Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Instituti i Arkeologjisë i përgjigjet akuzave në drejtim të ASA – Çdo qëndrim nacionalist apo folklorik për konsum lokal, na bën qesharakë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Kulturë

Instituti i Arkeologjisë i përgjigjet akuzave në drejtim të ASA – Çdo qëndrim nacionalist apo folklorik për konsum lokal, na bën qesharakë

Tirana Press
Last updated: 02/06/2023 13:57
Tirana Press
Share
SHARE

Pas vendimit të ministres Evis Kushi për shkrirjen e Akademisë së Albanologjisë, si dhe akuzave të forta ndaj institutit në fjalë se nuk po kryente asnjë lloj funksioni, ka ardhur dhe reagimi Institutit të Arkeologjisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Instituti i Arkeologjisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike deklaron se cdo qëndrim nacionalist apo folklorik për konsum lokal, dëmton çështjen kombëtare dhe na bën qesharakë në sytë e profesionistëve të vërtetë kombëtarë e ndërkombëtarë.

Për akuzat që u bënë ndaj ASA-s, ky Institut deklaron se kërkimi arkeologjik në Shqipëri i ka paraprirë krijimit të institucioneve nga ana e shtetit shqiptar dhe nuk i përket asnjë individi të së shkuarës, të së tashmes apo të së ardhmes, dhe si i tillë do të vazhdojë të ekzistojë, pavarësisht situatave politike që krijohen.

Instituti i Arkeologjisë

Këshilli shkencor i Institutit të Arkeologjisë – Akademia e Studimeve Albanologjike, pasi konstaton me keqardhje disa sulme në media ndaj punës së Institucionit dhe kërkuesve të tij, i mbledhur më dt. 31 maj 2023, shprehet unanimisht se:

Kërkimi arkeologjik në Shqipëri i ka paraprirë krijimit të institucioneve nga ana e shtetit shqiptar dhe nuk i përket asnjë individi të së shkuarës, të së tashmes apo të së ardhmes, dhe si i tillë do të vazhdojë të ekzistojë, pavarësisht situatave politike që krijohen.

Kërkimet e Institutit të Arkeologjisë që mbulojnë pothuajse tërë territorin shqiptar dhe të gjitha periudhat historike, vetëm apo në bashkëpunim me universitete dhe qendra kërkimore të huaja, sipas modeleve dhe parimeve ndërkombëtare në arkeologji dhe larg subjektivizmave në shkencë, kanë sjellë rezultate të jashtëzakonshme të cilat e kanë bërë të njohur arkeologjinë shqiptare në rang ndërkombëtar, duke na bërë krenarë!

Ky Institut ka pasur dhe ka si parim pune lirinë akademike të secilit studiues. Duke gëzuar lirinë e fituar në kërkim shkencor, studiuesit e IA-së prej dekadash tashmë nuk e bazojnë aktivitetin e tyre mbi teza të paracaktuara dhe të imponuara, por mbi problematika të cilat studiohen dhe argumentohen.

Ky Institut ka mbështetur lirinë e kërkimit shkencor në rezultatet e gërmimeve që vijnë nga terreni, duke iu shmangur populizmave politikë për efekte lokale apo interesa të momentit. Niveli i punës sonë ka qenë dhe mbetet profesionalizimi, i matshëm nëpërmjet konferencave dhe botimeve ndërkombëtare, platformat e vërteta të përballjes shkencore.

Niveli shkencor i anëtarëve të këtij institucioni është i dukshëm nga doktoraturat që janë mbrojtur në universitete ndërkombëtare, apo nga studime post-doktorale që fitohen mbi bazën e programeve konkurruese dhe meritokracisë dhe që vlerësohen nga kontributi i drejtpërdrejtë dhe jo nga subjektivizmat. Ky seriozitet ka bërë që arkeologët shqiptarë të ftohen e mirëpriten në evenimente profesionale në të gjitha shtetet perëndimore.

