zyrat e Bashkisë Tiranë dhe të bënte shembull përgjegjësit e këtij skandali të paimagjinueshëm, i cili ka tronditur çdo qytetar të Tiranës e jo vetëm. Por mesa duket, gjumi letargjik që ka kapur organin e akuzës, dhe frika nga kryebashkiaku i Tiranës, vijon ta mbajë këtë institucion në krahun e keqbërësve dhe të korruptuarve

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:KëlliçiVarreza
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Jeta e dyfishtë që i mori jetë Bledar Dedjas në Itali! Seks në këmbim të parave me 17-vjeçarin që e masakroi
Next Article “Vëllezërit hapën gropat, mami pastroi gjakun”/ Dëshmia e plotë e Hygerta Metës: I hodhëm pllakë betoni që të…

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Tre të miturit rrahën kamerierin 17-vjeçar, zbardhet sherri në Berat

Policia ka dhënë detaje në lidhje me konfliktin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Berat. Dy vëllezër dhe një 16-vjeçar…

1 Min Read
Aktualitet

Aksident në Laç-Mamurras, ‘BMW’-ja përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident është regjistruar gjatë natës në autostradën Laç-Mamurras në afërsi të një karburanti. Mësohet se një mjet tip BMW…

1 Min Read
Aktualitet

Po ndihmonte një qytetar për të ndërruar gomën, vdes tragjikisht polici

Një efektiv policie ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në fshatin Mlizë të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur të premten,…

1 Min Read
AktualitetBotaShqipëria

Erdogan fiton zgjedhjet në Turqi, mesazhet e Ramës dhe Begaj

Recep Tayip Erdogan është shpallur fitues i zgjedhjeve në Turqi. Pas një balotazhi me kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu me…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?