Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Ja cila është shenja e zodiakut që do të surprizohet ditën e sotme 20.03.2023
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Horoskopi

Ja cila është shenja e zodiakut që do të surprizohet ditën e sotme 20.03.2023

Tirana Press
Last updated: 20/03/2023 08:24
Tirana Press
Share
SHARE

Dashi:

Sot do të jeni të mbushur me energji dhe humor të mirë si dhe me ide të cilat do të doni t’i vini në zbatim. Nëse kohëve të fundit jeni pushtuar nga dembelizmi, kjo është dita e kthesës. Në punë priten zhvillime të rëndësishme profesionale, ku intuita nuk do ju lejojë që të gaboni.

Në anën sentimentale, duke lënë mënjanë ndonjë shaka të vogla, do të keni një intensitet mjaft të mirë dhe tërheqje të fortë fizike. Sa i takon shëndetit është një ditë e mirë, por duhet të angazhoheni në aktivitete fizike.

Demi:

Dita e sotme për ju kërkon pak frymëzim dhe intuitë për t’u përqendruar sa më shpejtë. Do të vini në jetë projektet rezervë, duke zgjidhur situata që i mendonit të pamundura. Në punë do të bëni një kapërcim nga e zakonshmja, duke u marrë me një projekt pas të cilit jeni të pasionuar.

Do të shfaqeni mjaft joshës dhe nuk do dini që t’i rezistoni një aventure të çmendur. Sa i takon shëndetit do të jeni të mbushur gjithë energji, të cilat bëni mirë t’i përqendroni në aktivitetet e preferuara sportive.

Binjakët

Kjo javë do të jetë mjaft e lodhshme, për shkak të situatave të papritura me të cilat do të përballeni. Mund të duket si mision i pamundur, mundohuni të mos humbni qetësinë dhe durimin. Në punë do të gjendet një marrëveshje e kënaqshme, duke kapërcyer momentet e krizës. Në dashuri, pavarësisht premtimeve për sinqeritet dhe besnikëri, nuk do e humbni vesin për të thënë gënjeshtra, duke rrezikuar lidhjen tuaj në çift. Sa i takon shëndetit, këshillohet që të shlodheni pasi keni nevojë.

Gaforrja

Jeta juaj do të përbllet me shumë gjëra të reja interesante. Sytë katër, pasi treni i duhur nuk kalon dy herë. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por përballë të papriturave të vështira, do ju mungojë vendosmëria. Në lidhjen në çift do të shfaqeni të ndrojtur, ndërsa për shëndetin këshillohen trajtime relaksuese.

Luani

E hëna do të nisë me grintë në çdo drejtim. Gëzohuni, pasi humori i mirë nuk do ju lërë në baltë. Në punë do të jeni ambiciozë dhe të paparashikueshëm dhe plot ide të reja.

Me partnerin/en do të keni raporte mjaft harmonike. Shëndeti paraqitet disi delikat, ndaj kujdesuni më shumë për veten.

Virgjëresha

Kjo do të jetë një ditë plot me të papritura. Kujdes! Ndërhyrja e një miku do ju ndihmojë që të merrni në dorë kontrollin e situatës. Në punë yjet mbështesin projektet tuaj. Sa i takon dashurisë do të ketë debate dhe provokime.

Sa i përket shëndetit, mundohuni të rregulloni ritmin e ditës, në mënyrë që të mos e gjeni veten të rraskapitur.

Peshorja

Kjo javë do të jetë favorite ndaj jush, sidomos e hëna do të jetë një ditë e mirë për udhëtime dhe angazhime të rëndësishme. Një telefonatë pune e papritur, mund t’iu trazojë mendimet. Mundohuni që të mos shqetësoheni shumë, por kërkoni sqarime. Nëse jeni vetëm do të bëni për vete një person që synoni, ndërkohë që priten takime të kënaqshme rastësore.

