Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Gazetarja Blerta Tafani akuzon Alfred Pezën: Më ngacmoi seksualisht…
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Shqipëria

Gazetarja Blerta Tafani akuzon Alfred Pezën: Më ngacmoi seksualisht…

Tirana Press
Last updated: 09/09/2024 09:00
Tirana Press
Share
SHARE

Këtë të premte Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), Alfred Peza, dha dorëheqjen me vendim të pakthyeshëm nga ky post, të cilin e mbante që nga shtatori i një viti më parë.

Contents
  • Letra e plotë
  • Nga miq në armiq?

Dorëheqja u konfirmua nga vetë kryetari i Bordit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, i cili u shpreh se në dorëheqjen e Pezës nuk kishte një arsye për largimin, edhe pse ky i fundit ishte zotuar se do të qëndronte në detyrë deri në fund të mandatit të tij.

Megjithatë shpejt në media u përhap një letër në formë ankese e gazetares së televizionit publik shqiptar, Blerta Tafani, në të cilën hidhen një lumë akuzash ndaj Alfred Pezës për dhunë psikologjike e presione nga më të ndryshmet.

Po ashtu Tafani ka vënë në dijeni Bordin drejtues se nuk kanë munguar as ngacmimet seksuale e kërcënimet për largim nga puna.

Blerta Tafani thotë se më datë 28 Shtator të vitit të kaluar, pas orës 20.00 të mbrëmjes, në celularin e saj kanë mbërritur mesazhe të padenja dhe imponuese për takim jashtë pune, nga drejtori Alfred Peza.

Letra e plotë

Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH:

Unë, Blerta Tafani (Hajdari), gazetare prej 25 vitesh, prej të cilave 10 vitet e fundit në RTSH, me mijëra edicione informative të drejtuara, po aq materiale televizive të përgatitura, redaktim lajmesh dhe edicionesh, përgatitje dhe drejtim të disa programeve, po ju drejtohem për një shqetësim, i cili e tejkalon personalen.

Tashmë prej 11 muajsh, po përballem me një presion psikologjik të pashembullt. Më datën 28 shtator të vitit të kaluar, në mbrëmje pas orës 20.00, në telefonin tim erdhën mesazhe jo vetëm të padenja, por edhe imponuese për takim jashte institucionit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH z. Alfred Peza, shoqëruar edhe me insistimin me anë të më shumë se dhjetë telefonatave të njëpasnjëshme, të cilave kam refuzuar tu përgjigjem.

Pas kesaj, ka nisur ndaj meje një dhunë e pashembullt verbale dhe psikologjike, përfshirë ndëshkime, paralajmërime, largime nga puna të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, ndërprerja e daljes time në edicionin qendror që e drejtoja prej 10 vitesh me argumentin se “nuk përqafoj projektin e drejtorit të përgjithshëm”, ndërprerja e spoteve të programit që transmetoja, presion ndaj njerëzve që punonin për atë program, paralajmërim për pushim nga puna (pa u dëgjuar unë aspak, në një komision të turpshëm) dhe shumë të tjera, që përbëjnë një “sagë” të vërtetë.

Për të gjitha keto, e gjeta të arësyeshme për t’ju vënë në dijeni ju si Këshill Drejtues, me të drejtën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, pronë me vetëm një PRONAR: PUBLIKUN, që të mund të ndalni këto veprime të Turpshme për një institucion publik, të ndalni dhunën verbale si pasojë e ngacmimeve seksuale të Drejtorit aktual të Përgjithshëm!

Bashkëngjitur po ju dërgoj vetem një ekstrakt të mesazheve që disponoj, ndërkohë që të plota do ti paraqes në organet përkatëse të drejtësisë. Mbi dinjitetin dhe profesionalizmin, nuk mund të shkelë asnjë i zgjedhur nga JU, të mandatuar nga të zgjedhurit e qytetarëve.

Zgjedhja e Pezës në krye të RTSH-së është kontestuar vazhdimisht pasi është përballur me kritika për shkarkime masive nga puna të gazetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni.

Në fund të qershorit gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Median dhe Edukimin, Peza u prit me kritika nga deputetët, pasi RTSH nuk kishte zbatuar asnjë prej rekomandimeve të lëna nga Kuvendi.

Sipas raportit parlamentar, RTSH ka problematika me shkarkimet dhe emërimet në punë si dhe rënien e të ardhurave apo paqartësi në përdorimin e tyre, por Peza u mbrojt se largimet nga puna ishin bërë sipas ligjit me qëllim rritjen e performancës së televizionit.

Nga miq në armiq?

Por ky sherr i Alfred Pezës dhe Blerta Tafanit nuk dihet pse ka ardhur, pasi që kur mori postin e Drejtorit të RTSH, Peza e emëroi këtë të fundit nr.2 të televizionit publik shqiptar, pasi thuhet se mes tyre kishte një raport të vjetër miqësie.

Nuk munguan as zërat se Peza i dha një rrogë të majme prej 20 milionë lekësh në muaj Tafanit, si drejtuese emisioni në RTSH. Kjo formë abuzimi dhe vjedhje me procedurë është evidentuar si shkelje edhe nga KLSH pasi me një pagë të tillë stratosferike paguhej nga paratë e taksave të shqiptarëve.

Në denoncimin e bërë asokohe thuhej se për një vit për emisionin në RTSH, Tafani është paguar 160 milionë lekë.

Kryetari i Këshillit Drejtues Leka Bungo dhe anëtarët e tjerë nuk kanë firmosur për këtë emision sepse ka qenë teper i fryrë nga shuma e parave.

Bashkëpunimi tashmë i prishur mes Alred Pezës dhe Blerta Tafanit, sipas akuzave duket se ka shkuar përtej vetëm rënies dakord për shifra parash. Më herët është raportuar se ata në dakordësi me njëri-tjetrin kanë shkarkuar punonjës nga RTSH.

Në bisedat e bëra në Whatsapp tregohej se si Peza dhe Tafanin shkarkonin Kryeredaktoren e lajmeve, Mimoza Haxhiaj, pavarësisht eksperiencës së saj të gjatë në këtë televizion si gazetare prej 15 vitesh.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Tentoi të vrasë Durim Bamin, kush është Marklen Haka që ra në pranga në Nikël/ I dyshuar për vrasje, i mbijetoi disa atentateve
Next Article Kosova bëhet gati për ndeshjen mes kaosit, trajneri: E vështirë, Qipro ka lojtarë të fortë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Çështja Gërdeci – Shtyhet sërish gjyqi për Fatmir Mediun

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatmir Mediut. Shkak mungesa e pretencës së prokurorisë për ish-ministrin e Mbrojtjes sa i takon tragjedisë…

2 Min Read
Kronikë

EMRAT/ E rëndë! Lanë djalin autik në makinë dhe vdiq nga vapa, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

Një 23 vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku…

1 Min Read
Shqipëria

Myslimanët festojnë sot festën e Fitër Bajramit

Kremtimi i Fitër Bajramit është një nga festat më të rëndësishme për komunitetin mysliman në të gjithë botën e sidomos…

2 Min Read
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Fier, 2 makina marrin përpara çobanin

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në aksin Vlorë-Fier. Mësohet se 2 makina kanë përplasur një çoban…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?