Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Shpenzimet e Serie A janë më të ulëtat që nga viti 2006/ Premier League, rekord harxhimesh në merkaton e janarit
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Sport

Shpenzimet e Serie A janë më të ulëtat që nga viti 2006/ Premier League, rekord harxhimesh në merkaton e janarit

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:58
Tirana Press
Share
SHARE

Kush thotë që transferimet në dimër, nuk janë momenti ideal për të shitur/blerë futbollistë?

Këtë herë Premier League ka thyer sërisht ‘rekordin’, për shpenzimet bruto të klubeve. Nuk jemi duke folur për një shumë të vogël por për plot 815 milionë sterlina, shpenzime këto të bëra vetëm gjatë muajt janar, 90% më shumë krahasuar me rekordin e mëparshëm prej 430 milionë sterlinash në 2018-n dhe thuajse trefishi krahasuar me merkaton e janarit një vit më parë.

Sipas grupit të biznesit sportiv të Deloitte, klubet e Premier League kanë vendosur një rekord të ri në lidhje me shpenzimet neto të transferimeve gjatë merkatos së janarit – në 720 milionë sterlina, duke eklipsuar rekordin e mëparshëm në janar 2022. (180 milionë sterlina).

Nëse i bashkojmë me shpenzimet rekord në merkaton e transferimeve në verë(1.9 miliardë sterlina), arrijmë në përfundimit se klubet e Premier League kanë shpenzuar në total 2.8 miliardë sterlina në sezon.

Shpenzimi prej 275 milionë sterlinash në “Deadline Day” nga klubet e Premier League përfaqëson një rekord të ri për merkaton e janarit, ndërsa klubet e Premier League përfaqësojnë 79% të shpenzimeve totale të “Big 5” në futbollin europian, duke shënuar përqindjen më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Gjashtë klubet e para të Premier League gjeneruan të ardhura të cilat përfaqësojnë 54% të shpenzimeve totale bruto për transferime në kampionat, ku vetëm Chelsea zë 37% të shpenzimeve totale të kampionatit.

“Shpenzimet rekord nga klubet e Premier League këtë sezon shkojnë përtej asaj që kemi parë deri më tani” – deklaroi Tim Bridge, partner kryesor i Sports Business Group në Deloitte.

Chelsea theu rekord në Premier League angleze, pasi arriti një marrëveshje prej 121 milionë eurosh (107 milionë sterlina) për mesfushorin e Benfica, Enzo Fernandez, fitues i Kupës së Botës me Argjentinën.

Fernandez është blerja e tetë e Chelsea në merkaton e janarit, pasi klubi londinez ka nënshkruar marrëveshje me Mykhailo Mudryk, Benoit Badiashile, Noni Madueke, Andrey Santos, David Fofana dhe Malo Gusto, ndërsa Joao Felix është marrë në huazim nga Atletico Madrid.

Shpenzimet e Serie A janë më të ulëtat që nga viti 2006

Ndryshe nga Premier League angleze, në Itali merkato e transferimeve të janarit kishte shpenzimet më të ulëta të klubeve të Seria A.

Klubet e Seria A shpenzuan në total 28,42 milionë euro për transferimet në janar, shifra më e ulët që nga viti 2006. Fiorentina është klubi që ka shpenzuar më shumë, për një lojtar që ishte pjesë e klubit.

Futbolli italian është duke u rimëkëmbur financiarisht nga pandemia e koronavisurit, por vitin e kaluar, klubet e Seria A kanë shpenzuar 185 milionë euro (201 milionë dollarë).

Katër klubet e para: Napoli, Inter, Lazio dhe Atalanta nuk kanë shpenzuar asnjë euro këtë muaj.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Serbia nuk do kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, plani i BE ‘vë me shpatulla pas muri’ Vuçiç
Next Article Mbreti Charles nuk do të shfaqet në kartëmonedhën e re të Australisë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sport

Nuk do ta besoni sa kushtojnë medaljet e Lojërave Olimpike të Parisit

Lojërat Olimpike në Paris kanë filluar dhe me këtë rast organizatorët kanë përgatitur saktësisht 5084 medalje që do t’u shpërndahen sportistëve…

2 Min Read
ShqipëriaSport

Rekord kombëtar në 5 km rrugë,  atletja shqiptare Luiza Gega shkëlqen në Francë

Kampionia kuq e zi Luiza Gega vijon të shkëlqejë në turnetë ndërkombëtarë duke i bërë shqiptarët krenar anemban globit. Atletja…

2 Min Read
Sport

Fitoi me sukses provat, djali i Ronaldinhos nënshkruan kontratë me Barcelonën

Djali i ish-yllit botëror dhe të Barcelonës, Ronaldinhos, u largua në fillim të muajit janar nga Cruzeiro për të kaluar…

1 Min Read
Sport

Përplasje titanësh sonte në San Siro, Inter përballë Juventus pretendentë për Kupën e Italisë

Inter-Juventus është ndeshja e dytë e Kupës së Italisë që do të mbahet mbrëmjen e sotme në  San Siro mes…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?