Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Inxhineri nga Bilishti u fut në kurth nga bashkëjetuesi i të dashurës, autori e ftoi natën në takim dhe e dhunon brutalisht
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

Inxhineri nga Bilishti u fut në kurth nga bashkëjetuesi i të dashurës, autori e ftoi natën në takim dhe e dhunon brutalisht

Tirana Press
Last updated: 16/07/2024 12:38
Tirana Press
Share
SHARE

Është zbardhur motivi i dhunimit të 42-vjeçarit Rigels Kaso nga Bilishti, i cili u gjet pa ndjenja në rrugë. Burime bëjnë me dije se autori i identifikuar si Bajram Gjeleshi e ka ndërmarrë aktin e rëndë për shkak se kishte kuptuar që Kaso i ngacmonte bashkëjetuesen në rrjetet sociale.

Ai kishte lexuar mesazhe e 42-vjeçarit dhe menjëherë ka ngritur skemën për t’a futur në gracë. Autori duke u shtirur si partnerja e tij, e ka ftuar për t’u takuar pranë pallatit që jetonte në rrugën “Sokrat Miho”. Ashtu siç pritej, Rigels Kaso ka shkuar me idenë se do të gjente gruan që fliste, por aty është përballur me zemërimin e bashkëjetuesit të saj, i cili e dhunoi brutalisht.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, më 15 korrik. Mirëpo, ai është gjetur në orët e para të mëngjesit nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar ambulancën.

Aktualisht 42-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën dhe nuk ka mundur të japë ende dëshminë e tij. Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.  Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, teksa po punohet për kapjen e tij.

“Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”,  parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal,” thuhej në njoftimin e policisë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bajram gjeleshidhunei ngacmoi bashkejetuesenrigels kaso
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shkencëtarët kanë zbuluar një shpellë në Hënë, ja për çfarë mund të shërbejë
Next Article A do të ulet çmimi i karburanteve? Ja çfarë thotë ministri Mete: Po ndjekim procedurat për të

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

U dhunua nga motrat Berisha, ja si paraqitet gjendja e Klea Prengës

Dhuna brutale e ushtruar ndaj Klea Prengës nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha disa ditë më parë, bëri shumë bujë…

1 Min Read
AktualitetShqipëriaSociale

Shitja pa kriter e fotoksinës po vret shqiptarët! Ja sa raste raportohen që nga fillimi i vitit 2024

Në mëngjesin e sotëm në Berat 41- vjeçarja Shpresa Krëku vdiq pasi konsumoi një sasi fotoksine, duke u bërë viktima…

1 Min Read
Aktualitet

Zbulohen arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, 15 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Pas hetimeve dy-mujore, policia ka finalizuar operacioni policor “Summer” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes…

4 Min Read
Aktualitet

Përfshihen nga flakët zyrat e IKMT në Fier

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme (25 janar) në zyrat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT). Dyshohet…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?