Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Mbetjet toksike në Portin e Durrësit/ Muçollari: Qeveria Rama hesht dhe manipulon kodet doganore
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Sociale

Mbetjet toksike në Portin e Durrësit/ Muçollari: Qeveria Rama hesht dhe manipulon kodet doganore

Tirana Press
Last updated: 28/08/2024 12:29
Tirana Press
Share
SHARE

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denoncoi sot se është një skandal çështja e trafikut ndërkombëtar të lëndëve toksike në Portin e Durrësit. Sipas tij, qeveria Rama hesht dhe manipulon kodet doganore të lëndëve të rrezikshme për interesa të pisëta. 

“Dyshimet janë të arsyeshme dhe sipas të dhënave nga burime të mirinformuara, ky trafik ka ndodhur shpesh.
Kemi një pyetje të drejtpërdrejtë për institucionet përgjegjëse: A janë nisur nga ky port në janar të këtij viti, 550 kontejnerë me ngarkesa të ngjashme?”, u shpreh Muçollari. 

Deklarata e plotë:

Më 4 korrik, këtu në Portin e Durrësit, te kalata lindore, janë ngarkuar mbi 100 kontejnerë me lëndë të rrezikshme, të dyshuar si toksike sipas Rrjetit të Bazelit, dhe janë nisur me dy anije drejt Tajlandës.

Pas sinjalizimit të organizmave dhe shteteve, në Tajlandë pati protesta, dhe reagimi ndërkombëtar bëri që anijet të kthehen mbrapsht, dhe besohet se muajin tjetër, në shtator, ato do të vijnë sërish këtu.

Të dhënat e para rreth këtij skandali dolën me 12 gusht, nga një raportim i agjencisë së mirënjohur Bloomberg.

Bloomberg ka tentuar të marrë reagim nga qeveria shqiptare, por nuk ia ka dalë. Informacion ka kërkuar në mënyrë zyrtare edhe Partia Demokratike, por prapë heshtje pavarësisht se ligji i detyron institucionet të japin informacion, aq më tepër kur kërkohet nga një deputet i Republikes së Shqipërisë. Pas disa ditësh heshtje, një zëdhënës ministrie e pranoi se ka nisur një hetim, dhe hodhi dyshimet se e kanë bërë privatët, pa dijeninë e autorizimin e shtetit.

Presioni publik u rrit. Qeveria dhe kryeministri vijuan heshtjen. 

Në publik doli një dokument, që tregon se ministrja e Mjedisit, kishte licensuar kompaninë private për të bërë eksport të mbetjeve të rrezikshme. Në këto kushte, 4 ditë më parë, më në fund dy ministre u bënë bashkë dhe firmosen një deklaratë dhe nxoren një variant tjetër. Ato, pra ministret e Ramës e pranojnë se kanë dijeni për këtë ngarkesë, derisa shpallën se nuk e pranojnë mbrapsht lëndën e dyshimtë, pa u bërë analizat.

Ministret e Ramës u kujdesën të sulmojnë mediat dhe opozitën për shqetësimin e ngritur. Një mjerim. Çfarë Shqipërie kërkojnë këto zonja? Duan një vend ku pasi merret vesh se ka trafik ndërkombetar të mbetjeve të rrezikshme, askush të mos flasë?
Rasti i mbetjeve ka nxjerrë një të vërtetë të frikshme, për punët e pisëta që bën qeveria në dem të qytetarëve e në dem të vendit.

Teksa pritet që anijet të kthehen bashkë me faktet dhe të vërtetën, sjellja e qeverisë deri tani me disa qendrime e disa variante, thjesht fakton përfshirjen e saj në këtë krim të rëndë shtetëror.

Dyshimet janë të arsyeshme dhe sipas të dhënave nga burime të mirëinformuara, ky trafik ka ndodhur shpesh.
Kemi një pyetje të drejtpërdrejtë për institucionet përgjegjese: A janë nisur nga ky port në janar të ketij viti, 550 kontejnerë me ngarkesa të ngjashme?

Në këtë paligjshmëri e fshehtësi, a ka ndodhur që materiale të tilla të rrezikshme, toksike, siç janë mbetejet e zinkut, të jenë manipuluar kodet doganore në bashkëpunim me doganat dhe të jenë deklaruar si mbetje çeliku?
Ku janë dërguar këto ngarkesa?
Sa janë rastet në vitet e fundit?

Qytetarët duan transparencë, duan të vërtetën, duan drejtësi.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Flet për herë të parë gruaja e Ardian Nikulajt: Ruheshim nga shqiptarët prej gjakmarrjes, nuk dyshuam te “turistët”
Next Article Rishikohet për herë të dytë buxheti 2024, u rritën 27 mld lekë të ardhurat

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sociale

“Prindërit i druhen konfliktit”/ Aktivistja : Fëmija 5-vjeçe ngacmohet seksualisht nga komshiu 17-vjeç, familja në dijeni

Aktivistja Sevim Arbana ka treguar në një emision se shpesh prindërit e kanë të vështirë të denoncojnë ngacmimet që u…

1 Min Read
Sociale

Nga Fieri për të lindur në Tiranë/ Gratë braktisin maternitetin: 2 tualete në gjithë katin

Për shkak të kushteve jo të përshtatshme higjieno-sanitare në Maternitetin e Fierit, shumë nëna e shmangin lindjen e foshnjës aty,…

1 Min Read
Sociale

Të ardhura 650 milionë euro/ Ja cili është biznesi më i preferuar i shqiptarëve

Biznesi më i preferuar i shqiptarëve, që nga fillimi i viteve ’90, ai i bareve e restoranteve, e ka marrë…

2 Min Read
Sociale

SHBA paralajmëron se do të bllokojë transaksionet me dollarë të Raiffeisen Bank

Raiffeisen Bank International (RBI) është paralajmëruar nga Thesari i SHBA-së se qasja e saj në sistemin financiar të SHBA-së mund…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?