fbpx
E premte, 9 Maj, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Masakra e Gërdecit/ Mediu : Gati të ballafaqohem me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm

Tirana Press by Tirana Press
07/02/24 - 10:22
in Politikë
A A
Masakra e Gërdecit/ Mediu : Gati të ballafaqohem me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm
6
VIEWS

Lexo mëShumë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

 Është shtyrë për në datën 21 shkurt seanca e radhës në GJKKO për masakrën e ‘Gërdecit’. Në seancën e ditës së sotme në listën e dëshmitarëve ishte edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, i cili nuk u paraqit duke qenë se jeton në SHBA. 

Ndërkohë SPAK kërkoi të pyesë të ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në cilësinë e të pandehurit në sallën e gjyqit,.Në një deklaratë për mediat sot pas seancës, Mediu tha se ishte i gatshëm të ballafaqohet edhe me ish-shefin e Shtabit të Përgjitshëm Luan Hoxhën. 

“Ballafaqimi është kërkuar nga prokuroria. Unë e kam kërkuar ballafaqimin me çdo ushtarak. Besoj se kjo është gjëja më e mirë. Ministri i Mbrojtjes ka detyrat dhe autoritetin e vetë, shefi i shtabit ka detyrën e vetë”, tha Mediu. 

SPAK kërkon të gjendet dhe të thirret Anjola Agolli ish sekretare e ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi e cila nuk është gjetur megjithëse SPAK ka vënë më dispozicion një adresë të re të saj. Ndërkohë u përsërit thirrja për të bashkëpandehurit e tjerë mes tyre Luan Hoxha, Dritan Minxolli dhe Mihal Delijorgji të cilët nuk janë gjetur në adresat e deritanishme të çuara në gjykata.

Gjykata informoi se ministria e Drejtësisë ka dërguar letërporosinë në SHBA për të marrë në pyetje Patrick Henry dhe përfaqësuesit e kompanisë SAK. Prokurori i SPAK kërkoi në seancën e radhës se nëse do të jetë gati mund të pyetet edhe Mediu në cilësinë e të pandehurit. Ky i fundit tha për mediat se për këtë çështje do të komunikonte me avokatët. Dëshmitari i fundit Ilmi Laçaj refuzoi të jepte deklarime, duke shfrytëzuar të drejtën si i bashkëpandehur që mund të heshtë. 
Seanca e radhës u caktua 21 shkurt 2024.
Tags: Fatmir MediugerdecigjyqSPAK

Artikuj të Ndërlidhur

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
48
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë
Politikë

Gjella më e preferuar? Habit Meta: Nëse nuk ha tre herë në javë

29/08/24 - 01:58
3
PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit
Politikë

PS-PD konsensus në Këshillin e Legjislacionit/ Vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese në seancën e 12 shtatorit

27/08/24 - 12:05
3
Next Post

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ I moshuari përplaset nga makina

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.