Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Merr fund arratia e efektivit që plagosi drejtorin e ERE, shkon dorëzohet në Polici Erjon Goxhara
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

Merr fund arratia e efektivit që plagosi drejtorin e ERE, shkon dorëzohet në Polici Erjon Goxhara

Tirana Press
Last updated: 21/08/2024 18:04
Tirana Press
Share
SHARE

Pas 48 orësh në arrati efektivi i Policisë, Erjon Goxhara, i cili qëlloi me armën e shërbimit drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kostën, ka vendosur t’i japë fund arratisë.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se pasditen e kësaj të mërkure efektivi Goxhara është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, së bashku me armën e shërbimit me të cilën qëlloi 45-vjeçarin.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme“, njofton Policia. 

Ngjarja u regjistrua dy ditë më parë, të hënën, rreth orës 14:30 në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”. Efektivi i Policisë, Erjon Goxhara, 46-vjeç, për motive të dobëta qëlloi disa herë me pistoletë shtetasin Lorenc Kosta. Si pasojë e të shëntave ai mori disa plagë në trup, kryesisht në zonën e barkut dhe në gjymtyrët e mëposhtme.

Menjëherë pas ngjarjes Kosta, u dërgua për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori Erjon Goxhara u largua nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur ndjekjes policore.

Shkak i kësaj ngjarje u bë xhelozia, pasi bashkëshortja e efektivit kishte marrëdhënie jashtëmartesore me drejtorin e ERE, Lorenc Kostën.

Bashkëshortja e policit, e cila punon si juriste në Entin Rregullator të Energjisë ku është drejtor Kosta, ka pranuar para të shoqit tradhtinë por ka insistuar se ka ndodhur vetëm një herë. Madje, edhe mëngjesin e ngjarjes, ajo është takuar me Erjon Goxharen dhe nipin e tij.

Edhe gjatë këtij takimi ka pasur tone të ngritura dhe debat të fortë, por gruaja e policit nuk ka pranuar të kërkojë falje. Report Tv thotë se ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në periferi të Tiranës.

Në dosje shkruhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Erjon Goxharas ka goditur veten me grushte. Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore, djali i çiftit ka konfirmuar konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet për lidhjen jashtë martesore.

Polici i ka kërkuar të shoqes që të kërkonte ndjesë, por që kjo e fundit nuk ka pranuar dhe në të njëjtën ditë që është takuar me gruan dhe nipin e tij, ai ka shkuar në zonën e “Komunës së Parisit” ku jetonte, lagje në të cilën jetonte po ashtu edhe Lorenc Kosta.

Prokuroria e Tiranës thotë se efektivi e ka mbajtur në vëzhgim drejtorin e ERE-s dhe deri në këtë fazë hetimi, ka dyshime se nuk ka patur qëllim ta vrasë.

Djali i policit Erjon Goxhara ka treguar para hetuesve takimin me të atin pas plagosjes te “Komuna e Parisit”. Ai ka thënë se janë larguar me taksi nga Rrethi i Shkozës deri te Fresku, aty ku babai i tij është ndeshur me dy policë civilë që i kishin thirrur në emër Erjonit.

Sipas dëshmisë së djalit, i ati i ka thënë ta ndiqte dhe të largoheshin bashkë, por ai ka ndaluar kur ka parë civilët. Madje, edhe ata i kanë kërkuar që të dorëzohej, por Erjon Goxhara mësohet të jetë shprehur “më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”.

“Rreth orës 14:35 më ka marrë në telefon babai im dhe më ka thënë se kishte plagosur Lorencin me armë. Unë e kam pyetur i revoltuar se përse e bëri. Pas kësaj telefonate më ka marrë sërish dhe më ka thënë që të dilja te rrethi i Shkozës pasi do të shkonim në zonën e Freskut. Unë kam dalë në vendin ku më tha ta prisja.

Pasi babi ka ardhur te rrethi i Shkozës në këmbë, ne kemi marrë një taksi dhe jemi nisur për në zonën e Freskut. Sapo kemi mbërritur te zona e Thesarit të Shtetit, kemi zbritur të dy nga taksia dhe shoferit të taksisë i tha të priste kurse mua më tha që ta ndiqja.

Menjëherë në këtë moment sapo kemi zbritur na janë afruar 2 punonjës policie të veshur civil të cilët e kanë thirrur në emër babain tim dhe ai sapo i pa u largua me vrap mes pallateve duke u thënë këtyre personave që më mirë vras veten sesa të kalbem në burg”, ka thënë djali.

Kjo lëvizje me të birin drejt Dajtit bëri që Policia t’i përqëndronte kërkimet drejt asaj zone, por efektivi Erjon Goxhara ka vendosur që pasditen e kësaj të mërkure t’i japë fund arratisë dhe të shkojë të vetëdorëzohet në Polici.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Anija me mbetje toksike, Prokuroria e Durrësit nis hetimet në bashkëpunim me institucionet evropiane për kontrabandë mallrash
Next Article Dëshmia e policit Erion Goxhara: Nuk doja ta vrisja Lorenc Kostën, më kërcënonte me heqje nga puna

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Bie në prangat e policisë “zjarrëfikësi” 22-vjeçar, ja çfarë ju gjet në makinë 

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 22 vjeçar i cili ditën punonte si zjarrëfikës dhe në mbrëmje shpërndante…

2 Min Read
Aktualitet

Shkodra si ‘Big Brother’, zbulohen edhe 38 kamera të tjera të grupeve kriminale

Policia e Shkodrës ka çmontuar edhe 38 kamera të instaluara nga grupet kriminale në Shkodër në shtylla elektrike, me qëllim…

1 Min Read
Aktualitet

Urgjente! 5-vjeçarin e shtyp freza, kërkohet gjak tek Trauma

Erik Aliraj 5 vjeç është shtypur nga freza që punon tokën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë. I mituri…

1 Min Read
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Patos

Nje aksident ka ndodhur pak minuta me pare ne aksin rrugor Fier- Patos, ne vendin e quajtur “ Kthesa e…

0 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?