Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Passport Index – Serbia pasaporta më e fuqishme në rajon. Ja renditja e Shqipërisë dhe Kosovës
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
BotaRajoniShqipëria

Passport Index – Serbia pasaporta më e fuqishme në rajon. Ja renditja e Shqipërisë dhe Kosovës

Tirana Press
Last updated: 17/03/2023 15:44
Tirana Press
Share
SHARE

Ashtu siç është bërë traditë tashmë, edhe këtë vit kompania që merret me migrimin dhe konsulenca për shtete e qytetarë rreth lëvizjes nëpër botë ka bërë një renditje të pasaportave më të fuqishme. Në këtë listë qëndrojnë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pasaporta e fuqishme lidhet me mundësinë që ta ofron ky dokument për të udhëtuar në sa më shumë vende pa nevojën e marrjes së një vize. Ajo që bie në sy më tepër është se, në krye të vendeve të rajonit është Serbia. Kjo pasaportë renditet në vendin e 38-të.

Mbajtësit e pasaportave serbe kanë akses pa viza pas mbërritjes në të gjithë vendet e Bashkimit Evropian. Kjo lejon udhëtim pothuajse të menjëhershëm në mbarë botën. Megjithatë, mbajtësit e pasaportave serbe kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 94 destinacione.

Disa prej vendeve ku kërkohet vizë janë India, Shtetet e Bashkuara dhe Australia etj. Në krah me të Maqedonisë së Veriut në renditje qëndron ajo e Malit të Zi. Pasaporta malazeze renditet e 46-ta me 124 destinacione që mund të aksesohen pa viza. Mbajtësit e kësaj pasaporte kanë akses pa viza në të gjitha vendet evropiane, në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut, si dhe në Rusi dhe Turqi.

E ndërsa mbajtësit e pasaportave maqedonase kanë akses pa viza dhe viza pas mbërritjes në vende si Brazili, Izraeli, Turqia dhe i gjithë Bashkimi Evropian.

Mbajtësit e pasaportave maqedonase kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 106 destinacione në botë. Pjesë e disa vendetve ku kërkohet viza janë Kina, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar. Katër vende më poshtë në renditje është Bosnja dhe Hercegovina.

Pasaporta boshnjake aktualisht renditet në vendin e 50-të. Ajo siguron akses pa viza në 117 vende. Mbajtësit e pasaportave boshnjake kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 112 destinacione në botë. Disa nga vendet ku kërkohet vizë janë Australia, Japonia dhe India.

Ndërsa Shqipëria jonë mban numri e 51-të në renditje. Pra siguron qasje pa viza në 116 vende duke i dhënë një rezultat të përgjithshëm mesatar të lëvizshmërisë.

Mbajtësit e pasaportave shqiptare kanë akses pa viza në mbërritje në vende si Brazili, Izraeli, Turqia dhe në të gjithë Bashkimin Evropian. Kjo renditje lejon një udhëtim pothuajse të menjëhershëm në mbarë botën. Megjithatë, mbajtësit e pasaportave shqiptare kërkojnë vizë për të hyrë në rreth 113 destinacione në botë. Disa nga vendet ku kërkohet viza janë Kina, Japonia dhe India.

Në këtë renditje e fundit mbetet Kosova sa i takon Ballkanit Perëndimor. Kosova mban numrin 101 në renditje krahas Bangladeshit dhe Libisë.

Me këtë pasaportë mund të udhëtosh në vetëm 53 vende pa viza, kështu që mban vendin e 90-të, bashkë me Butanin, Kamboxhian, Çadin, Komorosin dhe Nigerin. pasaporta më e fortë në botë është ajo e Japonisë, e cila kryesoi indeksin për të pestin vit radhazi. Ndërsa dy vende të tjera në Azi u renditën të dytat: Koreja e Jugut dhe Singapori.

Të dyja këto pasaporta lejojnë qytetarët me pasaportë në 192 vende pa vizë. Shetet si Gjermania dhe Spanja u renditën në vendin e tretë me akses në 190 destinacione. Pasaporta amerikane u rendit në vendin e shtatë me Belgjikën, Republikën Çeke, Zelandën e Re, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Të gjitha vendet u ofrojnë qytetarëve vizita pa viza në 186 vende. Indeksi i Pasaportave Henley thotë se pret që SHBA të qëndrojë në mënyrë solide në nr. 7 në listë, Global Citizen Solutions Global Passport Index i vitit të kaluar e quajti pasaportën amerikane më të fuqishmin në botë bazuar në renditjen e investimeve, cilësisë së jetës dhe indekseve të përmirësuar të lëvizshmërisë në vitin 2022.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:KosovëPassport IndexSerbiShqipëri
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “TIMES” rendit Beratin si një ndër 50-vendet më të bukur në botë
Next Article Fiku dritat i fundit, Stresi shpallet fituesi i Edicionit të parë BBVK

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

U arrestua në Belgjikë/ Kush është Leonard Duka, armiku i betuar i Ervis Martinajt

Leonard Duka është arrestuar këtë të shtunë në Belgjikë, falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me atë belge. Por kush është…

3 Min Read
Politikë

PD: Kryebashkiaku i Shijakut po prish shtëpitë e banorëve për të ndërtuar supermarket

Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar në një deklaratë për mediat kryebashkiakun e Shijakut, Elton Arbana, të…

5 Min Read
Aktualitet

Ra në greminë duke rregulluar kanalin vaditës, humb jetën 59-vjeçari në Elbasan

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Fushë Buall-Shushicë. 56-vjeçari Nazmi Boja ka humbur jetën pasi ka rënë…

1 Min Read
Bota

Sulm me thikë në Francë – Katër fëmijë të plagosur

Një shtetas sirian plagosi katër fëmijë të vegjël dhe një të rritur në një sulm me thikë në një park…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?