Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Elon Musk padit OpenAI dhe Sam Altman për keqpërdorim të Inteligjencës Artificiale
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
BotaTeknologji

Elon Musk padit OpenAI dhe Sam Altman për keqpërdorim të Inteligjencës Artificiale

Tirana Press
Last updated: 02/03/2024 16:56
Tirana Press
Share
SHARE

Elon Musk ka paditur OpenAI, qëndrën e fuqishme të inteligjencës artificiale që ai e ndihmoi të ngrihej dhe me të cilin tani konkurron. Musk pretendon se kompania OpenAI tashmë ka dalë prej misionit të saj fillestar jopërfitues për kërkime AI në të mirë të njerëzimit. Në padinë e ngritur të enjten në Gjykatën e Lartë të San Franciscos ndaj CEO-së së OpenAI, Sam Altman dhe bashkëthemeluesit Greg Brockman, Musk kërkon që gjykata të bllokojë OpenAI të përdorë produktet e saj, siç është gjuha mjaft popullore tashmë “ChatGPT”, për fitime financiare, duke përfshirë partneritetin shumëmilionë dollarësh me Microsoft.

Musk dëshiron një urdhër gjykate që kërkon që OpenAI të ndjekë “praktikën e gjatë të bërit të kërkimeve AI dhe zhvillimeve teknologjike në OpenAI të hapura për publikun” sesa mbajtjen e tyre private. Gjatë vitit të kaluar, Musk e ka kritikuar publikisht Altman dhe kompaninë e tij, ndërkohë që OpenAI u bë start-up më i përfolur në Silicon Valley.

Marsin e kaluar, Musk themeloi një kompani AI të quajtur X.AI, e cila po ndërton modelin e vet AI, duke konkurruar fuqishëm me OpenAI. Musk nuk është i huaj në proceset gjyqësore, duke u ballafaquar me shumë të tilla në të kaluarën. Ai është shprehur edhe më parë, se do të luftojë në procese gjyqësore edhe nëse duket e pamundur për t’i fituar nëse janë të drejta. Ndërkohë një zëdhënës i OpenAI refuzoi të bënte komente lidhur me këtë padi.

Suksesi i kompanisë OpenAI në ndërtimin e mjeteve AI e ka katapultuar në majën e industrisë së teknologjisë. Por OpenAI është duke u ballafaquar edhe me çështje të tjera ligjore, prej organizatave të ndryshme që pretendojnë se OpenAI i ka përdorur punën e tyre për të përsosur AI pa leje apo pa pagesë. Ligjvënësit në SHBA dhe Evropë po shikojnë marrëdhënien e kompanisë me investitorin e saj më të madh, Microsoft dhe Komisioni i Shkëmbimeve dhe Sigurisë po shqyrton nëse investitorët e kompanisë janë mashtruar.

Nga ana tjetër, Musk njihet për agresivitetin e tij kundër armiqve dhe më herët e ka shprehur ankthin e tij për AI, duke thënë në vitin 2014, se zhvillimi i kompjuterëve super-inteligjentë do të ishte sikur të “yshtje djajtë”.

Një vit më vonë ai ndihmoi në fillimin e OpenAI përkrah Altman dhe Brockman me qëllimin që kërkimet e AI të ishin në shërbim të publikut. Por Musk ka parë edhe rrezikun e zhvillimit të një teknologjie të rrezikshme në duart e koorporatave gjigande si Google apo Microsoft.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Elon MuskPadi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Lojtari i Bylisit në hall: Këtu në Ballsh s’ka vajza, kanë ikur në Tiranë
Next Article Vrasja e Pëllumb Metës, policia do të kryej dy eksperimente hetimore për të provuar nëse vajza arrin të…

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

BotaPolitika

Video e re e atentatit ndaj Trump: Qytetarët e panë 20-vjeçarin me armë, policia s’reagoi

Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump në Pensilvani, ka dalë në dritë duke ngritur pikëpyetje…

2 Min Read
Bota

Rritet bilanci, rreth 24 mijë viktima nga tërmeti Turqi-Siri, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja

Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe Siri ka kaluar tashmë 23,831. Zyrtarët turq dhe…

2 Min Read
Teknologji

Instagram prezanton risinë më zbavitëse të paraqitur deri më sot

Tashmë Instagram do të jetë aplikacioni më i përdorur nga ju. Kjo për faktin se aplikacioni ka prezantuar risinë më…

1 Min Read
Bota

Çfarë është ‘All Eyes on Rafah’ dhe pse është bërë virale?

Kushdo që ka një llogari në rrjetet sociale ka shumë të ngjarë të ketë hasur në frazën "Të gjithë sytë…

4 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?