fbpx
E premte, 6 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

 PD: Pushtetarët ushtrojnë presion ndaj punonjësve të Administratës për t’u anëtarësuar në PS

Tirana Press by Tirana Press
04/03/24 - 02:39
in Politikë
A A
 PD: Pushtetarët ushtrojnë presion ndaj punonjësve të Administratës  për t’u anëtarësuar në PS
7
VIEWS

Nënkryetari i PD Roland Bejko, me anë të një reagimi për mediat deklaroi se punonjës të administratës, drejtues shkollash, mësues, edukatorë, infermierë apo punonjës të personelit mbështetës, merren në takimet e fushatës së anëtarësimeve në PS. Bejko deklaroi se punonjësit janë nën presion, duke u kërcënuar me vendin e punës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI, ROLAND BEJKO

Partia Demokratike e Shqipërisë denoncon presionin e jashtëzakonshëm që është duke u ushtruar ndaj administratës publike lidhur me fushatën e anëtarësimeve në Partinë Socialiste. Ajo që po paraqitet për propagandë si një fushatë normale dhe me dëshirën e njerëzve, në të vërtetë fsheh presionin që pushtetarve qendrorë dhe lokalë bëjnë ndaj vartësve të tyre.

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Mjafton të shohësh fotot që ata shpërndajnë për të parë dhe për të kuptuar që në fakt pjesëtarët e këtyre takimeve janë punonjës të administratës, drejtues shkollash, mësues, edukatorë, infermierë apo punonjës të personelit mbështetës, që merren në takime nën presionin e vendit të punës dhe jo të dëshirës së tyre vetjake.

Kjo nuk është hera e parë që Partia Socialiste bën të njëjtin presion ndaj administratës, ku herë nën kërbaçin e vendit të punës dhe herë të tjera nën syrin vigjilentë të patronazhistëve, përditë dhe më shumë e bëjnë këtë vend të pajetueshëm, duke i detyruar njerëzit të largohen nga sytë këmbët, për shkak të mundësive të pakta të lirisë që ngushtohet përditë dhe më shumë.

Propaganda e administratës së depolitizuar nuk mund të justifikohet me presionin dhe shantazhin për bukën e gojës. Të njëjtin gabim, si socialistët sot, e ka bërë më parë, në 2012 edhe Sali Berisha me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët detyruan nëpunësit e administratës të merrnin teserat e Partisë Demokratike, por që kjo praktikë u refuzua me vota nga qytetarët në zgjedhjet e 2013. Kjo do ndodhë edhe me Edi
Ndaj, Partia Demokratike e Shqipërisë synon t’i japë fund kësaj maskarade me administratën publike, duke u dhënë shqiptarëve dhe punonjësve lirinë e duhur për të zgjedhur dhe mundësinë për të qenë të patrysnuar në preferencat e tyre politike.

Partia Demokratike e Shqipërisë, nesër në pushtet, do ta modernizojë administratën publike, duke e bërë atë efikase dhe duke u dhënë qytetarëve mundësinë për të qëndruar në vendin e punës vetëm si pasojë e aftësive dhe meritave dhe jo e presionit apo dhunës partiake duke i dhënë fund njëherë e mirë sundimit të partitokracisë dhe liderit të partisë në pushtet, mbi shtetin.

Tags: antaresim ne PSPDpresion administratesqeveriaRoland Bejko

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
4
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post
Aksident i rëndë në Pajovë të Elbasanit, përplasen disa automjete

Aksident i rëndë në Pajovë të Elbasanit, përplasen disa automjete

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.