Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Jepet masa për Belerin, kryebashkiaku i Himarës i koalicionit Berisha-Meta do të qëndrojë tek 313-ta në paraburgim
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Shqipëria

Jepet masa për Belerin, kryebashkiaku i Himarës i koalicionit Berisha-Meta do të qëndrojë tek 313-ta në paraburgim

Tirana Press
Last updated: 22/05/2023 15:58
Tirana Press
Share
SHARE

Ka përfunduar seanca gjyqësore në GJKKO për fituesin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë Fredi Beleri.

Kryetari që do të helenizonte Himarën do të qëndrojë në burg.

Fredi Beleri është transferuar menjëherë nga paraburgimi i Vlorës, në paraburgimin e 313-ës në Tiranë.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor. Miku i tij, Pandeli Kokoveshi, i cili u arrestua bashkë me të është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.

Beleri u arrestua më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve ndërsa ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota. Sipas prokurorisë, ai iu premtonte qytetarëve se në këmbim të votës do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek.

Përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Kështu thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë së Vlorës, e cila vendosi arrestimin e Belerit, pak ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, gjë që nuk e pengoi Belerin të votohej si kryetar i Bashkisë së Himarës me 19 vota në favor kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.

Gjithashtu raportohet se në dosjen hetimore, thuhet se hetimi ndaj Belerit dhe bashkëpunëtorëve të tij nisi me 8 maj, pasi u siguruan të dhëna se këta shtetas merrnin para nga kandidati Beleri dhe ua shpërndanin qytetarëve, që ata të votonin për kandidatin e koalicionit bashkë fitojmë.

Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Belerit merrte para nga kandidati dhe ua jepte personave të tretë që kishte rekrutuar me qëllim blerjen e votave. Pas nisjes së hetimit, shtetasi A.R ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë, pasi ka deklaruar se nga Fredi Beleri dhe anëtarë të shtabit të tij elektoral, i ishin ofruar para që ai ti përdorte për blerjen e votave tek votues në Bashkinë e Himarës.

Po ashtu Prokuroria ka vendosur të lejojë përgjimin e fshehtë audio dhe video duke dokumentuar të gjitha takimet e bashkëpunëtorit me Belerin dhe persona të tjerë të përfshirë në shitblerjen e votës. Nga hetimet rezulton se në 10 maj i infiltruari është takuar me Belerin dhe kanë rënë dakord që ai të mblidhte emrat e personave që do të votonin për të, dhe t’ia dorëzonte atij këtë listë.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se po atë ditë, A.R e ka çuar listën ne zyrën elektorale të Belerit dhe ja ka lënë sekretares. Pas këtij momenti e ka telefonuar kandidatin për ta informuar dhe Fredi Beleri i është përgjigjur se do ta verifikonte listën.

Ata janë takuar sërish dhe kanë biseduar për listën prej 13 personash dhe shumën e parave që do të përfitonin jo vetëm ata që do të votonin pro tij por edhe bashkëpunëtorit. Ne këtë bisedë, thekson prokuroria, Beleri i ka premtuar të infiltruarit se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për të, nëse do të bindej nga sipas verifikimeve se vota ushte hedhur pro tij. Ndërsa i ka thënë se paratë do t’ia jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes.

Një ditë më pas, ata janë ritakuar dhe bashkëpunëtori e ka pyetur Belerin nëse paratë do t’ua jepte vetë, por ai e ka orientuar të takohet me Pandeli Kokaveshin.

Ky i fundi i pasi i ka hequr telefonin dhe vendosur tek banaku i lokalit i ka thëne që 4 nga personat në listë i ka kontaktuar ai më herët, ndërsa për 8 të tjerë i ka dhënë afër tualetit 40.000 lekë në total, nga 50 mijë lekë të vjetra për secili votues. pas këtij momenti policia ka ndërhyrë duke arrestuar Belerin dhe Kokaveshin.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Fredi BeleriGJKKOKoalicioni Bashkë Fitojmë
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dendias takon homologen e tij Olta Xhaçkën në Bruksel, zbardhet biseda
Next Article Studimi  i NASA – në rast të ndonjë stuhie diellore, ja sa kohë do të keni për tu përgatitur

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

I dehur në timon përplasi një 57-vjeçar, prangoset i riu në Lushnjë

Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë, pasi në gjendje të dehur ai drejton makinën dhe si pasojë…

1 Min Read
Sociale

“Shteti të marrë masa”/ Fermeri investoi në Bilisht pasi u kthye nga emigrimi: Gruri mbeti pa shitur, po mendoj të largohem

26 vite më parë Bledar Hyska emigroi si shumë shqiptarë, por asnjëherë nuk e harroi Bilishtin, qytetin e lindjes. Ka…

1 Min Read
Politikë

Dosja për Xhaçkën/ PS konfirmon votën për dërgimin e çështjes në Kushtetuese

Partia Socialiste ka konfirmuar qëndrimin për çuarjen në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të deputetes…

5 Min Read
Politikë

Dosja ‘21 janari’ drejt SPAK, Gjykata e Lartë vendos sot! Thirrja e Strasburgut: Krim shtetëror, të hetohet

Dosja ’21 janari’ do të shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë në orën 13:00, ku pritet të merret përfundimisht një…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?