Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Hapet dosja “Çamëria” e ish-sigurimit të shtetit për periudhën 1945-1991, Idrizi: Ngjarje e rëndësishme!
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Politikë

Hapet dosja “Çamëria” e ish-sigurimit të shtetit për periudhën 1945-1991, Idrizi: Ngjarje e rëndësishme!

Tirana Press
Last updated: 01/06/2024 10:15
Tirana Press
Share
SHARE

Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe Autoriteti i Dosjeve firmosin marrëveshjen.

Shoqata Patriotike Çamëria dhe Aurotiteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit firmosën marrëveshjen për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit të shtetit për të gjithë shqiptarët e Çamërisë të skeduar gjatë diktaturës. Këto dosje përfshijnë të gjithë periudhën komuniste nga viti 1945deri në vitin 1991, duke vënë në dispozicion tre fonde në total prej 105 dosjesh, që përmbajnë rreth 200.000 fletë arkivore.

Këto dokumente arkivore fillojnë nga dega e punëve të brendshme Sarandë, Berat, Lushnje, Elbasan, Tiranë, Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Këto dokumente përfshijnë të arratisur, të pushkatuar, të masakruar, dokumente për survejimin, përndjekjen dhe deri tek dënimet e rënda me burg dhe internimet e të gjithë komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë.

Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi theksoi se kjo është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët e Çamërisë sepse zbardhen të vërtetat e periudhës më të errët që komuniteti përjetoi nga viti 1945 e deri në vitin 1991.

“Akti i hapjes së dosjeve të Çamërisë, pas miratimit të rezolutës dhe ngritjes së Varrezave Monumentale të Kllogjerit është një hap i rëndësishëm transparence të munguar. Për institucionet relevante të shtetit shqiptar është shumë e rëndësishme që përfshirja të mos mbetet vetëm tek Autoriteti I Dosjeve, por të gjithë institucionet duke filluar nga Akademia e Shkencave e deri tek ministria e Arsimit me librat e historisë, duhet të zbardhin të vërtetat mbi Çamërinë dhe shqiptarët e Çamërisë.

E kam thënë shumë herë se Enver Hoxha i vrau për herë të dytë shqiptarët e Çamërisë. Nuk mjaftoi atë që Napolon Zerva bëri me një krahinë të tërë, një gjenocid I pastër dhe spasrtim etnik, por duhej që edhe në tokën amë, në Shqipëri ne të përndiqeshim përsëri.

Dosjet që do të duhet të studiojmë dhe që falenderojmë Autoritetin për këtë bashkëpunim përfshijnë emrat e familjeve të mëdha të Çamërisë dhe zbardhin të vërtetën e madhe dhe betejat e tyre të paepura si gjatë kohës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe stigmatizimin me të cilin ushtria propagandistike e Enver Hoxhës përndoqi për së dyti të gjithë shqiptarët e Çamërisë”.

Ndërsa kryetarja e Aurotitetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula tha se: “Së pari këto dokumente ofrojnë prova të reja dhe të paanshme historike mbi ngjarjet që ndodhën gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke ndihmuar në qartësimin e fakteve dhe ngjarjeve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe zgjidhjes së drejtë të Çështjes Çame duke ndihmuar jo vetëm historinë e Shqipërisë, diskursin publik, por edhe përpjekjet diplomatike. Së dyti, hapja e këtyre dosjeve për shqiptarët e Çamërisë nuk është vetëm emocionale, por edhe identitare”.

Ndërsa kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj tha se kjo marrëveshje na vjen në ndihmë të njohjes së dosjeve të personaliteteve të spikatura të komunitetit tonë çam, për të zbardhur veprimtarinë krimainale të ish sigurimit të shtetit dhe krejt makinerisë që u vu në dispozicion për të na përndjekur për herë të dytë. Ndaj i ftoj të gjitha institucionet që të bëhen pjesë e zbardhjes së historisë së Çamërisë për t’i dhënë zgjidhje Çështjes Çame.
Në fjalën e saj sekretarja e grupit parlamentar të PDIU-së, deputetja Mesila Doda theksoi se hapja e dosjeve të ish sigurimit të shtetit është një nga betejat tona më të rëndësishme sepse ne nuk zbardhim të kaluarën, por ne u tregojmë shqiptarëve historinë, si për sa përket kontributit të çmuar të shqiptarëve të Çamërisë në LANÇ, por edhe thyerjes përfundimisht të stigmatizimit. Kjo është beteja jonë. Dhe jo vetëm për shqiptarët e Çamërisë, për për të gjithë shqiptarët”.

Në këtë aktivitet pati diskutime të shumta mbi këtë ngjarje të rëndësishme që çon drejt zbardhjes së periudhës së errët që komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë përjetoi gjatë regjimit diktatorial. Gjithashtu kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm që çon drejt zgjidhjes së Çështjes Çame dhe vendos edhe ura të reja komunikimi diplomatik midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:dosja xameriaSHSH
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Lajm i mirë për shqiptarët/ Gjermania lehtëson rregullat për punëtorët emigrantë
Next Article Del sondazhi/ Emigrimi, korrupsioni, çmimet, cili është problemi i shqiptarëve

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Biden merr vendimin, ja kush do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim në Shqipëri

Presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi emrin e diplomatit të karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të…

2 Min Read
Politikë

Freedom House: Mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale, shqetësim në Shqipëri. 

Organizata “Freedom House” me seli në Uashington ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Kosova dhe Shqipëria mbesin vende “pjesërisht…

7 Min Read
Politikë

“E ardhmja mbi gjithçka”/ Berisha shpërndan videon: Me 11 shkurt Shqipëria marshon drejt Tiranës!

Drjetuesi i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook thotë se me…

1 Min Read
Politikë

“Qeveria e kapur nga mafia”, Vasili: Këtë realitet e ndryshon vetëm populli

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili risjell në vëmendje atë se çka po ndodh në Pakistan, ku e drejta…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?