Modelja e njohur Kejvina Kthella, ka folur në lidhje me eksperiencën brenda Big Brother dhe sherrin që pati me këngëtarin Luiz Ejllin i cili u shpall dhe fitues.
Kejvina tha se Luizi e meritonte fitoren dhe se shpulla që ajo i dha ishte një situatë aspak e këndshme por ka kaluar. E pyetur në lidhje me marrëdhënien me Krist Dragotin, ajo tha se do ngelen thjesht shok.
Si e qëllove me shpullë luanin?
Pyetja që më kanë bërë më shumë këtë periudhë, tani iku ndodhi dhe jemi këtu për ta suportuar. Luizi padyshim duhet të ishte fitues, e meritonte absolutisht. Ka dhënë çdo gjë për këtë format.
Çfarë do ndodhë me Kristin pas daljes nga Big Brother?
Me Kristin ka qenë thjesht një shaka, është një dalë shumë i mirë dhe e meritonte të ishte në finale. Po të na lërë Berti do jemi shok shumë të mirë.
Çfarë të tha familja pas daljes?
Pas daljes kanë qenë të preokupuar dhe në merak për mua, më janë gjetur shumë afër. Kanë qenë shumë të mërzitur nga situata por asnjëherë nuk ma kanë shprehur. I dua shumë.