Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Jorida Tabaku: Në Shqipëri gjërat ndryshojnë o shumë ngadalë ose për keq
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Politikë

Jorida Tabaku: Në Shqipëri gjërat ndryshojnë o shumë ngadalë ose për keq

Tirana Press
Last updated: 15/01/2024 11:19
Tirana Press
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se një ekonomi që nuk ka asnjë shenjë zhvillimi në sektorët e saj kryesor nuk mund të prodhojë mirëqenie për familjetMe anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja demokrate shprehet se një ekonomi që nuk fokusohet tek zhvillimi ekonomik dhe sipërmarrjes përmes tregut të lirë dhe konkurrencës do të krijojë një flluskë që do të shkatërrojë tregun dhe të ardhurat e familjeve.

“Sot është imediat ndërtimi i një modeli ekonomik të ri që prodhon, që eksporton që investon mbi dijen e teknologjinë e që nxit politika për shtresën e mesme që sot po mbitaksohet! Kemi qënë shumë vonë në cdo gjë, por sot na duhet ta ndërtojmë të ardhmen”- thuhet në reagimin e Jorida Tabalut

Postimi i Jorida Tabakut

Shqipëria në Kërkim të Modelit Ekonomik të Humbur: Zhvlerësimi i Euros dhe Rruga Drejt Ndërhyrjes Nuk ka model ekonomik që e shpjegon atë që po ndodh me zhvlerësimin e euros! Sot bota po ndryshon shpejt, sfidat nuk janë më të njëjtat. Por duket se në Shqipëri gjërat ndryshojnë o shumë ngadalë ose për keq.

Integrimi Europian duhet të ishte promotori kryesor për të ndryshuar situatën në Shqipëri e duhej përdorur qoftë për reforma gjithëpërfshirëse, sociale dhe ekonomike. Por kjo fatkeqësisht nuk po ndodh duke thelluar hendekun tonë me vendet e BE dhe rajonit në të ardhurat për frymë, pagën mesatare, fuqinë blerëse dhe rritjen ekonomike. Duke e dobësuar ekonominë aq sa ajo nuk është më aspak reziliente.

Të gjitha shkaqet që kanë prodhuar këtë hendek të madh lidhen me një sistem ekonomik të ngritur që po dëmton jashtëzakonisht shumë mundësitë tona si vend për të shfrytëzuar pasuritë tona kombëtare. FMN thotë që standarti i jetesës dhe produktiviteti sot nuk ndryshojnë pavarësisht mundësive në reformat financiare që ofron procesi i integrimit. Shqipëria vuan nga informaliteti i lartë që reflektohet më së pari në mbledhjen e të ardhurave që mbetet në 26,7 përq të PBB por dhe të dhënat e konsumit në rënia me 0,53% në muajt më aktivë të turizmit. Pengesat që vijnë prej mangësive në qeverisje dhe në zbatimin  ligjit (lexo korrupsion) si dhe në hapësirat e jashtëzakonshme dhe mangësitë që ka sot tregu i punës nga gratë e të rinjtë refletoktojnë për një forcë pune në vjetrërim, por dhe jo novatore. Të gjitha së bashku janë kërcënime reale për rritjen dhe pengojnë ekonominë të rritet. Dhe sfida kryesore dhe reale që ndihet sot në ekonomi është vjetërimi i forcës së punës si rezultat i migracionit të lartë të punonjësve tashmë të kualifikuar.

Këto sfida të reja do të donin që ekonomia të ishte përshtatur me kohë dhe të ndryshonte duke investuar së pari në njerërzit e së dyti në dije e teknologji. Ndërkohë që ekonomia është akoma tek pentium 2, që përpiqet të mbijetojë me skema pastrimi paraje që zhvlerësojnë euron dhe prodhojnë një ekonomi hibride aspak të fortë për familjet. Nuk ka model ekonomik në botë thotë FMN që shpjegon se çfarë po ndodh me zhvlerësimin e Euros, e nuk ka vend as për mburrje e as lavdërim, përkundrazi sot duhen masa reale për ndikimin që ka zhvlerësimi i Euros. Nuk e shpjegon as turizmi, as remitanca, as struktura e ekonomisë, nuk ka asnjë arsye ekonomike, logjike a tregu që e shpjegon.

Eksportet tona po vuajnë nga zhvlerësimi i euros, ndërkohë që qeveritë nuk kanë pasur largpamësinë për të krijuar një model ekonomik i cili ecën me të ardhmen e i përshtatet sfidave të së ardhmes, atëherë duhen trajtuar problemet që ka ky model sot. Nqs nuk kemi investuar në dije dhe në teknologji, atëherë do kemi një krah pune të pakualifikuar e avantazh koston e krahut të punës, nqs nuk zvogëlojmë hapësirën në paga, në të ardhura për frymë në cilësi jete do të vazhdojmë të numërojmë shqiptarët që largohen e bëhen statistikë.

Sot është imediat ndërtimi i një modeli ekonomik të ri që prodhon, që eksporton që investon mbi dijen e teknologjinë e që nxit politika për shtresën e mesme që sot po mbitaksohet! Kemi qënë shumë vonë në cdo gjë, por sot na duhet ta ndërtojmë të ardhmen!

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:deputeteJorida Tabaku
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Humbi jetën 32-vjeçari, detaje nga aksidenti në Vorë
Next Article Real Madrid triumfon në finalen e Superkupës duke mposhtur Barcelonën

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Dëshmia e Ahmetajt/ Vasili: Ai e tregoj qartë se Edi Rama është përgjegjësi dhe fajtori i…

Deshmia e djeshme e Ahmetajt i ve vulën kryeproblemit dhe kryedramës së Shqiperisë atij të kanabizimit të vendit dhe krimalizimit…

2 Min Read
Politikë

Media greke akuza Belinda Ballukut: Bën ‘festë’ me 50 mln eurot që i ka borxh kompanisë ‘Actor’

Media greke, Newsbomb.gr, i ka kushtuar një artikull karrierës së ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku ku shkruan për karrierën e…

5 Min Read
Politikë

Skandali i “Onkologjikut”, PD kërkon dorëheqjen, Koçiu: Hipokrizi nga ana juaj, faji nuk mund të përgjithësohet

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, gjatë fjalës së saj në Kuvend iu përgjigj kërkesës së opozitës për të dhënë dorëheqjen…

2 Min Read
Politikë

Çfarë ndodhi në protestën e 12-të para Bashkisë së Tiranës (Video-Foto)

Këtë të premte u zhvillua protesta e 12-të para Bashkisë së Tiranës, me tubuesit që kërkuan dorëheqjen e Erion Veliaj…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?