fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Situata e tensionuar në veri, Kurti – Serbia po shfaq agresion të hapur ndaj nesh!

Tirana Press by Tirana Press
02/06/23 - 11:35
in Rajoni
A A
Situata e tensionuar në veri, Kurti – Serbia po shfaq agresion të hapur ndaj nesh!
2
VIEWS

Gjatë seancës parlamentare të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për situatën e agravuar në veri të vendit, fjalën e ka marrë dhe kryeministri Albin Kurti.

Gjatë fjalës në Kuvend, Kurti nuk është tërhequr nga fjala e tij se zgjedhjet në veri kanë qenë legjitime.

Gjithashtu ai listoi sipas ditëve të gjithë ngjarjet të situatës në veri, ku tha se serbët ndërhyjnë vetëm në momentin kur kryetarët e zgjedhur donin të vinin në detyrë. Kurti tha se Lista Serbe jo vetëm që nuk ka qenë prezentë në ndërtesa por qëllimi i tyre i vetëm është që Kosova t’i braktisë gjithashtu.

Lexo mëShumë

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

Po ashtu kreu i qeverisë së Kosovës, tha se ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme për aq kohë sa sulmi ishte i parapërgatitur dhe se kërkonin pretekst.

“Zgjedhjet duhet të mbaheshin. Njëherë u shtyn, s’mund të mbylleshin sërish. Unë i kam bërë thirrje serbëve të futeshin në zgjedhje. Escobar deklaroi se SHBA do i njohin rezultatet pavarësisht bojkotit të serbëve. Më 23 prill mbahen zgjedhjet, asnjë incident, organizim i shkëlqyer. Edhe betimet e kryetarëve u kaluan pa incidenteve. Ndërsa në ditën e parë të tyre të punës ata u përballën me incidente, sulmuan KFOR dhe policët e Kosovës.

Nëse ne nuk do kishim vepruar drejt, do të kishim kryetarë të komunave që do të ishin të sulmuar. Sepse ai sulm ishte i parapërgatitur dhe kërkonin pretekst. Ajo nuk ishte hyrje me forcë në ndërtesë, nuk hyn policia me forcë në ndërtesë të tij. As kryetari nuk hyn me forcë, se është zyra e tij.

Me lejoni t’iu njoftoj, Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentit përveçse kur do me marr pagën. Ata i kanë braktisur ndërtesat se e dinë që s’janë të tyret, janë të republikës. Ata nuk i duan, ata thjesht duan që të mos i duam as ne, ndërhyjnë vetëm kur duan të hyjnë kryetarët.”- tha Kurti.

Kurti është shprehur se protestat nuk janë vullneti i popullit serb, por kërcënime dhe presione të vazhduara nga Beogradi. Ai tha se edhe pse Beogradi shitet sikur është duke mbrojtur minoritetin serb, në fakt ata vetëm e kontrollojnë atë dhe e përdorin.

“Ai nuk është vullneti i tyre. Ata nuk protestojnë si lëvizje nga poshtë lart, ajo është qartësisht lëvizje nga lart. Nuk i mbyll dot sytë kur fashistët na cenojnë kushtetuan. Ne duhet t’i ndihmojmë serbët.”- tha Kurti.

Tags: Albin KurtiKosovë - SerbiLista SerbeVeriu i Kosovës

Artikuj të Ndërlidhur

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje
Rajoni

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

30/09/24 - 12:04
3
Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Rajoni

Mitsotakis: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira

09/09/24 - 09:18
8
Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës
Politika

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

31/08/24 - 11:11
10
Rajoni

2-vjeçarja humb jetën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

29/08/24 - 09:14
6
Next Post
Lajmi i fundit – Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

Lajmi i fundit - Lirohet nga burgu Saimir Tahiri

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.