Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: “I përjetova të gjitha me fëmijën në bark”: Valbona Mema flet për bashkëshortin e ndjerë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Showbiz

“I përjetova të gjitha me fëmijën në bark”: Valbona Mema flet për bashkëshortin e ndjerë

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:58
Tirana Press
Share
SHARE

Në “Lojën e Memories”, të organizuar brenda shtëpisë së “BBVA”, këngëtarja Valbona Mema rrëfeu historinë e jetës së saj, duke treguar për brengat dhe vështirësitë me të cilat është përballur.
 
Ajo u ndal te njohja me bashkëshortin e saj të ndjerë dhe tregoi se sapo kishte mbaruar shkollën e mesme, kur mori pjesë në një festival dhe mes emocioneve të shumta që kishte për performancën e saj në skenë, pa për herë të parë dashurinë e jetës.

“Në Pallatin e Kulturës jam njohur me dashurinë e jetës sime. Kam qenë duke konkurruar dhe kisha ulur kokën, kur shoh dy këmbë aty dhe unë e kisha marrë çmimin dhe përsëri rrija dhe dridhesha. Shoh dy këmbë dhe (ndiej) një dorë në sup. Ai më thotë “Çohu se po të presin në skenë se ke marrë çmimin e parë të interpretuesve”.

Më tej, Valbona vijoi:

 
“Jo, i thashë unë, nuk jam unë dhe u tremba. Në momentin që e pashë, ajo ishte dashuri me shikim të parë. Ishte Sokoli! Sokoli që më mësoi gjithçka; Sokoli që më bleu këpucët e para. Më pas, një djalë që vinte nga një familje shumë e nderuar shkodrane, me një baba që kishte punuar gjithë jetën në Teatrin e Operës dhe Baletit, që e njihte muzikën, që flinte dhe zgjohej me muzikën…”, tregoi Valbona, duke treguar edhe rrugëtimin e tij me muzikën.

“Prandaj unë them që ai më mësoi gjithçka, sepse unë kisha vetëm një dhunti: zërin dhe nuk kisha absolutisht asnjë njohuri tjetër mbi muzikën. Më pas, dashuria jonë u kurorëzua me një martesë, ku në dasmë këndova unë, më shoqëroi edhe Sokoli. Një dasmë e bukur…Te mami nuk bëra dasmë se nuk kishim mundësi. Te Sokoli bëra një dasmë shumë të bukur shkodrane.”, tha këngëtarja, duke përmendur edhe faktin se ka pasur një familje të madhe me 7 motra dhe 2 vëllezër.

“Më pas, erdhi lindja e djalit dhe pas 18 muajsh, shkuam jashtë shtetit, të këndonim, ku konstatuam edhe sëmundjen e tij. Unë isha shtatzënë me vajzën dhe nuk e dija dhe doktori ma tregon sëmundjen. Kam përjetuar operacionin e tij në Zvicër, ndërkohë që isha me fëmijën në bark, ku qaja, përballesha me dhimbjet e tij, e ushqeja, gjithçka…Nuk i treguam nënës së tij që u bë operacion”.

“Kur erdha, unë isha 8 muajshe shtatzënë. Djalin e kisha shumë të vogël dhe ia kishim lënë motrës së Sokolit. Më pas, lindi vajza. Pas lindjes së saj, sëmundja e tij përparoi edhe më shumë. Më 24 dhjetor të vitit 2001, ai mbylli sytë. Në atë moment, m’u shemb bota, por kisha dy fëmijët, kisha përkrahjen e familjes së Sokolit. Duhej të merrja forcë dhe të vazhdoja jetën, sepse kisha një detyrë shumë të madhe: të rrisja fëmijët”.

Ajo tregoi edhe publikimin e albumit të parë:

“U gjenda mes një pasioni shumë të madh për muzikën që nuk doja ta lija, por edhe me një dhimbje shumë të madhe, pasi bota u shemb para këmbëve të mia. Kam punuar edhe duke qarë. Pastaj, me miratimin e familjes së Sokolit, publikova albumin tim të parë, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm. Këngën e Sokolit, “Brenga e shpirtit” e publikova pas 2 vitesh”, tha Valbona, duke prekur banorët.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Një asteroid gjigant pritet të kalojë shumë pranë Tokës sonte
Next Article Pas 34 orësh diskutime, rrëzohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë në Greqi

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Showbiz

Tërbohet Kristi, shkëmben puthje në buzë me balerinën (Video)

Nata e beqarisë e organizuar nga Vëllai i Madh për Luizin ka argëtuar edhe banorët e tjerë. Beati ka preferuar…

1 Min Read
Showbiz

“Pse po më akuzon tani?”/ Plas keq mes Oltës dhe Armaldos: S’ke për të pasur njeri në krah…

Mes Oltës dhe Armaldos ka pasur një debat gjatë ditës së sotme. Olta u shpreh e zhgënjyer nga Armaldo pasi…

1 Min Read
Showbiz

Çudit Tea me deklaratën: Fansi i Luizit tentoi të më aksidentonte me makinë

Eksperienca e saj në “Big Brother Vip” e ka risjellë Tea Trifonin në qendër të intervistave dhe daljeve publike. Ndonëse…

1 Min Read
Showbiz

Pak kohë pas celebrimit, Demet Ozdemir firmos divorcin

Aktorja e njohur turke Demet Ozdemir pak kohë pas celebrimit ka nënshkruar divorcin me kantautorin  Oguzhan Koc. Aktorja dhe këngëtari…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?