Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Gjesti i futbollistit turk shkakton debate mes Turqisë dhe Gjermanisë: Cilësohet si veprim ekstremist
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Sport

Gjesti i futbollistit turk shkakton debate mes Turqisë dhe Gjermanisë: Cilësohet si veprim ekstremist

Tirana Press
Last updated: 04/07/2024 12:49
Tirana Press
Share
SHARE

Një veprim kontrovers i futbollistit turk, Merih Demiral, gjatë Kampionatit Evropian të futbollit, e ka shkaktuar një fërkim diplomatik mes Turqisë dhe vendit nikoqir, Gjermanisë.

Turqia e thirri në takim ambasadorin gjerman të mërkurën, për ta kritikuar ministren e Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser, e cila e dënoi festimin e golit nga Demirali një natë më parë. Demiral e bëri një shenjë me dorë e cila është e lidhur me një grup ultranacionalist.

Demirali i shënoi të dy golat e Turqisë në fitoren 2:1 kundër Austrisë të martën, duke ia siguruar kombëtares turke një vend në çerekfinale të Euro 2024.

Pasi e shënoi golin e dytë, ai e bëri një shenjë me të dy duart, e cila përdoret nga nacionalistët turq dhe është e lidhur me organizatën ultranacionaliste turke, Ulku Ocaklari, që njihet më mirë si Ujqit e Hirtë.

Faeser i bëri thirrje UEFA-s ta ndëshkojë Demiralin për këtë gjest.

“Simbolet e së djathtës ekstremiste turke nuk kanë vend në stadiumet tona. Është plotësisht i papranueshëm përdorimi i Kampionatit Evropian si platformë për racizëm”, shkroi Faeser.

Ministri federal Cem Ozdemir, politikan gjerman me prejardhje turke, tha se gjesti i Demiralit ka të bëjë me “ekstremizëm, terror dhe fashizëm”.

UEFA njoftoi se e ka nisur një hetim për dyshimet për “sjelljen e pahijshme” të Demiralit.

Omer Celik, zëdhënësi i partisë së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se komentet e Faeserit dhe hetimi i UEFA-s janë “të papranueshme”.

Pas ndeshjes të martën, Demiral tha se gjesti i tij ishte një shprehje e pafajshme e krenarisë së tij kombëtare dhe se ai “nuk përmban mesazhe të fshehta apo diçka të tillë”.

“Gjesti ka të bëjë me identitetin turk, sepse unë jam krenar që jam turk. Dhe këtë e ndjeva plotësisht kur e shënova golin e dytë. Prandaj, edhe e bëra këtë gjest”, tha ai.

Demiral tha se shpreson se do të ketë edhe “mundësi të tjera për ta bërë këtë gjest përsëri”.

Grupi Ujqit e Hirtë u themelua si dega e të rinjve e partisë të së djathtës ekstreme të Turqisë, Lëvizja Nacionale, apo MHP, e cila është në koalicion me partinë e Erdoganit në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim.

Agjencia federale e Gjermanisë i vëzhgon aktivitetet e grupit Ujqit e Hirtë. Autoritetet vlerësojnë se ajo ka rreth 12.100 anëtarë në vend.

Ky grup është i ndaluar në Francë, ndërsa Austria e ka ndaluar përdorimin e gjestit të Ujqve të Hirtë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:futbollisti turk
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Ku*vë burrë, gore, ordiner” / Plas keq në Kuvend mes Braçes dhe Bardhit (VIDEO
Next Article Publikohen tabelat me rritjen e pagave për mësuesit, ja kush përfiton

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sport

Lamtumirë Ibra

Sulmuesi e bëri njoftimin pas fitores 3-1 të skuadrës së tij në finale të sezonit AC Milan ndaj Hellas Verona…

2 Min Read
Sport

Pep Guardiola flet me bindje – Messi do të bëjë gjithçka për t’u kthyer te Barcelona

Mbetet ende mister se cilws skuadwr do ti bashkohet Leo Messi. Në lidhje me këtë situatë, Guardiola është shprehur se…

2 Min Read
Sport

Partizani nis vitin me fitore, mposht Bylisin dhe rikthehet në garë për titullin

Partizani është rikthyer më në fund te fitorja, e cila është e para për vitin 2023 në kampionat. “Demat” kanë…

1 Min Read
Sport

Transferimi i Messit në Arabinë Saudite thuhet se është ‘marrëveshje e përfunduar’

Argjentinasi Lionel Messi do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm nën një marrëveshje "të madhe", tha një burim…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?