Çdo qëndrim nacionalist apo folklorik për konsum lokal, nuk bën gjë tjetër veçse e dëmton çështjen kombëtare dhe na bën qesharakë në sytë e profesionistëve të vërtetë kombëtarë e ndërkombëtarë. Janë pikërisht mendimet e këtyre profesionistëve që kanë rëndësi, për të imponuar qëndrimin kombëtar të arkeologjisë shqiptare dhe jo interesat e momentit.

Çdo sulm i kryer kundër këtij institucioni, me qëllim përfitimin personal nga individë me njërën këmbë në zanat ose jo, e me tjetrën në politikë, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për faktorizim individual. Institucionet shkencore maten vetëm me sasinë dhe cilësinë e kërkimeve dhe botimeve që realizojnë. Të mos harrojmë se kërkimi arkeologjik modern, ai i shekullit XXI është multi-disiplinar dhe punë në grup. Qasja e shekullit XIX nuk është dhe nuk do të jetë filozofia e punës sonë. Instituti i Arkeologjisë është aktualisht ndër të paktat institucione kërkimore shkencore shqiptare që bashkëpunon me shkollat më të mira kërkimore europiane, duke u respektuar ndërkombëtarisht për cilësinë e punës dhe rezultatet që ka arritur.

Kërkimet tona kanë në qendër të vëmendjes zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku ndodhen, nëpërmjet përfitimit ekonomik, social e kulturor nga trashëgimia arkeologjike. Falë këtyre kërkimeve, në hartën e turizmit kulturor të vendit janë shtuar një sërë vendbanimesh, çka na nderon dhe motivon për të vijuar punën tonë me pasion dhe përgjegjshmëri.

Një vokacion i rëndësishëm ka qenë dhe mbetet kontributi ynë i drejtpërdrejtë në formimin e arkeologëve të rinj. Instituti i Arkeologjisë falë Shkollës së Doktoraturës dhe bashkëpunimit me universitetet perëndimore në kuadër të projektit Erasmus + ka përgatitur arkeologë dhe studiues të rinj me nivel bashkëkohor.  Kjo armatë studiuesish drejtojnë projekte të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi, duke luajtur një rol të rëndësishëm në trashëgiminë kulturore të vendeve të tyre.

Për çdo shqetësim apo aspekt që nuk lidhet me probleme të kërkimit shkencor, shteti i së drejtës ka institucionet përkatëse ku secili qytetar është i lirë të drejtohet.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Akademia e Studimeve AlbanologjikeInstituti i ArkeologjisëMinistria Arsimit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Mick Schumacher do të kthehet në pistën e Formula 1 për të testuar Mercedesin në Spanjë
Next Article Ambasadorja Yuri Kim në Gjirokastër – Bota duhet të njihet me këtë vend të bukur

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

KulturëLibri

Panairi i Librit në Torino çelet me shkrimtarin e madh Ismail Kadare

Është mbajtur në Torino Panairi i 35-të i librit. Ky Panair çeli siparin sot në prani të Ministrit të Kulturës…

2 Min Read
Kulturë

Kush ishte gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare, rrëmbyesi i çmimeve të shumta dhe nderimeve ndërkombëtare

Sot artin shqiptar e ka pllakosur zia. Lajmi i hidhur ka marrë dhenë, se ka ndërruar jetë Ismail Kadare, romancieri,…

3 Min Read
Kulturë

Aktivitete kulturore të cilat mundeni ti ndiqni sot dhe gjatë fundjavës

Ku ka më mirë e të kalosh një pasdite në teatër, duke parë një shfaqe komedi, ose duke dëgjuar një…

2 Min Read
Sociale

Risi në Maturë, Kushi: Provimet në sallë me kamera, kush zgjedh mjekësinë, kriter testi hyrës!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka diskutuar sot në Komisionin e Edukimit disa nga risitë e maturës shtetërore.…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?