Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Franca mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare! Sondazhet nxjerrin Le Pen në rrugën drejt fitores
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politika

Franca mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare! Sondazhet nxjerrin Le Pen në rrugën drejt fitores

Tirana Press
Last updated: 30/06/2024 13:43
Tirana Press
Share
SHARE

Në Francë janë hapur qendrat e votimit për rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mund ta sjellin në pushtet partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen, për herë të parë në histori.

Me luftën e Rusisë kundër Ukrainës që është në muajin e tretë dhe me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimit, mbështetja për partinë Tubimi Kombëtar, që është kundër migrantëve dhe është euroskeptike është rritur, pavarësisht zotimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, se do të parandalojë ngritjen e kësaj partie.

Qendrat e votimit në mbarë Francën u hapën në ora 08:00 dhe do të mbyllen 12 orë më vonë. Pas mbylljes së votimeve do të nisë publikimi i projeksioneve, që rëndom parashikojnë rezultatin me një shkallë të saktësisë.

Votuesit në territoret e tjera franceze në mbarë botën votuan më herët gjatë fundjavës. Rreth 49 milionë persona kanë të drejtë vote.

Zgjedhjet për 577 ulëset e Asamblesë Kombëtare janë një proces me dy runde. Përbërja e Parlamentit të ri do të bëhet e qartë vetëm pas rundit të dytë që do të mbahet më 7 korrik.

Shumica e sondazheve thonë se Tubimi Kombëtar i Le Pen është në rrugën drejt fitimit të më së shumti ulëseve në Asamblenë Kombëtare – Dhomës së Ulët të Parlamentit – edhe pse ende mbetet e paqartë nëse kjo parti do të fitojë një shumicë të plotë.

Parashihet që dalja në zgjedhje të jetë e lartë dhe sondazhet e fundit kanë thënë se partia e Le Pen do të fitojë në mes të 35 për qind deri në 37 për qind të votave, aleanca e Frontit të Ri Popullor e krahut të majtë parashihet të marrë 27.5-29 për qind, dhe kampi centrist e Macronit 20 deri në 21 për qind.

Nëse Tubimi Popullor fiton një shumicë absolute, kryetari i partisë, Jordan Bardella, 28 vjeç, mund të bëhet kryeministër i ri i shtetit, në një “bashkëjetesë” të tensionuar me Macronin.

Vendimi i Macronit për të thirrur zgjedhje të parakohshme erdhi pasi Tubimi Kombëtar doli mirë në zgjedhjet Parlamentare që u mbajtën këtë muaj, duke habitur miqtë dhe armiqtë dhe nxitur paqartësi në ekonominë e dytë më të madhe të Evropës.

Gjatë fushatës zgjedhore ka pasur rritje të gjuhës së urrejtjes, jotolerancës, dhe racizmit. Madje, në një tubim të partisë së Le Pen, mbështetësit kanë sulmuar verbalilisht një grua me ngjyrë.

Macron, ndërkaq ka dënuar “racizmin apo antisemitizmin”. Por, mbështetja për kampin centrist të Macronit ka rënë dhe partitë e krahut të majtë tejkaluan mosmarrëveshjet e tyre dhe u bashkuan për të garuar në kuadër të Frontit të Ri Popullor.

Analistët kanë thënë se përpjekjet shumëvjeçare të Le Pen për të përmirësuar imazhin e partisë së saj, të bashkëthemeluar nga një ish-anëtar i një grupi nazist, janë shpaguar.

Kjo parti ka premtuar se nëse fiton pushtetin do të forcojë fuqinë blerëse, do të frenojë emigrimin dhe do të forcojë sundimin e ligjit.

Macron ka paralajmëruar votuesit se një fitore nga ekstremi i djathtë apo nga e majta e fortë, mund të nxisë një “luftë civile”.

Ai ka insistuar se do të çojë deri në fund mandatin e tij të dytë presidencial – që përfundon më 2027 – pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:FranceZgjedhje presidenciale
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article VIDEO/ Mes rrufeve dhe polemikave të VAR, Gjermania mund Danimarkën në Dortmund dhe avancon në çerekfinale
Next Article VIDEO/ Çnjerëzore në Athinë! 17-vjeçarja përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në mes të qytetit, por askush s’ndalon ta ndihmojë, as kalimtarët

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

BotaPolitika

Trump mbërrin në New York, nis sot seanca gjyqësore për çështjen ‘Stormy Daniels’

Ish-presidenti amerikan Donald Trump përgatitet të paraqitet në Gjykatën e Manhattanit për hetimin mbi pagesat e tij të supozuara për…

2 Min Read
PolitikaRajoni

Mbyllja e komunave paralele në veri, reagon BE: Rrezikohet përshkallëzim i situatës

Pesë objekte të strukturave paralele serbe në komunat në veri janë mbyllur të premten, pas një aksioni të Policisë së…

2 Min Read
Politika

Përshkallëzimi i dhunës midis Izraelitëve dhe palestinezëve, BE bën thirrje për vetëpërmbajtje

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, përmes një deklarate për shtyp ka dënuar përshkallëzimin e dhunës…

1 Min Read
BotaPolitika

Putin fiton zgjedhjet presidenciale

Vladimir Putin ka fituar zgjedhjet presidenciale ruse me të paktën 87% të votave, sipas parashikimeve pas mbylljes së qendrave të…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?