Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: “Nxënësit shqiptarë të fundit në botë për kreativitet”/ Qëndresa Qytetare: Të dorëhiqet elita drejtuese e MAS
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

“Nxënësit shqiptarë të fundit në botë për kreativitet”/ Qëndresa Qytetare: Të dorëhiqet elita drejtuese e MAS

Tirana Press
Last updated: 19/06/2024 09:50
Tirana Press
Share
SHARE

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ka publikuar raportin e vlerësimit të kreativitetit të nxënësve në 64 vende të botës. Për herë të parë, është matur aftësia e nxënësve 15 vjeçar në “të menduarit krijues”.

Raporti i përkon vitit 2022 dhe vëllimi i tretë që u publikua nga PISA kishte të bënte vlerësimin e nxënësve në të menduarit krijues. Sipas kësaj matje, Shqipëria është renditur në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë në renditjen me 64 shtete.

Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga Qëndresa Qytetare e cila teksa e ka konsideruar raportin si dramatik ka kërkuar që të të dorëhiqet elita drejtuese e MAS.

Qëndresa Qytetare i kërkon klasës politike, shoqërisë civile dhe medias ta shohin arsimin si një Emergjencë Kombëtare, pasi nëse arsimi bie ka rënë mbarë shoqëria.

“Mendimi krijues shkatërrohet kur institucionet arsimore drejtohen nga kopjacët. Nepotizmi, emërimet politike në sektorin e arsimit, korrupsioni në këmbim të notës dhe vendit të punës janë në themel të rrënimit të arsimit publik në vend, alarm që Qëndresa Qytetare e ka ngritur prej një dekade.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) për herë të parë ka matur aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në mbarë botën për të menduar në mënyrë krijuese si një mënyrë për të vlerësuar aftësinë e tyre.

Rezultatet e këtij studimi rezultuan dramatike për vendin tonë, pasi nxënësit shqiptar u renditën të fundit.

Në  studim morën pjesë 64 shtete,  teksa në vendin e parë është renditur Singapori me një vlerësim prej 41 pikësh dhe Shqipëria mbylli me turp tabelën  me vetëm 13 pikë.

Ky studim duhet lexuar nga ekspertët e fushës të cilët duhet të ngrenë alarmin për regresin e arsimit shqiptar, që sot është në të njëjtat nivele të viteve 2000.

Qëndresa Qytetare kërkon shkarkimin e elitës drejtuese të Ministrisë së Arsimit e cila ka përgjegjësitë kryesore për këtë degradim të nivelit të nxënësve.

Qëndresa Qytetare i kërkon klasës politike, shoqërisë civile dhe medias ta shohin arsimin si një Emergjencë Kombëtare, pasi nëse arsimi bie ka rënë mbarë shoqëria”.

Raporti i PISA thotë se ky hendek është më shumë se 2.5 herë më i madh se mesatarja e Organizatës për zhvillimin dhe bashkëpunimin Ekonomik.

Sipas raportit, vajzat ia kalonin djemve në të menduarit krijues në pothuajse të gjitha sistemet arsimore që janë marrë në analizë nga PISA.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:MASxnesnes
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Tragjedi! Mbi 550 pelegrinë vdiqën në Mekë për shkak të të nxehtit
Next Article “Isha vetëm 15 vjeç”/ Notarja akuzon ish-trajnerin se abuzoi seksualisht me të: Më la shtatzënë dhe abortova

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Tiranë/ 28-vjeçari gjendet i varur në shtëpinë e tij, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.…

1 Min Read
Aktualitet

Lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh pranë vijës bregdetare, Prokuroria Sarandë kërkon arrestimin e 11 zyrtarëve

Prokuroria Sarandë kërkon arrestimin e 11 zyrtarëve, të cilët akuzohen se lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh në vijën bregdetare.…

2 Min Read
Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë! Dyshohet se një person…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditë ne sotme në Tiranë.Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës…

0 Min Read
Aktualitet

Lejoi 37- vjeçarin për të kaluar bagëtitë pa doganë, procedohet doganieri në Kakavijë

Blutë e Gjirokastës në bashkëpnim me Policinë Rrugore kanë proceduar penalisht doganierin A. Ç., i cili ka lejuar kalimin kontrabandë…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?