Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Sociale

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

Tirana Press
Last updated: 25/04/2024 08:55
Tirana Press
Share
SHARE

Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon.

Në Shqipëri, vetëm 5.5% (200) e fermerëve të anketuar pohuan se kanë përdorur shërbimet e testimit të qumështit gjatë vitit 2020, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë, 16.7%. Të dhëna për Serbinë dhe Malin e Zi, që i takojnë vitit 2021, tregojnë se 19.9% e fermerëve serbë dhe 42.1% e fermerëve malazezë bënë testimin e qumështit në vitin 2021.

Studimi evidenton se cilësia e qumështit cenohet pasi fermerët përziejnë mjeljet e mëngjesit dhe pasdites dhe kjo është e dëmshme sidomos kur qumështi nuk është ruajtur në mënyrë të papërshtatshme.

Më shumë se 40% të fermave të të imtave në Serbi dhe në Malin e Zi përziejnë qumështin e mëngjesit dhe të pasdites, ndërsa edhe 25% e fermerëve në Bosnjë dhe Shqipëri e bëjnë këtë përzierje.

Pothuajse në të gjithë rajonin, shumica e të imtave milen me dorë. Kjo mënyrë siguron kushte higjienike të kufizuara dhe komprometon standardet e sigurisë së qumështit.

Gjithashtu prania e ujit në zonën e mjeljes është një element i rëndësishëm për të siguruar minimumin e kushteve higjienike, por 75% e fermerëve të të imtave pohojnë se jo gjithmonë kanë ujë të pijshmën në vendet e mjeljes.

Fermat e të imtave në përgjithësi nuk zbatojnë praktika të menaxhimit të fermës, të tilla si pasja e një regjistri të kafshëve, identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve, mbajtja e shënimeve, kostot dhe të ardhurat, dhe nuk përdorin shërbimeve këshillimore.

Nëse zbatohen këto praktika, fermat e të imtave me shumë gjasë mund të rrisin performancën e tyre në mënyrë që të blejnë mjelëse elektrike.

Disa fermerë thanë se mungesa e aksesit në energji elektrike në stallat apo stane e bën të pamundur përdorimin e makinave mjelëse. Të tjerët thanë se nuk kishin mundësi të blinin një të tillë.

Fermerët e vegjël shqiptarë të të imtave fokusohen kryesisht në prodhimin e qumështit, ndërsa homologët e tyre në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë priren drejt prodhimit të mishit.

Sektori i deleve dhe dhive përballet me disa sfida, duke përfshirë mungesën e fuqisë punëtore, çmimet e ulëta dhe fonde të pamjaftueshme për investime.

Për sa u përket preferencave të politikave, fermerët e deleve dhe dhive vlerësojnë masat mbështetëse të drejtpërdrejta, të tilla si pagesat për kokë për mjeljen e ripërtypësve të vegjël.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:KONTROLLMUNGESA E SIGURISEqumesht
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Njihuni me historinë më qesharake të arratisjes (Video)
Next Article Iu gjetën në breg veshjet dhe biçikleta, nisin kërkimet për trupin e 58-vjeçarit në Prrenjas, dyshohet se…

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sociale

Rritet numri i të rinjve që vuajnë nga shëndeti mendor

Të rinjtë e vendit tonë çdo ditë e më shumë bien në depresion për shkak të kushteve sociale të vendit,…

2 Min Read
Sociale

Indeksi i Cilësisë së Jetës, Tirana në vendin e parafundit për cilësinë e jetesës

Indeksi i cilësisë së jetës, i përpiluar nga Numbeo, e rendit Tiranën në vendin e 75, duke lënë pas vetëm…

2 Min Read
EkonomiSociale

Studimi: 74% e shqiptarëve kanë lekë sa për të mbylllur muajin

Ndikuar nga situata financiare e familjes, rreth 74 e qytetarëve shqiptarë kanë aq lekë sa për të mbyllur muajin. Ky…

1 Min Read
Sociale

Wizz Air braktis pasagjerët në Itali: Ka defekt avioni

Skandalet me kompaninë Wizz Air nuk kanë të ndalur, ndërsa mbëmjen e djeshme, ka pasur një anulim të fluturimit nga…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?