Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: “Shitja e Sazanit” te dhëndri i Trump, Rama: Do sjellë fitime të jashtëzakonshme
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

“Shitja e Sazanit” te dhëndri i Trump, Rama: Do sjellë fitime të jashtëzakonshme

Tirana Press
Last updated: 09/07/2024 11:32
Tirana Press
Share
SHARE

“Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”. Kështu shprehet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një prononcim të shkurtër për “Financial Times”, sa i takon planeve të Jared Kushner në Shqipëri.

Rama sqaron se qasja fillestare për projektin miliona dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për transformimin e ishullit të Sazanit u bë nga vetë Kushner.

Kjo ndryshe nga planet e investimeve në Serbi, të cilat duket se patën një “negociator”, ish të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Kushner dhe Grenell bënë uverturën në Shqipëri përpara se të ktheheshin për të investuar në Serbi. I vetmi ndryshim është se në Shqipëri ishte Kushner, jo Grenell, ai që bëri qasjen fillestare”.

“Në Serbi sigurisht që Grenell ishte prezantuesi, por këtu jo”, thotë Rama.

Në mars numri një i Qeverisë theksoi se, Kushner ka bërë një kërkesë zyrtare për ishullin e Sazanit, që ai të investojë aty për ngritjen e një resorti turistik luksoz.

Megjithatë, Rama ka thënë po ashtu se Kushner me kompaninë e tij nuk ka bërë kërkesë zyrtare sa i takon Zvërnecit.

Vetë fakti se investimi mund të ndodhë ndërkaq, sipas Ramës, do të sjellë fitime të jashtëzakonshme për Shqipërinë, pasi sipas tij, në idenë e ngritjes së një zone luksi turistik, një turist aty pritet të shpenzojë një shumë aq sa 100 turistë të zakonshëm në vend, duke u kthyer kështu në një zonë të turizmit të lartë për herë të parë në Shqipëri.

Pak ditë më parë, “The Express Tribune” raportonte se çmimi i një dhome hoteli mund të shkonte në 1.400 dollarë për natë, ndërsa i një vile – 50.000 dollarë.

Projekti ka marrë kritika pasi vlerësohet se ishulli, një zonë e mbrojtur dhe me bukuri të veçanta natyrore, do ti dhurohet një investitori privat dhe do të bëhet i paaksesueshëm për qytetarët e thjeshtë, për shkak të çmimeve të kripura.

Ka zëra që shprehen se kryeministri Rama po shet Sazanin te dhëndri i Trump për interesa politike.

Nisma u bë publike nga vetë dhëndri i Trump fill pasi socialistët miratuan në Kuvend ligjin e shumëkritikuar që parashikon lejimin e ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Donald Trump për transformimin e ishullit të Sazanit u bë nga vetë Kushner.Rama sqaron se qasja fillestare për projektin miliona dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 43-vjeçar ka vrarë partneren e tij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur disa muaj më parë, ku ai më pas ka zhdukur trupin e viktimës. E RËNDË në Itali! Burri vret gruan dhe fsheh vdekjen duke përdorur telefonin e saj për disa muaj
Next Article Goditi vartësen me grusht/ Gjykata liron shefin e departamentit të Ekonomikut, Mirdaim Axhami

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Denoncimi/ Kreu i PS dhunon rojen e shkollës (VIDEO)

Një person shfaqet në një video që qarkullon në rrjet duke dhunuar rojen e një shkolle. Sipas raportimeve, roja i…

1 Min Read
Aktualitet

Arrestohet ish kreu i Kadastrës në Gjirokastër

Vihet në pranga ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës Florian Taçi. Ka qenë një operacion i përbashkët i mirëkoordinuar mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe…

1 Min Read
Aktualitet

Dhunoi gruan dhe ngacmoi seksualisht dy vajzat, arrestohet 39-vjeçari në Kukës

Një 39-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Kukësit, pasi akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij si dhe…

1 Min Read
Aktualitet

Hakerat publikojnë dokumente të brendshme të kompanisë ONE Albania

Pak kohë më parë kompania ONE Albania ra pre e një sulmi kibernetik dhe autorësinë e kësaj e morën hakerat…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?