Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Për t’u ringritur dhe arritur objektivat në karrierë për vitin 2023, aplikoni 10 strategji efektive!
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Ekonomi

Për t’u ringritur dhe arritur objektivat në karrierë për vitin 2023, aplikoni 10 strategji efektive!

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:59
Tirana Press
Share
SHARE

Bota e punës ka qenë një vend i trazuar në vitin 2022.

Ndërkohë që po e merrnim veten ngadalë nga pandemia, kompanitë luftuan për të mbajtur kokën mbi ujë me rritjen e inflacionit dhe frikërave për recesion.
Problemet e shëndetit mendor dhe burnout në punë vijuan të rriten.

Si pasojë e “Dorëheqjeve të mëdha” (Great Resignation) shprehje si “dorëheqje në heshtje” (quiet quitting), “paranoja e produktivitetit” (productivity paranoja), “pushim nga puna në heshtje” (quiet firing) dhe “pranga në punë” (job cuffing) u bënë tendencat në punë.

Çdo vit sjell me vete pengesa dhe 2023 do të ketë pjesën e tij. Gjëja më e mirë që duhet të bëni për t’u përballur me vitin e ri është të kultivoni dhe ruani qëndrueshmërisë, për të kapërcyer pengesat e panjohura të punës.

Ne nuk mundemi gjithnjë të kontrollojmë problemet në vendin e punës, por mund të kontrollojmë mënyrën se si përballemi me to.

Është një vit i ri dhe ju jeni një njeri i ri – ndaj mund të bëni gjithçka që të jetë viti juaj më i mirë.

Lexoni 10 strategji për të rritur pozitivitetin tuaj dhe të kultivoni mendësi fituese në punë në vitin 2023.

1. Përqendrohuni tek anët pozitive të një situate negative. Në çdo humbje ka një avantazh (fitim) nëse e kërkoni.

2. Identifikoni mundësitë që “fshihen” në një situatë të vështirë. Përqendroni te lajmet e mira që rrethojnë lajmet e këqija. Pyesni veten: “Si mund ta kthej këtë situatë në avantazhin tim? A mund të gjej diçka pozitive në të? Çfarë mund të bëj apo si ta zgjidh këtë situatë?

3. Zhvilloni mendësinë në rritje. Mendojeni një disfatë si një mësim prej të cilit mund të rriteni, jo si një dështim me të cilin duhet të përballeni. Pyesni veten se çfarë mund të mësoni nga një rezultat jo i suksesshëm në punë apo nga një disfatë dhe përdoreni si një trampolinë në vend të një pengese në rrugë.

4. Rrisni qëllimin tuaj. Kur ndiheni të kërcënuar, truri është i predispozuar për ta kufizuar dhe shënjestruar kërcënimin si të jetë objektivi zoom i një aparati fotografik. Kjo kufizon aftësinë për të parë tablonë e plotë. Zgjeroni perspektivën tuaj me një objektiv me kënd të gjerë që do t’ju çojë drejt mundësive më të mëdha. Mendoni të gjithë njerëzit dhe gjërat për të cilat jeni falënderues në punë dhe në shtëpi.

5.Guxoni. Rrezikoni nga pak dhe dilni jashtë zonës së komfortit në situata të reja, në vend që të parashikoni rezultate negative para se t’i provoni. “Nuk do të shkoj te festa e punës sepse kam frikë se nuk do të njoh askënd” shndërrohet në “Nëse shkoj në festën e punës mund të gjej një mik të ri”.

6. Mos e ekzagjeroni një situatë të vështirë. Bëni ndryshime të vogla të perspektivës dhe mos lejoni që një përvojë e vetme negative të ndikojë në vizitonin tuaj të përgjithshëm. “Nuk arrita të promovohem, ndaj nuk do t’i arrij kurrë objektivat e mi në karrierë” shndërrohet në “Nuk e arrita promovimin, por mund të bëj disa hapa të tjerë për të arritur objektivat në karrierë”.

7. Përqendrohuni te zgjidhja, jo vetëm te problem. Nëse largoheni nga problemi dhe fokusoheni te një gamë e gjerë mundësish, do të jeni në gjendje të përballeni me situatat e paparashikueshme të jetës.

8. Praktikoni një mendim pozitiv me veten. Pas një zhgënjimi të madh, nënvizoni triumfet dhe vlerësoni “të metat” tuaja, në vend që të torturoni veten me “mangësitë”. Bëni një listë të të gjithë aftësive tuaja. Lexojeni shpesh. Përgëzojeni veten çdo herë që arrini një objektiv.

9.Shoqërohuni me njerëz pozitivë. Optimizmi është ngjitës. Kur rrethoheni nga njerëz optimistë, pozitivizmi që transmetohet dhe potenciali për mundësi ka më shumë gjasa të realizohet.

10.Përpiquni të shihni fillime të reja në situata të vështira. Dështimi nuk është as personal dhe as përfundimtar. Imagjinojini dështimet si të përkohshme dhe kuptoni se mund t’i kapërceni ato. Sa herë që ringriheni pas një dështimi, keni sukses. Këmbëngulja rrit mundësitë për të arritur suksesin.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 26 viktima në tragjedinë e Gërdecit , SPAK ‘fundos’ Fatmir Mediun!
Next Article Durrës/ Gjykata lë në burg dy të rinjtë që grabitën dyqanin ushqimor

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

EkonomiSociale

Shëndetësia falas? Banka Botërore: Shqiptarët shpenzojnë 700 – 750 mln $ në vit nga xhepi

Si një vend në zhvillim, Shqipëria ka shpenzime të ulëta për frymë për shërbimet shëndetësore, përfshi edhe medikamentet, por pagesat…

7 Min Read
EkonomiSociale

Pensione edhe me Greqinë? Reagon zv.ministrja e Ekonomisë: Dakordësia është arritur, por duhet edhe…

Një nga marrëveshjet më të shumëpritura pas Italisë, është edhe ajo me Greqinë, ku përllogaritet të jenë 700 mijë deri…

1 Min Read
Ekonomi

Rritja e çmimit të nënprodukteve të qumështit, eksperti: Abuzuese, do kthehet në ‘boomerang’ për begtorët

Drejtuesi i Shoqatës në Mbrojte të Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli, lidhur me situatën e rritjeve të çmimeve të nënprodukteve…

1 Min Read
Ekonomi

Shqipëria e fundit në rritjen e pagave sipas Bankës Botërore

Qeveria shqiptare ndërsa po thurte një plan ambicioz për rritjen e pagave në dy vitet e ardhshme në sferën e…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?