Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Rrogat u rritën, por puna në shtet po preferohet më pak, bien aplikimet
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Sociale

Rrogat u rritën, por puna në shtet po preferohet më pak, bien aplikimet

Tirana Press
Last updated: 17/05/2024 08:35
Tirana Press
Share
SHARE

Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e preferuar dhe që ngjall interes, duket se nuk ka pasur të njëjtin shkëlqim vitin e shkuar. Në 2023, për 1082 pozicione të lira në administratë, të cilat u shpallën për plotësim nga Departamenti i Administratës Publike, u paraqitën 14584 aplikime.

Kjo përkon me një mesatare prej 13.5 aplikimesh për një vend pune të lirë që sërish mbetet një nivel i lartë interesi, por me rënie në raport me vitin 2022, kur ishte 17.9 aplikime për vend pune, me një rënie prej 24%.

Edhe në vitin 2021, kjo mesatare ishte më e lartë me 15 aplikime për një vend pune të shpallur të lirë. Kurse rekordi është viti i pandemisë së COVID-19. Gjatë 2020, mesatarja e aplikimeve të marra për një vend pune të shpallur të lirë ishte 24.

“Një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë.

Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa i kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht.

Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë.

P.sh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë sesi politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë te vlerat e këtij indikatori” shpjegon DAP në raportin vjetor të 2023.

I njëjti jep gjithashtu disa detaje mbi numrin mesatar të aplikimeve sipas llojit të procedurës.

Kështu procedura e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive – 14.3, procedura e lëvizjes paralele – 1.7, procedura e ngritjes në detyrë – 3, procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese – 23.9.

Raporti nënvizon se nga 14584 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 43% e tyre.

Numri mesatar i aplikantëve të kualifikuar për pozicion pune ka qenë 5.9. Gjithashtu, rezulton se numri mesatar e aplikimeve për një aplikant gjatë vitit 2023 ka qenë 4.7.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se pagat në shtet shënuan rritje të ndjeshme në 2023, me ritme më të larta se tek privati, si rrjedhojë e politikës së qeverisë për ti barazuar ato me rajonin.

Në fund të vitit 2023, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror ishte gati 88 mijë lekë, nga 74.4 mijë lekë në fund të 2022-t, me një rritje prej 13.4 mijë lekësh, ose 18%.

Ndërsa në sektorin privat, paga mesatare mujore në fund të 2023 ishte 69.5 mijë lekë, nga 62.2 mijë lekë në 2022, me një rritje prej 7.2 mijë lekësh, ose 11.5%. /Monitor

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:punesimi ne shtet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “S’jam bërë pishman”, 23-vjeçari që vrau efektivin e policisë: Më shau, e shava!
Next Article Alarm për bombë në shkollën 9-vjeçare! Mesazhi anonim në e-mail: Do ju mbytim me gjak!

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sociale

Pas fermerëve të Myzeqesë, në protestë dhe të Korçës

Pas protestave të mbajtura nga blegtorët e jugut dhe fermerëve të myzeqesë të cilët janë venë në vështirësi për shkak…

2 Min Read
Sociale

Tregu i pronave fillon rënien/ Transaksionet në Tiranë u tkurrën me 20% në 2023-shin

Numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të paluajtshme pësoi rënie vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore…

15 Min Read
Sociale

Iu prishen banesat nga “Vlora Marina” e Manes, qytetarët: Nuk blejmë dot asnjë banjo

Projekti ‘Vlora Marina’ që po zhvillohet nga biznesmeni Samir Mane, në qytetin bregdetar, do të lërë pa shtëpi rreth 20…

4 Min Read
Sociale

“Mund të rrezikohet jeta”/ Pr.ligji për Shëndetin Riprodhues, gjinekologia: S’janë të aftë të marrin përgjegjësi 16 vjeçe

Gjinekologia Xhensila Omeri, e ftuar në një program televiziv ka folur në lidhje me projektligjin për Shëndetin Riprodhues. Ajo ka…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?