Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Indeksi i Biznesit, marrëdhëniet me Doganat janë përmirësuar ndjeshëm në tre vitet e fundit
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Biznes

Indeksi i Biznesit, marrëdhëniet me Doganat janë përmirësuar ndjeshëm në tre vitet e fundit

Tirana Press
Last updated: 10/08/2024 16:40
Tirana Press
Share
SHARE

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi Anketën e Indeksit të Biznesit ku marrëdhëniet me Administratën Doganore janë në nivelet më të larta krahasuar me institucionet e tjera.

Sipas sondazhit me anëtarët e AmCham, marrëdhëniet me Doganat janë përmirësuar ndjeshëm dhe në mënyrë të qëndrueshme tre vitet e fundit, duke arritur në vitin 2023 nivelin më të lartë, rreth 64.4%, ndërkohë që indeksi mesatar shënoi rreth 47.6 për qind.

Në fjalën e tij Presidenti i AmCham, Grant Van Cleve, e vlerësoi si shumë pozitiv bashkëpunimin me Administratën Doganore në funksion të përmirësimit të klimës për biznes në Shqipëri.

Për vitin e fundit është rritur me 6.6 për qind numri i bizneseve që vlerësojnë të favorshme marrëdhëniet me administratën doganore!

Indeksi arriti në 47.57, nga 100, duke u rritur me +4.16 pikë në raport me vitin e mëparshëm. Pavarësisht përmirësimit, indeksi vijon të mbetet ende poshtë kufirit 50.

Pesë shqetësimet kryesore të raportuara nga të anketuarit për vitin 2023 mbetën: Gjetja e stafit të kualifikuar vendas, monopoli dhe konkurrenca e pandershme, ekonomia joformale, burokracia e qeverisë dhe niveli i përgjithshëm i taksave.

Pavarësisht një përmirësimi të lehtë në vitin 2023, gjetja e stafit të kualifikuar vendas raportohet ende si e vështirë ose shumë e vështirë nga 74.1% e kompanive që u përgjigjën. Ky tregues mori 25.95 pikë, nga 100, pothuajse sa gjysma e mesatares së indeksit total.

Një perceptim i ngjashëm pozitiv është raportuar edhe në vitin 2023 për marrëdhëniet me administratën publike, ku treguesi më pozitiv është ende raporti me Autoritetet Doganore, me 64.4 pikë, me një përmirësim prej 1.51 pikë.

Marrëdhëniet me Autoritetet doganore janë elementi i katërt më pozitiv, pas Energjisë e Sigurisë. Marrëdhëniet me autoritetet e taksave janë përkeqësuar lejtë me -0.31 pikë, por sërish mbeten në një nivel të lartë prej 60.85 pikësh, duke u renditur menjëherë pas Doganave.

Për vitin 2024, anëtarët e Odës Amerikane parashikojnë një tendencë pozitive për ecurinë e ekonomisë shqiptare, investimet dhe klimën e biznesit.

Anketa e Indeksit të Biznesit të AmCham 2023 u krye në internet nga 24 shkurt deri më 18 mars 2024. Numri i përgjithshëm i të anketuarve që kanë marrë pjesë në anketë është 161 nga të cilët 156 e kishin përfunduar plotësisht anketën duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve.

Sondazhi iu drejtua ekskluzivisht anëtarëve të Dhomës Amerikane dhe kërkoi opinionin e tyre në lidhje me mjedisin e biznesit në Shqipëri gjatë vitit të kaluar (2023) dhe vlerësimin e tyre për vitin aktual (2024). Monitor

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ish-CEO e YouTube, Susan Wojcicki, ka vdekur në moshën 56-vjeçare nga kanceri në mushkëri
Next Article Denaj, takim me fermerët në Maliq: Bashkimi dhe formalizimi do rrisin cilësinë e produkteve bujqësore

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

BiznesBota

Amazon, Google dhe X nisin me shkurtime masive të stafit

2024 fillon me një valë pushimesh nga puna në sektorin e teknologjisë. Amazon dhe filiali i tij Twitch, Google, X…

2 Min Read
BiznesEkonomi

Të ardhurat e Alibaba rriten me 2% për tremujorin e katërt

Kompania Alibaba ka prezantuar një rritje prej 2% në tremujorn e katërt. Kompania regjistroi të ardhura prej 30,12 miliardë dollarë…

1 Min Read
BiznesTeknologji

DOJ është gati të padisë Google për dominimin e tregut të reklamave dixhitale – Bloomberg News

Departamenti Amerikan i Drejtësisë është gati të padisë Google-në e Alphabet sa më shpejt sa këtë të martë në lidhje…

2 Min Read
BiznesTeknologji

Risia e së ardhmes, master plani i Musk për futjen e pagesave në Twitter

Twitter po punon për të futur pagesa të ndryshme në platformën e mediave sociale. Ai ka filluar gjithashtu të aplikojë…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?