Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: “Mbështetet nga votuesit e bardhë ruralë”, kush është Tim Walz, zv-presidenti që zgjodhi Harris
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politika

“Mbështetet nga votuesit e bardhë ruralë”, kush është Tim Walz, zv-presidenti që zgjodhi Harris

Tirana Press
Last updated: 06/08/2024 17:54
Tirana Press
Share
SHARE

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris zgjodhi të martën guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat për nënpresident nga pjesa qendrore e Amerikës, në një përpjekje të dukshme për të zgjeruar bazën e votuesve duke tërhequr votuesit ruralë, të bardhë.

60 vjeçari Walz, një veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane dhe ish-mësues, u bë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2006, duke fituar në një distrikt me prirje republikane dhe shërbeu për 12 vjet përpara se të zgjidhej Guvernator i Minesotës në vitin 2018.

Si guvernator, zoti Walz ka ndjekur një axhendë progresive, që mes të tjerave përfshin masa për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike, uljen e taksave për klasën e mesme dhe zgjerimin e lejes së paguar për punonjësit e Minesotës.

Ai ka mbrojtur prej kohësh të drejtat riprodhuese të grave, por gjithashtu ka shfaqur edhe prirje konservatore, duke mbrojtur interesat e fermerëve dhe të drejtën për armëmbajtjee.

Ishte vendimi i parë madhor i zonjës Harris si kandidate presidenciale e Partisë Demokrate dhe një hap tjetër në fushatën e saj për të fituar Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

Njoftimi erdhi një ditë pasi zonja Harris siguroi zyrtarisht emërimin si kandidate e partisë së saj për presidente, pas një raundi pesë-ditor votimi në internet nga delegatët e Kuvendit Kombëtar Demokratik që përfundoi të hënën në mbrëmje.

Në një deklaratë pak para mesnatës, Komiteti Kombëtar Demokrat tha se 99% e delegatëve kishin votuar në favor të zonjës Harris. Votimi do të certifikohet zyrtarisht në Kuvendin e partisë në Çikago.

Zonja Harris, gruaja e parë dhe politikania e parë me prejardhje afrikano-amerikane dhe indiane që shërben si nënpresidente, bëhet kështu gruaja e parë jo e bardhë si kandidate zyrtare e njërës prej partive kryesore.

Lista e kandidatëve për nënpresident ishte ngushtuar mes Guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro dhe Guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, i thanë agjencisë Reuters disa burime të hënën.

Nënpresidentja Harris pritet të shfaqet me zotin Ëaltz në një tubim fushate në Filadelfia të martën në mbrëmje. Vendimi i saj është tregues i mënyrës së saj të të menduarit për strategjinë më të mirë për të fituar në zgjedhjet e nëntorit.

Zoti Walz, 60 vjeç, shërben si guvernator në një shtet që voton vazhdimisht për demokratët, por ka treguar se është i pëlqyer mes votuesve të bardhë, ruralë, të cilët vitet e fundit kanë votuar gjerësisht për zotin Trump.

Ekipi i fushatës së ish-Presidentit Donald Trump dhe aleatët e tij nxituan ta portretizojnë zotin Walz si një majtist, vlerat e të cilit nuk përputhen me ato të amerikanëve të thjeshtë.

Amerikanët zakonisht përqendrohen tek kandidati për president kur zgjedhin se për kë të votojnë, por kandidatët për nënpresident mund të ndihmojnë ose dëmtojnë kandidatët e tyre bazuar në prejardhjen, popullaritetin në shtetin e tyre dhe aftësinë për të ndikuar në zona të rëndësishme elektorale ose tek votuesit e pavarur.

Senatori JD Vance, kandidati për nënpresident i përzgjedhur nga ish-Presidenti Donald Trump, nga shteti i Ohajos, ka shkaktuar reagime me komentet e tij për gratë që nuk kanë fëmijë, mes shqetësimeve se ato do të ndikojnë tek vota e grave. Në tubime fushate këtë javë, ai pritet ta kritikojë zonjën Harris lidhur me ekonominë dhe imigracionin. VOA

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dalin detajet, ja sa do të rriten pensionet në tetor dhe sa mund të shkojë një pension mesatar 
Next Article Ndodh edhe kjo: 45 vjeçari vret fqinjin se e pyeste shumë shpesh pse nuk martohej

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politika

Qytetarët në Francë mbajnë protestën e dytë kundër reformës së pensioneve

Ndryshimet e reja ligjore për shtyerjen e moshës së pensionit po e gjen Francën në prag ‘lufte’ mes qeverisë dhe…

1 Min Read
BotaPolitika

Rrëzohet teleferiku në Antalia, 1 i vdekur, qindra persona mbetën të bllokuar në ajër

Një person humbi jetën, 10 mbetën të lënduar dhe 112 të tjerë mbetën të bllokuar në ajër, si pasojë e…

1 Min Read
BotaPolitika

Vdes në burg Aleksei Navalny, kundërshtari më i fort i Putinit

Shërbimi i burgjeve ruse ka raportuar se kritiku dhe kundërshtari i Putinit, Alexei Navalny ka vdekur. “Më 16 shkurt 2024,…

2 Min Read
BotaPolitika

Eurodeputetja përplaset ashpër me Bërnabiç për Kosovën: Nuk varet nga ju anëtarësimi në KiE

Eurodeputetja Viola von Cramon dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç kanë replikuar në platformën “X” lidhur me Kosovën.…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?