Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: KLSH: Të hetohet ku ka shkuar lënda e parë për rindërtimin
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

KLSH: Të hetohet ku ka shkuar lënda e parë për rindërtimin

Tirana Press
Last updated: 18/03/2024 11:34
Tirana Press
Share
SHARE

Kontrolli i Lartë i shteti ngre akuza se janë bër abuzime me fondin e rindërtimit. Fill pas tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019, qeveria nis programin e rindërtimit shoqëruar me një sërë masash shtesë që synonin përshpejtimin dhe uljen e kostove.

Pjesë e këtyre masave lehtësuese ishte edhe përjashtimi nga taksa e infrastrukturës apo TVSH-së për lëndët para. Por një raport i fundit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre si shqetësim mbikëqyrjen që i është bërë masës për lehtësimin nga taksat të lëndëve të para të përdorura nën këtë program dhe ato janë orientuar vërtet ku duhet. Raporti ka nxjerrë këtë konstatim pas një auditimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave duke iu referuar si rast degës së Lezhës.

Në raport thuhet:

“Nga auditimi i praktikave te importit te hekurit për Degës Doganore Lezhë, lidhur me subjektet që kanë përfituar përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar në kuadër të rindërtimit, konstatojmë se SVQ(Sektori i Vlerës në Qendër) dhe SKAO (Sektori i Kontrollit Aposterior Operativ) nuk kanë vepruar sipas pikës II/3 të Udhëzimit nr.5, datë 26.01.2018 të DPD, duke mos i rikanalizuar këto praktika në kanale të tjera me nivel më të lartë risku pasi për specifikën e tyre kanë risk të lartë. Në përpunimin e tyre marrin pjesë shumë struktura, ku SVQ dhe SKAO kanë kontrolluar vetëm një pjesë të praktikave dhe në përpunimin e tyre kanë marrë pjesë edhe Drejtoria e Tarifës dhe Origjinës, Sektori i Tarifës dhe strukturat e tjera të degës doganore Lezhë. Gjithashtu DTO nuk ka mbikëqyrur këto operacione, sipas pikës 4, neni 68, i Rregullores së DPD-së, ndër detyrat funksionale të Drejtorisë se Tarifës dhe Origjinës është administrimi operacioneve të privilegjuara dhe përjashtimet nga TVSH”.

Audituesit kanë konstatuar se subjektet përfituese nuk janë mbikqyrur nga autoritetet doganore për përputhshmërinë e veprimtarisë me detyrimet që rrjedhin prej vendimit, pra mospërdorimin e hekurit për qëllime të tjera, duke mos vepruar sipas pikës 5 të nenit 28 të Kodit Doganor.

“Nga auditimi konstatohet se është vepruar në kundërshtim me Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet DPD-së me nr.14355 prot., datë 19.06.2018 dhe DPT –së me nr.12819 prot, date 19.06.2018, me synim forcimin e mbikëqyrjes dhe kontrollit mbi veprimtarinë e tatimpaguesve/operatorëve ekonomikë konkretisht moslejimin e përdorimit për qëllime te tjera”.

Për këtë arsye, KLSH ka kërkuar që Doganat dhe Tatimet të nisin hetimet për të verifikuar nëse përfituesit nga këto përjashtime e kanë orientuar atë tek programi i rindërtimit.

“DPD dhe DPT në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet tyre, me synim forcimin e mbikëqyrjes dhe kontrollit mbi veprimtarinë e tatimpaguesve/operatorëve ekonomikë, të marrin masat për miratimin e programeve të përbashkëta, të realizojnë hetime dhe kontrolle të përbashkëta në lidhje me verifikimin e përdorimit të hekurit për ndërtim sipas destinacionit të përcaktuar për operatorët ekonomik të sipërcituar”.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:abuzimKLSHrindertimi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ja kush është 23-vjeçari nga Lezha që u aksidentua për vdekje me makinë në Itali (Emri+Foto)
Next Article Shpërthimi në kapanonin e deputetit Bujar Çela, GJKKO liron nga qelia ndërtuesin, Leonard Gjini

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Aksident me vdekje në Laç-Fushë Mamurras, humb jetën shoferi

Aksident me vdekje në aksin Laç-Fushë Mamurras. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00. “Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras,…

1 Min Read
Aktualitet

E rëndë në Greqi! 15-vjeçarja denoncon të dashurin shqiptar për përdhunim

Trondit denoncimi i një 15-vjeçareje në Policinë e Ilisë në Greqi, sipas së cilës ajo ishte viktimë e përdhunimit nga…

1 Min Read
Aktualitet

EMRAT/ Aksident i rëndë në Lushnje, vdes në vend një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një person ka mbetur i vdekur. Një person i cili po…

1 Min Read
Aktualitet

Zbarrdhet projektligji për Policinë e Shtetit, Drejtori do të zgjidhet me…

Projektvendimi është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Ministria e Brendshme. Sipas relacionit të siguruar hartimi…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?