Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave duket se ka rënë pre e një grupi hakerash iranianë, Homeland Justice.
Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë faqen e webit të INSTAT. “Numrat dhe shifrat, statistikat… Ata janë të gjithë kundër jush Ju jeni armiku juaj i vetëm. INJORANCA juaj është Torturuesi juaj”, shkruan Homeland Justice në Telegram.Sakaq, aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google.
Po ashtu, edhe zëdhënësi i INSTAT ka konfirmuar: Po punojmë për rikuperimin e faqes.