Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Meksikë, shënohet viktima e parë në botë nga gripi i shpendëve
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Bota

Meksikë, shënohet viktima e parë në botë nga gripi i shpendëve

Tirana Press
Last updated: 06/06/2024 10:03
Tirana Press
Share
SHARE

Rasti i parë fatal i gripit të shpendëve H5N2 në mbarë botën është konfirmuar në Meksikë. Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se një burrë 59-vjeçar ndërroi jetë në kushte të rënda shëndetësore, pasi ishte paraqitur në spital me simptomat që përfshinin ethe diarre dhe të përziera.

Ai vdiq më 24 prill, në një institut të specializuar në kryeqytetin meksikan, disa orë pasi u shtrua në të për trajtim mjekësor. “Ky është rasti i parë i konfirmuar nga laboratori i virusit të influencës A(H5N2)”-sqaroi OBSH. Pacienti u paraqit më 17 prill në spital. Ai nuk kishte kontakte të njohura me zogj ose kafshë të tjera, por kishte disa sëmundje themelore.

Vdekja vjen pas zbulimit në mars të rasteve të H5N2 në zogjtë e kultivuar në shtetin e Michoacan, i cili është fqinj me shtetin meksikan ku jetonte viktima. Por sipas Ministrisë meksikane të Shëndetësisë, asnjë rast tjetër njerëzor i H5N2 nuk është identifikuar dhe nuk ka rrezik për popullatën e përgjithshme. Edhe OBSH e konsideron rrezikun e përhapjes së sëmundjes si të ulët. Lloji H5N2 është i ndryshëm nga H5N1 që shkakton shpërthimin aktual të lopëve në SHBA, në të cilin janë raportuar edhe tre vdekje në njerëz.

Gripi i shpendëve ka prekur kafshët e egra rreth e rrotull botës dhe tani është duke u përhapur edhe te lopët. “Nëse nuk e studiojmë nivelin e përhapjes së tij, atëherë ne nuk mund t’u tregojmë njerëzve për pasojat. Nuk duhet ta lëmë të na rrëshkasë situata nga duart”-njoftoi një grup patologësh të udhëhequr nga Lineke Begeman. Ajo thotë se relativisht pak njerëz janë infektuar me këtë virus, por ai ka një shkallë të lartë të vdekjes: më shumë se 50% e njerëzve të infektuar kanë humbur jetën. Për më tepër, ndikimi të kafshët ka qenë shkatërrues.

Ndërkaq, së fundmi shkencëtarët njoftuan se në kontinentin e Antarktidës për herë të parë është zbuluar gripi i shpendëve (H5N1). Sipas gazetës “The Guardian”, shkencëtarët në bazën Primavera, stacioni i kërkimit shkencor i Argjentinës në Antarktidë, ekzaminuan dy puffinë (zog deti) të ngordhur. Shkencëtarët theksuan se në dy puffinët u zbulua gripi i shpendëve dhe vunë re se këto ishin rastet e para në kontinentin e Antarktidës. Komiteti Shkencor për Kërkimet e Antarktidës raportoi se disa raste të dyshuara për H5N1 u gjetën gjithashtu në gjirin Hope në Antarktidë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Alarmgripi i shpendevemeksikeOBSHrrezik
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Përshtatën hotelin si “fole” prostitu*ioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë
Next Article Tensione brenda dhe jashtë Kuvendit/ Nikolla përjashton Nokën: Mos më kërcëno!

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Bota

Polici turk vret gruan, dy fëmijët dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ankara të Turqisë, ku një polic vrau familjen e tij. Polici Veysel Öztürk …

1 Min Read
BotaShëndet

Raporti: Deri në vitin 2035 mbi gjysma e popullësisë do të jetë obez

Federata Botërore e Obezitetit në harkun kohor të brenda 12 viteve parashikon se 51% e popullsisë botërore do të jenë…

2 Min Read
Politika

Përfaqësuesi i BE Borrell – Të gjithë duam paqe përveç Rusisë

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, në fund të një vizite zyrtare në Kolumbi,…

1 Min Read
Bota

Ndodh edhe kjo: 45 vjeçari vret fqinjin se e pyeste shumë shpesh pse nuk martohej

Një burrë në Indonezi ka vrarë fqinjin e tij pasi ky e ngacmonte vazhdimisht për faktin që nuk ishte i…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?