Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Hakmarrja e vonuar por jo e harruar/ Vrasja në dasmën kosovare ndodhi për shkak të një përdhunimi?! (Faktet tronditëse)
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Rajoni

Hakmarrja e vonuar por jo e harruar/ Vrasja në dasmën kosovare ndodhi për shkak të një përdhunimi?! (Faktet tronditëse)

Tirana Press
Last updated: 23/08/2024 08:35
Tirana Press
Share
SHARE

Fshati i vogël i qytetit të Ferizajt në Kosovë, Bibaj, u trondit dje nga një vrasje e cila bëri bujë për mënyrën dhe në vendin e pazakontë ku ndodhi, duke ngritur shumë pikëpyetje.

Një zyrtar policie që ekzekuton me armë zjarri një të moshuar gjatë një ceremonie dasme. Sipas autoriteteve kosovare, Besim Ramadani, ka ekzekutuar 80-vjeçarin Sadri Sadriu.

Në njoftimin e shpejtë të dhënë nga policia vendase arsyet e këtij krimi në një moment ku duhet të ishte festë për të gjithë të pranishmit, mbeten ende të pazbardhura.

Oborri i ambjentit ku martohej nipi i viktimës, u përgjak duke tmerruar dasmorët, në një ngjarje të mbuluar nga misteri.

“Fillimisht dua t`ju informoj se polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare. Ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile, kur ka kryer këtë vepër para këtij lokali. Fatkeqësish vrasja u krye me armë zyrtare, është një lloj arme e gjatë por jo kallashnikov.

Deri tani është arrestuar personi i dyshuar, jemi duke marrë informacione të tjera sa i përket dëshmitarëve, me këtë rast po merret Inspektoriati Policor dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj. Fatkeqësisht nuk dihen ende motivet.

Zyrtari policor nuk ka qenë pjesë e dasmës, ka qenë jashtë dasmës,” tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Qazim Reka.

Lajmi mori akoma më shumë jehonë kur u mësua se viktima është xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

Teksa pritet të hidhet dritë mbi këtë ngjarje, i pari që ka aluduar mbi atë çfarë mund të ketë ndodhur është gazetari Berat Buzhala.

Sipas këtij të fundit, mund të kemi të bëjmë me një rast pedofilie të ndodhur shumë vite më parë.

Buzhala flet për rrëfimin që i njohur i tij në Perëndim i ka bërë lidhur me një përdhunim të një vajze kur ajo ishte 10-vjeçe, por dhunuesi duket se nuk është dënuar për shkak të lidhjeve të forta politike.

“Para dy viteve nje person qe jeton ne Perendim ma ka tregu nje rast te tmerrshem qe i ka ndodhe bashkeshortes se tij ne Lugine te Presheves.

Nje monstrum pedofil e kishte dhunu ate, dhe jo vetem ate, kur ajo i ka pase vec 10 vjet. Dikund ne mal. Pata komuniku edhe me viktimen.

Dhunuesi kishte dale me lidhje te fuqishme politike. Sido qe te jete kunder dhunuesit ka kallxim penal ne Serbi, te cilin e posedoj, por kurgjo nuk eshte ndermarre kunder tij.

Ka lidhje me zhvillimet e nates se sontshme,” shkruan Buzhala, i cili paralajmëron gjithashtu për dokumenta trondëtise lidhur me ngjarjen.

Ky mund të jetë një nga rasta kur mungesa e forcës së ligjit sjell vetëgjyqësi

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pjesë e grupit të djalit të Erzen Breçanit/ Ekstradohet nga Spanja 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
Next Article E RËNDË/ Qëllohet me thikë shqiptari në Greqi, greku e akuzoi se i ngacmoi vajzën

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Rajoni

“Nuk e besova, minutat më dukeshin si orë”, Albin Kurti i emocionuar pas ftesës së Orhan Pamuk për ta takuar

 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pritur në një takim nga nobelisti turk Orhan Pamuk. Në një postim në rrjetet…

2 Min Read
Rajoni

Rrezik lufte në Ballkan, Serbia “aktivizon” 48 bazat ushtarake rreth Kosovës, vendos ushtrinë në kufi

Paralajmërimet e fundit të Serbisë se mund të futej në Kosovë sapo të kishte mundësi, shkaktuan shumë reagime, por u…

4 Min Read
PolitikaRajoni

Stoltenberg: Perëndimi duhet të përgatitet për të mbështetur Ukrainën në një luftë të gjatë

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka plane të menjëhershme për paqen në Ukrainë dhe kështu perëndimi duhet të përgatitet për…

4 Min Read
Rajoni

Zyrtarizohet data! Zgjedhjet në Malin e Zi do të mbahen në këtë ditë

Kryeparlamentarja e Malit të Zi, Danijela Gjuroviç, ka bërë zyrtare datën e zgjedhjeve presidenciale malazeze më 19 mars. “Kryetari i…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?