Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: PARADOKSI/ Qeveria shkurton orët e punës për administratën në zyra, por lë policët 12 orë në ditë në temperatura 40°C, duhet të shpërndajnë dhe ujë!
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Sociale

PARADOKSI/ Qeveria shkurton orët e punës për administratën në zyra, por lë policët 12 orë në ditë në temperatura 40°C, duhet të shpërndajnë dhe ujë!

Tirana Press
Last updated: 21/07/2024 11:24
Tirana Press
Share
SHARE

Qeveria shqiptare vendosi këtë javë të shkurtonte orarin zyrtar të punës për punonjësit e administratës publike. Një vendim i marrë më herët nga Kosova për shkak se të temperaturave shumë të larta, duke shkurtuar orët e punës për një sërë kategorish, duke përfshirë ndërtimin, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna, etj.

Ndërkohë, në Shqipëri qeveria vendosi që orari të shkurtohet vetëm për punonjësit e administratës. Pra, të gjithë ata që qëndrojnë në zyra me kondicioner dhe nuk është se ndikohen shumë nga i nxehti, sepse orari zyrtar fillon herët në mëngjes dhe përfundon pasdite.

Megjithatë, zyrtarisht qeveria deklaroi se orari nuk po shkurtohej për shkak të të nxehtit dhe temperaturave të larta që po kalon vendi, por për të përmirësuar fleksibilitetin dhe efikasitetin.

Në një kohë që orari për administratën që punon në zyra dhe është realisht shumë fleksibël sepse janë gjatë gjithë turnit në ajër të kondicionuar, efektivët e Policisë së Shtetit jo që nuk kanë këto kushte, por nga 8 orë tashmë duhet të punojnë 12 orë në ditë dhe pa pushim nga 16 qershor deri në datën 15 shtator.

Janë me qindra ankesa që kanë mbërritur në redaksinë e newsbomb.al nga punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët janë nxjerr në gatishmëri përgjatë gjithë sezonit veror, për të punuar 12 orë në shërbim, pra +4 orë më shumë se gjatë turnit normal, në temperatura 40 gradë celcius, por që për shkak të lagështirës në ajër, ndihet disa gradë me tepër.

Publikisht është deklaruar se punonjësit e Policisë së Shtetit kanë pranuar vetë që të punojnë nga 12 orë në ditë, pa pushim, kundrejt një pagesa që do të jetë bonus mbi pagën mujore, ama e vërteta është se vendimi i Këshillit të Ministrave ka qenë detyrues për ta.

“Zgjatja e kohës normale të punës/shërbimit, 4 (katër) orë për çdo turn/shërbim, gjatë sezonit turistik veror, për periudhën nga data 16 qershor deri në datën 15 shtator, kompensohet me pagë dhe pagesa kryhet bashkë me pagën mujore të muajit kur është kryer shërbimi.”.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

E vetmja lehtësi në gjithë këtë torturë verore, me detyrim, për Punonjësit e Policisë së Shtetit është urdhri i pak ditëve më parë nga klryepolici Muhamet Rrumbullaku, i cili vendosi që jelekët taktikë të hiqen nga uniforma e përditshme gjatë sezonit të verës, për shkak të temperaturave të larta dhe materialit përbërës që jelekët kanë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article DALIN FOTOT/ Ky është kamerieri dhe klienti që humbën jetën nga breshëria e kallashnikovit në Memaliaj
Next Article I ekzekutuan babain në Memaliaj, kush është Andrea Kalemi dhe saga e vrasjeve në dy vite

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

AktualitetSociale

Banorët e Durrësit protestojnë kundër rikonstruksionit të pallatit: Na njoftuan në momentin e fundit

Ditën e sotme banues të një pallati në lagjen 17, pranë Rajonit të Policisë së qytetit të Durrësit kanë protestuar…

1 Min Read
Sociale

Komente bullizuese për banorët dhe familjarët e tyre, Big Brother merr vendimin drastik ndaj publikut

Moderatorja Arbana Osmani mbrëmjen e spektaklit ka komunikuar vendimin që ka marr "Big Brother" në lidhje ndaj publikut. Bëhet me…

1 Min Read
Sociale

Administrata nis muajin me paga më të larta, rrogat e reja për 135 mijë punonjës

Rritja e pagave për administratën publike hyn në fuqi këtë të hënë, më 1 korrik. Rritja përfshin 135 mijë punonjës…

3 Min Read
ShqipëriaSociale

“Bukë, kripë e zemër”/ Jemi ndër të fundit në botë për dhurimin e kohës vullnetare

Bujaria, gatishmëria për të dhuruar, për të ndihmuar dhe për të mbështetur të tjerët kanë qenë karakteristikë e shqiptarëve në…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?