Një eklips total diellor, ose një shtrirje e përsosur e Tokës, Hënës dhe Diellit, do të ndodhë më 8 prill dhe do të jetë i dukshëm nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Eklipsi do të zgjasë katër minuta e gjysmë dhe do të mund të shihet në faqen e internetit dhe kanalin YouTube të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-së, raporton Sky News.
Ndryshe nga një eklips i pjesshëm diellor, eklips total diellor e errëson qiellin sikur të ishte muzg dhe ju lejon të shihni koronën e Diellit, d.m.th., atmosferën e tij të bardhë të ndritshme.
“Një eklips total diellor është një nga pamjet më të bukura të natyrës dhe mund të jetë i rrallë kudo në galaktikë”, tha profesori i astrofizikës në Universitetin e Oksfordit, Chris Lintott.
Shkencëtarët e NASA-s janë veçanërisht të interesuar për njohuritë e reja rreth koronës së Diellit që mund të fitohen kur ata dërgojnë aeroplanë kërkimor në një lartësi prej rreth 15 kilometrash gjatë eklipsit.
Korona e Diellit është një mister për shkencëtarët, sepse është qindra herë më e nxehtë se sipërfaqja e Diellit dhe burimi i erës diellore.
Në studimin e këtij fenomeni pritet të marrin pjesë qindra qytetarë, duke matur qetësinë e shpendëve dhe kafshëve të tjera, rënien e temperaturës në Tokë dhe efektin në kanalet e komunikimit.
Por paralajmërimeve zyrtare i shtohet dhe teoritë e të ashtuquajtura konspiracioniste dhe besimet se eklipsi mund të jetë një shenjë e diçaje më të madhe, të kombinuar me evente të tjera dhe me shkronjën ‘X’, sipas hartës së vendndodhjeve nga ku ai mund të shihet në SHBA.
Përdoruesi i rrjetit Reddit, u/wefellinloveinnyc shpjegonte se “në kohën e eklipsit është parashikuar një event masiv sakrifikimi njerëzor”.
Ai shtonte se vendndodhjet nga ku mund të shihet eklipsi i 8 prillit dhe linja e vendndodhjeve të eklipsit solar të 2017 në SHBA, formojnë gërmën “X” dhe mund të trondisin linjat sizmike duke shkaktuar tërmete.
Megjithëse tërmetet nuk kanë lidhje me eklipset diellore, përdoruesit thonin se një tërmet në linjën sizmike ‘New Madrid Fault Line’ në SHBA, do të ishte 20 herë më i fortë se tërmeti me epiqendër në zonën sizmike të Jugut të Kalifornisë.
Përdoruesi shkonte dhe më tej duke shtuar se kryqi ‘X’ i krijuar diku në Texas, është pranë një fabrike gjigante të grupit Tesla.
Ata shpjegonin: “Meqë po flasim për gërmën X, Elon Musk ndryshoi emrin e rrjetit Twitter në X. Ndërkohë nëna e fëmijës së tij, Grimes, ka postuar më parë një imazh të çuditshëm në Instagram ku paralajmëronte ardhjen e covid dhe diku poshtë saj tregohej dhe një eklips diellor.”
Konspiracionisti shtonte se këto ishin tepër koincidenca për t’u konsideruar rastësi, prandaj sipas tyre “një sakrificë masive njerëzore mund të jetë duke u përgatitur”.
Pëdoruesi vazhdonte më tej në postim: “Nuk jam vetëm paranoiak por dihet sa agresive është simbolika që ata përdorin, nxit të gjithë të mbrohen më 8 prill pasi nuk kam besim te këta psikopatë”.
Postimi kishte tërhequr vëmendje të madhe dhe kryesisht miratim nga përdoruesit e rrjetit.
Përdoruesi U/momsister5throwaway shkruante: “E drejtë, besoj se diçka do të ndodhë sepse ndjehet