Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Greqia dhe 6 shtete kërkojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
BotaPolitikaPolitikë

Greqia dhe 6 shtete kërkojnë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Tirana Press
Last updated: 01/03/2024 11:43
Tirana Press
Share
SHARE

Në të njëjtën ditë kur në Tiranë mbahej Samiti BE- Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes Ekonomike, figura të rëndësishme politike të vendeve kryesore të BE-së i kanë dërguar një letër krerëve të Unionit ku kërkojnë përshpejtim të procesit të Zgjerimit.

Zv.kryeministri italian, Antonio Tajani dhe ministrat e Jashtëm të Greqisë, Çekisë, Kroacisë dhe Austrisë i kanë dërguar një letër Charls Michel, Presidenti i Këshillit Europian, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian dhe Roberta Metsola Presidente e Parliamentit Europian, që të angazhohen personalisht “për të finalizuar me prioritetin më të lartë negociatat ndërinstitucionale për ‘Lehtësimin e Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor’ përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian”.

LETRA

Të nderuar Presidentë/Të nderuar kolegë,

Në konkluzionet e tij të 14-15 dhjetorit 2023, Këshilli Evropian ripohoi angazhimin e tij të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre, duke përfshirë avancimin e integrimit gradual midis Bashkimit Evropian dhe Rajonit.

Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur Këshilli miratoi Deklaratën e Selanikut. Ka ardhur koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Një kohë e qartë dhe e arsyeshme për pranimin e tyre është më urgjente se kurrë.

Në këtë kontekst, ne mirëpresim dhe mbështesim Planin e ri të Rritjes të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Ky plan ofron një mundësi konkrete për ta afruar rajonin me tregun e vetëm të BE-së, për të thelluar integrimin ekonomik rajonal dhe për të përshpejtuar reformat themelore. Nëse zbatohet me sukses, ai do të kontribuojë në nxitjen e konvergjencës socio-ekonomike, duke trajtuar ikjen e trurit nga rajoni, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij dhe duke mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, siç nënvizohet në deklaratën e tyre të përbashkët të datës 22 janar 2024, kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për objektivat e Planit të Rritjes dhe gatishmërinë e tyre për ta zbatuar atë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ky ishte edhe përfundimi i përbashkët i takimit të Ministrave të Jashtëm të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” me partnerët e Ballkanit Perëndimor në Romë më 5 shkurt 2024.

Prandaj, ne bëjmë thirrje për angazhimin tuaj personal për të finalizuar me prioritetin më të lartë negociatat ndërinstitucionale për “Lehtësimin e Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor” përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Koha është thelbësore. Çdo vonesë do të dëmtojë besueshmërinë e BE-së dhe do të ketë një ndikim negativ në procesin e integrimit evropian të rajonit.

Sinqerisht,

Antonio Tajani, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane

Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke

Alexander Schallenberg Ministër Federal për Evropën dhe Çështjet ndërkombëtare të Republikës së Austrisë

Gordan Grliq Radman, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë

Juraj Blanar, Ministër i Çështjeve me Jashtë dhe Evropiane i Republikës së Sllovakisë.

George Gerapetritis, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Greke

Tanja Fajon, Ministër i Çështjeve me Jashtë dhe Evropiane të Republikës së Sllovenis

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:BEintergimi i Ballkanit Perendimorleter be
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Damian Gjiknuri prej gati dy orësh në SPAK, hetohet roli i tij tek afera e inceneratorëve
Next Article Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, nënshkruhet marrëveshja

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Bota

Arrin në 9 numri i viktimave nga tërmeti në Tajvan, raportohet për mbi 900 të plagosur

Të paktën nëntë persona kanë vdekur pas një tërmeti me magnitudë 7.4 ballë që goditi bregun lindor të Tajvanit të…

1 Min Read
Bota

BRAZIL/ Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet katastrofike

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Brazilin jugor është rritur në 107, sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile…

1 Min Read
Bota

Tërmeti në Turqi, Erdogan: Brenda vitit do rimëkëmbim vendet e rrënuara

Turqia ka mobilizuar të gjitha burimet dhe mjetet e saj për të kryer shërbimet e akomodimit dhe të jetesës për…

2 Min Read
Politikë

21 Janari temë debati te komisioni i Ekonomisë/ Spaho- Braçes: Sa herë ka zgjedhje, sajoni ndonjë histori për atë ngjarje

Ditën e sotme në komisionin e Ekonomisë është bërë temë diskutimi duke sjell debate mes palëve, çshtja e 21 Janarit.…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?