fbpx
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Lista e ambasadorëve, Shehu – Këtu ka emra që s’kanë lidhje me trupin diplomatik

Tirana Press by Tirana Press
09/06/23 - 12:44
in Shqipëria, Politikë
A A
Lista e ambasadorëve, Shehu – Këtu ka emra që s’kanë lidhje me trupin diplomatik
4
VIEWS

Po zhvillohet seanca e komisionit për Politikën e Jashtme. Ish – ministri Tritan Shehu ka qënë mjaft kritik sa i përket listës së emrave të propozuar nga qeveria për kandidatët për ambasadorë, teksa po diskutoheshin në komisionin për Politikën e Jashtme.

“Është një gjë e paimagjinueshme ajo që ndodh me trupin diplomatik. Duhet të kenë 10 vite eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Keni sjellë një listë dhe shoh shumë pak njerëz që vijnë nga trupi diplomatik. Ju duke marrë në majën e diplomacisë nga individë që nuk janë njerëz të trupi diplomatik, në këtë mënyrë demotivoni trupin diplomatik. Unë shoh padyshim një handikap në zhvillimin e diplomacisë shqiptare. E shoh që kjo sëmundje pasqyrohet edhe në listën që ju keni sjellë për ambasadorët e rinj” tha Shehu.

Dy ditë më parë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka depozitoi listën me 12 emrat e kandidatëve për ambasadore në selitë diplomatike jashtë vendit. Në listën e ambasadorëve janë emri i analistit Mustafa Nano, ish-kryetarit të PS-së së Tiranës, Ervin Bushati apo ish-deputetes dhe ish-zv-kryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në Vjenë pritet të shkojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj. Një emër i ri i panjohur është edhe ai i ambasadorit tonë të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi.

Gjithashtu deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, gjatë seancës dëgjimore me kandidaten për ambasadore ne Izrael tha se sot diplomacia është kthyer në një diplomaci qokash. Sipas Alizotit, Izraeli është një vend delikat që prodhon shumë politikë.

“Në politikën e jashtme s’mund të zgjedhim studentin më të mirë, por njohësin më të mirë të atij vendi. Politika e Jashtme në Shqipëri është kthyer në vend qokash. Izraeli është një vend shumë i rëndësishëm gjeopolitikësh duke folur, dhe do doja të shihja një person, zonjë apo zotëri, që e njeh mjaft mirë historinë e Izraelit, konfliktet e mëdha në Izrael, por s’po i bëjë, pasi CV juaj është shumë e pasur dhe më rezultoni një zonjë fisnike, që do ishte më mirë në UNESCO, pasi Izraeli është vend delikat, që prodhon shumë politikë, jemi gjendur ne si Shqipëri në një moment kur duhet të votonim pro apo kundër.

Prandaj e ka dhe titullin shkëlqesi, dhe mendoj se kjo është për politikën, që nuk është vend qokash, por ka dhe trup diplomatike, ka dhe njerëz që aspirojnë për këtë gjë. Ka njerëz që kanë nisur nga grada më e ulët deri tek më e larta. Diplomacia e jashtme është çështje kombëtare, jo politike partiake. Në diplomaci mund të rrinë dhe njerëz që se duan kryeministrin, pasi më të diturit shpesh janë dhe rebel. Po të ishe në një vend tjetër do isha me ju, por në Izrael s’jam me ju!” tha Alizoti.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë seancës dëgjimore  duke ju referuar kandidates Meri Kumbe, për Izaraelin, tha se CV e saj është për t’u vlerësuar, por jo për Izrael, por për në UNESCO.

“CV e zonjës Kumbe është për tu vlerësuar. Në optikën time modeste si njeri që nuk është se pretendon ta njohë mirë diplomacinë, ju shoh më afër një pune në UNESCO sesa në Izrael. Ky është një gjykim i çastit, ndoshta koha më përgënjeshtron. Ne kur s’bëjmë diplomaci, bëjmë folklore. Kjo ndodh prej shumë vitesh në vendin tonë. Vërtet na bënë nder mbrojtje e hebrenjve, s’mund të rrimë gjithë jetën me atë kambanë. Marrëdhëniet me fjalë i kemi të mira me Izraelin, por janë të sabotuara.

S’kemi marrëdhënie të mira as në nivel politikë, as në nivel ekonomik. Uroj të mos jeni atje për të mbajtur kandilin e diplomacisë ndezur me Izraelin. Marrëdhënien me konferenca Islamike na kushtëzojnë disi marrëdhëniet me Izraelin, nuk e di si do menaxhohet kjo, për të dalë mbi këtë kushtëzim që na vjen nga Turqia, apo konferenca islamike mbi Izraelin?”, tha Gjekmarkaj.

Tags: Agron GjekmarkajambasadorëtTritan ShehuTrupa Diplomatike

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon
Politikë

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

30/09/24 - 12:18
49
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli
Politikë

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

30/09/24 - 12:06
3
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Next Post
Zbulohet pasuria marramendëse e gjyqtares së Durrësit që i grabitën bizhuteritë

Zbulohet pasuria marramendëse e gjyqtares së Durrësit që i grabitën bizhuteritë

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.