Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Kundërshtuan ligjin kundër “propagandës LGBT” në shkolla/ Mësuesit në Bullgari: Po kërcënohemi
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Rajoni

Kundërshtuan ligjin kundër “propagandës LGBT” në shkolla/ Mësuesit në Bullgari: Po kërcënohemi

Tirana Press
Last updated: 24/08/2024 16:12
Tirana Press
Share
SHARE

Mësimdhënësit në Bullgari thonë se po përballen me kërcënime, pasi e nënshkruan një peticion kundër një ligji të miratuar së voni, i cili e ndalon “propagandën LGBT” në shkolla.

Ata e fajësojnë partinë e ekstremit të djathtë, Ringjallja, e cila ishte iniciatore e ligjit kontrovers që është kritikuar shumë.

Lideri i Partisë Ringjallja, Kostadin Kostadinov, tha më 22 gusht se do dorëzojë një raport në zyrën e prokurorit për mësimdhënësit që e kanë kundërshtuar ligjin.

Ligji, i miratuar më 7 gusht në Parlament me mbështetjen edhe të partive proevropiane, nxiti protesta në Sofje dhe në pjesët e tjera të Bullgarisë.

Amendamenti në ligjin për kodin e arsimit në Bullgari e ndalon “propagandimin, promovimin apo nxitjen e ideve dhe qëndrimeve” të LGBT-së në shkolla. Ai nuk jep shpjegime të tjerë.

Koalicioni properëndimor reformist Ne e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) ende shpreson se do të sigurojë mbështetje në Asamblenë Kombëtare për ta shfuqizuar këtë ligj.

Kritikët thonë se ky ligj është pothuajse identik me ligjin rus kundër LGBT-së, i cili u miratua më 2012 dhe me ligjin hungarez kundër LGBT-së, i miratuar më 2021. Këto ligje në Rusi dhe Hungari janë cilësuar si në kundërshtim me standardet botërore dhe evropiane nga organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Bullgaria është njëri prej vendeve të pakta të Bashkimit Evropian që nuk u jep të drejta të barabarta shoqërore njerëzve homoseksualë dhe heteroseksualë. Vitin e kaluar, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e detyroi Bullgarinë ta krijojë një kornizë ligjore për njohjen e marrëdhënieve të gjinisë së njëjtë. Sofja ende nuk e ka përmbushur këtë detyrim.

Komuniteti LGBT dhe mbështetësit e tyre në Bullgari shpesh përballen me kërcënime dhe sulme verbale dhe fizike.

Rreth 460 mësimdhënës dhe specialistë të tjerë të fushës së arsimit nënshkruan një peticion për të kërkuar shfuqizimin e ligjit të ndryshuar. Rreth 20 mësimdhënës nga resorti Varna në Detin e Zi thanë se ishin shënjestruar nga dega lokale e partisë Rilindja, përfshirë edhe në Facebook.

Martin Stoyanov, një psikolog shkolle në Varna, tha se një mësues në qytetin e Detit të Zi e kishte kontaktuar në Viber një natë së voni, duke shprehur frikën për kërcënimet e fundit.

“Ne po bëhemi një vend ku është e rrezikshme të shprehësh mendimin tënd,” i tha Stojanov Shërbimit bullgar të Radios Evropa e Lirë.

Postimi në Facebook më 21 gusht në llogarinë e lidhur me degën e partisë Rilindja në Varnë, përfshinte një “listë të zezë” të arsimtarëve vendës që kishin nënshkruar peticionin – duke përfshirë Stojanovin – kundër ligjit të sapondryshuar, duke iu referuar atyre si “parazitë”.

Një ditë më vonë, Kostadinov, një figurë e kamotshme kontroverse dhe përhapës i dezinformatave pro Kremlinit, tha se do t’ia dorëzojë prokurorisë emrat e rreth 800 mësimdhënësve që ai pretendonte se ishin “kriminelë” që “duan të shtyjnë përpara propagandën homoseksuale”.

Mësimdhënësit e kërcënuar në Varnë kanë marrë shumë mbështetje.

Kryetari i komunës së Varnës, Blagomir Kotsev, ka shprehur mbështetjen e tij në një postim në Facebook më 22 gusht, duke u kërkuar atyre që të jenë të guximshëm dhe ta kontaktojnë personalisht nëse kërcënohen.

Pavel Popov, nënkryetari i komunës së Varnës, i cili është gjithashtu përgjegjës për çështjet arsimore, i tha Radios Evropa e Lirë se Partia Ringjallja po bën thirrje për “veprime shtypëse kundër mësimdhënësve bullgarë”./REL

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Turistët Shqiptarë kërcenohen me jetë nga shoferi autobusit në Korfuz
Next Article “Të më mbash nusen peng 4 vite, kështu e pësojnë ata që u hyjnë njerëzve në familje”, publikohen pamjet e efektivit pasi plagosi Lorenc Kostën

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

PolitikaRajoni

Mitsotakis mbledhje me eurodeputetët fitues, Fredi Beleri shfaqet live nga burgu

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka takuar në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian.…

2 Min Read
PolitikëRajoni

Kreu i partisë opozitare SYRIZA: Shqipja të jetë gjuhë e dytë në shkollat greke

Kreu i partisë opozitare greke SYRIZA, Stefanos Kasselakis ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Greqi, ku…

3 Min Read
Rajoni

Ngjarje e rëndë/ I riu shkon me thikë dhe çekiç brenda shkollës në Athinë, dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi mëngjesin e kësaj të marte, ku një 19-vjeçar ka plagosur një nxënës…

1 Min Read
Rajoni

Ishte nisur drejt Kroacisë, shqiptari Kosovës dhunohet barbarisht nga policia serbe në kufi

Një shqiptar i Kosovës nga fshati Stubëll i Vitisë raportohet të jetë rrahur brutalisht nga policia serbe në kufirin mes…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?