Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Kryeministri i Japonisë Kishida takim me Zelenskyn, ofron mbështetje për Ukrainën
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Bota

Kryeministri i Japonisë Kishida takim me Zelenskyn, ofron mbështetje për Ukrainën

Tirana Press
Last updated: 22/03/2023 10:09
Tirana Press
Share
SHARE

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka zhvilluar një vizitë të martën në Kiev, duke u angazhuar në një duel diplomatik me presidentin kinez Xi Jinping , i cili u takua në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me propozimin e paqes të Pekinit për Ukrainën, të cilin vendet perëndimore e kanë hedhur poshtë.

Dy vizitat, rreth 800 kilometra larg njëra-tjetrës, nxjerrin në pah se si vendet po rreshtohen pas Moskës ose Kievit gjatë luftës gati 13-mujore.

Kryeministri japonez Kishida, i cili do të kryesojë takimin e G-7 në maj, është anëtari i fundit i grupit që vizitoi Ukrainën dhe u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, pasi bëri homazhe për të vrarët në Bucha, një qytet simbol i mizorive ruse kundër popullsisë civile.

Presidenti kinez Xi dhe ai i rusisë Putin nuk njoftuan përparime të mëdha drejt zbatimit të marrëveshjes kineze për paqen, megjithëse udhëheqësi rus tha se mund të shërbejë si bazë për t’i dhënë fund luftimeve kur Perëndimi të jetë gati. Gjithashtu shtoi se aleatët perëndimorë të Kievit nuk kanë treguar interes.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se çdo plan paqeje që vjen nga takimi Putin-Xi do të ishte i papranueshëm, sepse një armëpushim vetëm do të zyrtarizonte territoret e pushtuara nga Moska dhe do t’i jepte Rusisë kohë për të planifikuar një ofensivë të re.

Me sa duket Perëndimi me të vërtetë synon të luftojë Rusinë deri në ukrainasin e fundit”, tha Putini, duke shtuar se kërcënimi i fundit është një plan britanik për t’i dhënë Ukrainës predha tankesh që përmbajnë uranium të varfëruar.

“Nëse ndodh kjo, Rusia do të përgjigjet në përputhje me rrethanat, duke patur parasysh se Perëndimi po fillon të përdor armë me një komponent bërthamor”, tha ai, pa dhënë detaje.

Udhëheqësi rus ka paralajmëruar herë pas here se Rusia do të përdor të gjitha mjetet e disponueshme, duke përfshirë ndoshta armët bërthamore, për të mbrojtur veten, por gjithashtu në disa raste është tërhequr nga kërcënime të tilla.

Komenti i Presidentit Putin iu referua vërejtjeve të hënën nga zyrtarja e lartë e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Annabel Goldie, e cila ishte shprehur se: “Përveç dhënies Ukrainës të një skuadre të tankeve Challenger 2, ne do të ofrojmë municione, përfshirë predha kundër blindave me përmbajtje uraniumi të varfëruar. Predha të tilla janë shumë efektive në shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara moderne”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se plani tregon se britanikët “kanë humbur orientimin”, ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se “shënon një tjetër hap dhe se nuk kanë mbetur shumë të tjerë”. Por eksperti i armëve, Hamish de Bretton-Gordon, ish-komandant i Regjimentit Mbretëror Britanik të Tankeve, tha se “Presidenti Putin ishte treguar i pamatur në përpjekjet për të sugjeruar se Britania po i dërgon Ukrainës materiale bërthamore”. Ai tha se uraniumi i varfëruar është një komponent i zakonshëm në predhat e tankeve, që ndoshta përdoret edhe nga Rusia.

Pas takimit me Kryeministrin Kishida, Presidenti Zelenskyy u tha gazetarëve se ekipi i tij i kishte dërguar Kinës formulën e tij të paqes, por nuk kishte marrë përgjigje, duke shtuar se kishte “disa sinjale, por asgjë konkrete për mundësinë e një dialogu”.

Kryeministri Kishida e quajti agresionin e Rusisë një “turp që minon themelet e rendit juridik ndërkombëtar” dhe u zotua “të vazhdojë të mbështesë Ukrainën derisa paqja të kthehet në tokat e bukura të Ukrainës”.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Fumio KishidaRusi- UkrainëVladimir PutinVolodymyr Zelenskyy
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Me zor po pres t’iu takoj të dyve, vëllai i Kiarës shpreh pëlqimin për lidhjen e saj me Luizin
Next Article Zyrtare/ Nisja e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, Premier League rrespekton futbollistët që do të agjërojnë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

BotaPolitika

Lufta në Ukrainë, Von der Leyen – Duhen marrë masa për të dënuar agresionin rus

Për luftën e Ukrainës Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shtuar thirrjet për një gjykatë speciale për…

1 Min Read
Politika

19- vjeçarja ruse kundër luftës në Ukrainë që mund të përballet me burgim

Qeveria ruse nuk priti fare që të fillonte gjykimi i Olesya Krivtsovas, studentes 19-vjeçare nga qyteti verior Arkangelsk, dhe më…

7 Min Read
Bota

“Nuk i ndalja dot lotët”, rrëfen pas tërmetit, gazetarët turq nën hetim për dezinformim

Gazetari i pavarur Mir Ali Koçer u gjend 200 milje larg epiqendrës kur Turqia u godit nga një tërmet vdekjeprurës…

7 Min Read
Rajoni

Fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës zgjedhin Durrësin e Tiranën për të festuar Pavarësinë: Jemi një

Në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë duket se qytetarët e Kosovës kanë ‘braktisur’ Kosovën dhe i janë drejtuar Shqipërisë. Gjatë…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?