Me 13 vite burg është dënuar nga një gjykatë në Selanik të Greqisë një 24-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur. Shqiptari është shpallur fajtor për akte seksuale me të mitur nën moshën 12 vjeç dhe përdhunim.
Sipas aktakuzës, veprat duket se janë kryer nga viti 2018 deri në vitin 2021, në një fshat në Greqinë Veriore, kur viktima ishte në atë kohë 12 vjeç dhe i akuzuari nuk kishte mbushur moshën 18 vjeç.
Mediat greke raportojnë se i riu mesa e ka ftuar të miturën në shtëpinë e tij për të luajtur lojëra elektronike dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.Veç kësaj, aktet duket se janë kryer në një ambient të jashtëm ku 24-vjeçari ka takuar të miturën.
Në deklaratën e tij, i pandehuri ka mohuar akuzat që i ngarkohen.
Zvevensësues Ilda Dhori/ Emilia Koliqi