Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: “Ishte besimtare, falte 5 vaktet”, shoqet e Hygerta Metës: Na tha t’i gjenim një punë të mirë se…
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Kronikë

“Ishte besimtare, falte 5 vaktet”, shoqet e Hygerta Metës: Na tha t’i gjenim një punë të mirë se…

Tirana Press
Last updated: 29/02/2024 14:44
Tirana Press
Share
SHARE

Profili i Hygerta Metës në universitet, ashtu siç e njohin shoqet, nuk lidhet me atë të një vrasësi. Mikeshat e saj të grupit të anglishtes në Fakultetin e Gjuhëve të huaja kanë ndërprerë mësimin nga shoku.

Shoqet: Falte dhe pesë vakte.

Shoqet: Po shumë besimtare, kur i përmendnim diçka me dhunë ishte gjithmonë për besim në Zot dhe paqe.

E paimagjinueshme për shoqen e saj më të afërt me të cilën ishte ulur në të njëjtin auditor, një ditë para se të zbulohej krimi, vrasja e babait.

Shoqja: Të hënën dhe te martën nuk ka ardhur, te mërkurën ka ardhur. E pyetëm dhe na tha se ka pasur një rast vdekjeje të një kushëriri 21-vjeçar dhe duhet të ishte pjesë me nda kafet.

Shoqja: Në leksione ishte aty, derisa kemi mbaruar mësimin të enjten. Pastaj të premten nuk erdh,i ka marrë leje, i ka thënë zyshës unë do të mungoj ca ditë.

Studentja e vitit të parë ka krijuar re dyshimi te shoqet e saj me ndryshimin e sjelljes javën e shkuar, me disa mungesa në leksione e vlerësim në rënie, por karakteri i Hygertës i tërhequr dhe pakëz i ftohtë, ishte justifikimi i tyre me kthesën e 19-vjeçares.

Si ishte Hygerta në sjellje, e keni kuptuar që ka një problem, a e ka ndarë me ju?

Shoqja: Jo asnjë lloj!

Shoqja: Problem kështu jo, por që një cik e shpërqendruar nga mësimet ishte. Më bëri një cik përshtypje se zysha na vendoste notë negative, dhe i thashë çne ti?

Shoqja: Ishte e çuditshme të shihje një nxënëse aq shembullore që të mungonte në leksion, në seminare, mos të bënte detyrat.

Kur e morët vesh lajmin?

Shoqja: Te premten, ishim në klasë të them të drejtën dhe u shokuam shumë. Na kaloi një lloj drithërime në trup, ishte shumë e çuditshme se nuk ta merrte mendja. Në fillim doli pa foto, thjesht emri Hygerta Meta dhe s’e besuam, thamë mund të jetë dikush tjetër, pastaj doli me foto, ishte komplet e tmerrshme.

Shoqja: Ka qenë një gocë e thjeshtë, e urtë, në terezi të vet, pa asnjë lloj qëllimi me të bërë keq, kishte mendjen vetëm te mësimi. Vinte domethënë nga Durrësi, ishte e para. Ne që ishim këtu nuk vinim kurrë të parët, ajo vinte e para që vinte në klasë. Ikte në shtëpi sa mbaronte mësimi, as kafe, asgjë, zero.

Por, edhe me peshën e rëndë që mbante me vete të fshehjes së krimit, ajo nuk e braktisi universitetin deri sa ra në prangat e policisë. Ndërkohë, shoqja e saj e afërt tregon për Top Channel, planin e shpëtimit që kishte në kokë Hygerta.

Shoqja: Pyetja  që na ka bënte neve është, a do më ndihmoni të gjej një punë të mirë, nuk ka gjë nëse është me lodhje fizike apo psikologjike, por vetëm të ketë një pagë të mirë mujore. Edhe ne i thamë çne, do me ardh me jetu këtej, vetëm tha kam menduar diçka.

Për shoqet e Hygertës, faji nuk është i saj, dhe në Fakultet është e mirëpritur.

Shoqja: Dua ta shoh në shkollë pasi e ka dashur shumë shkollën

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:hygerta metajrrefimshoqet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pozitiv me doping, Pogba dënohet me 4 vite pezullim nga futbolli
Next Article “Vjehrra hante bebet”/ Fëmijët vranë babanë në Durrës: Dje vajza e madhe ka ikur nga familja e burrit, i thotë se…

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

Ngjarja në Durrës/ Zbardhet dëshmia e vajzës: E qëllova me armë babin dhe e varrosa në kasolle

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës. Mësohet se familja përbëhej nga 5 pjesëtar,…

2 Min Read
Kronikë

Mjeti del nga rruga, humb jetën pasagjeri i mitur në aksin Korçë-Devoll

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Devoll në afërsi të fshatit Ciflig. Mësohet…

1 Min Read
Kronikë

E FUNDIT/ Nëna mbyt foshnjën e sapolindur në Krujë

NJë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë këtë të hënë. Bëhet me dije nga burimet për media se një…

0 Min Read
Kronikë

Gjendet një gjysëm kafkë njeriu afër një shpelle në Tepelenë

Një gjysëm kafkë njeriu është gjetur mbrëmjen e shkuar në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?