Sa i takon shëndetit, paqja dhe qetësia nuk do të gjenden, nëse nuk rendisni siç duhen prioritetet tuaja.

Akrepi

Kjo ditë do të sjellë të risi dhe ndryshime. Mos u shqetësoni, gjithçka do të shkojë më së miri dhe në kohë rekord, duke bërë që të merrni komplimentet e të gjithëve. Me dinamizëm dhe siguri në punë, mund t’iu jepni shtysë projekteve ambicioze.

Në raportin në çift dëshira për stabilitet mund të forcojë një zgjedhje të personit që dashuroni. Mos u nxitoni, jepini kohë të reflektojë.

Shigjetari

Gjatë ditës së sotme parashikohen vështirësi në raportet familjare. Sa i përket punës, pas një këshille të miqve, mos u hidhni në një investim të guximshëm, pasi rrezikoni shumë. Në raportin në çift partneri/ja do krijojnë një atmosferë romantike, duke ju bërë mjaft pasionant. Shëndeti paraqitet mjaft i mirë, kështu që mund t’i lejoni vetes aktivitete të ndryshme.

Bricjapi

Jeni të mbushur me energji dhe gati për të hedhur përtokë kundërshtarët që thyejnë rregullat. Kujtoni që nuk jeni vetëm dhe se duhet të mbani parasysh edhe mendimet e të tjerëve.

Përqendrohuni në objektivat tuaja, pa i marrë parasysh akuzat dhe dyshimet e atyre që duan t’iu çojnë përfundi. Kujdes! Në dashuri, situata nuk paraqitet shumë harmonike.

Sa i takon shëndetit mund të keni shqetësime të vogla kryesisht me këmbët. Një masazh i mirë, do ju vinte në ndihmë.

Ujori

Për të gjithë ujorët sot, do të jeni të gatshëm për të përballuar çdo problem si në punë edhe në dashuri. Në punë do të keni mundësi të shtoni kontaktet dhe të forconi pozitën tuaj.

Në anën sentimentale, një veprim i bërë me zemër do të shpërblehet më së miri. Buzëqeshja dhe kënaqësia e partnerit/es do ju mbushë me lumturi.

Peshqit

Tregohuni të kujdes’shëm pasi në punë ritmet do jenë të shfrenuar. Përqendrohuni maksimalisht, pasi do i’a dilni dhe do vlerësoheni. Në dashuri do jetoni çdo moment spontanisht dhe të lirë.

Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë, ndaj mbani parasysh se vetja juaj është para çdo angazhimi tjetër.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Horoskopi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ancelotti shpreh dëshirat në vigjilje të “El Clasico”
Next Article Nuk ndalet skuadra e Juventus, Kostiç nderon “Zonjën e Vjetër”

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Horoskopi

Njëri qan dhe tjetri qesh. Si regojnë shenjat e horoskopit nën ndikimin e alkoolit

Të gjithë kanë qef të pijnë pak alkool kur dalin me miqtë për të festuar netët e vona, ose kur…

4 Min Read
Horoskopi

Fundjava pozitive, ja çfarë ka rezervuar shenja juaj e fatit për sot, 28 Janar 2023

DASHI Kjo është një fundjavë e rëndësishme për ju, e karakterizuar nga guximi dhe vullneti për të luftuar. Nëse jeni…

4 Min Read
Horoskopi

Axhendë e ngarkuar, oferta joshëse dhe mundësi të reja, sipas shenjës së zodiakut, sot është dita juaj me fat

Dashi Lidhuni në të njëjtën gjatësi vale me njerëzit në vend që të luftoni kundër tyre. Bëjeni këtë duke përqafuar…

4 Min Read
Horoskopi

Koha për oferta pune, përpara zgjedhjes konsultohuni me një mik me më eksperiencë, shenjat e horoskopit për sot

DashiMund të keni disa pasiguri të vogla ekonomike sot. Pesimizmi karakterizon shenjën tuaj, por është diçka kalimtare. Energjia pozitive do…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?