E dashura e Amarildo alias Xhenje Nikollit, Xhovana Nikolli nuk i ka ndalur akuzat në drejtim të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Partnerja e Nikollit, i cili ndodhet në burg, ka shpërndarë në rrjet mesazhe kundër Dumanit, ndërsa akuzon këtë të fundit që pas ngjarjes ku dyshohet se me urdhër të tij u vendosi tritol banesës së saj në Elbasan, i ka ndaluar edhe takimet me të dashurin në burg.
Sipas saj edhe pse Nuredin Dumani është një kriminel dhe përdhunues vazhdohet t’i jepet e drejta. Ndërsa ngre shqetësimin se nuk po mbrohen nga shteti.
“Vazhdon akoma Nuredin Dumani dhe jep urdhra në burg, pas gjithë kësaj gjeje që ndodhi. Bllokohen takimet e mia me Amarildon sepse ka dhënë urdhrin Nuredin Dumani, jo takim në dhomë por të ulen te magazina poshtë. Vazhdon sundon Dumani me kushërinjtë. Akoma vazhdoni i jepni të drejtë përdhunuesit, kriminelit, ordinerit. Ku do shkojë ky shtet kështu, ca mbrojtje po na jepni ne”, shprehet Xhovana. Por duket se Xhovana nuk ndalet me kaq.
@giovanna_nikolli #fy ♬ original sound – lyrics
“Nuk ma merr jetën një Nuredin, harrojeni. Kam me luftu deri diten qe do mbyll syte”, shkruan në një tjetër postim vajza.
Pak ditë më parë, në banesën e saj dhe të së motrës në Elbasan shpërtheu një lëndë plasëse. Hetimet e Policisë së Elbasanit kanë zbuluar se shpërthimi me tritol në një apartament në lagjen “Haxhias” ka patur si shënjestër Alda dhe Xhovana Nikollin, por që u plagos fqinji i saj. Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në gusht të 2023 në Vlorë. Ai kap me armë silenciator, pas informacioneve se do të kryente vrasje në qytetin bregdetar.